LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilltari mizerabël i Bashës sulmon Berishën

26 Gusht 2019, 11:36, Aktualitet CNA
Këshilltari mizerabël i Bashës sulmon Berishën

Neritan Sejamini, një nga këshilltarët më të afërt të kreut të Republikës së re, Lulzim Bashës, ai që dikur ish-kryeministri Sali Berisha e cilësonte si ?këshilltari mizerabël?, sot ka sulmuar këtë të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, Neritan Sejamini, edhe pse nuk ka përmendur direkt emrin e ish-kreut të PD-së, ka sulmuar Sali Berishën, liderin historik të Partisë Demokratike.

Në postimin e tij, Sejamini shkruan se ?Në mënyrë ironike, koncepti ?bijtë e etërve?, të cilin artikulojnë me aq pasion shumë përfaqësues të PD-së si sulm ndaj qeveritarëve të sotëm është në fakt koncept totalitaro-komunist: nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës ekzistonte “krimi/faji për shkak të shoqërisë”?nëse dikush ishte ?armik? apo ?i keq?, e gjithë familja, i gjithë fisi ishte detyrimisht armik dhe i keq. Nën komunizëm kishte ?klasa? dhe jo individë. Njësoj, nën nazizëm ekzistonte krimi racor, nëse i përkisje një race apo një gjaku të caktuar ishe kriminel.

Varfëria e ideve të së djathtës ka arritur në pikën sa huazojnë ide komuniste. Për të mos thënë se këto ide as nuk shpjegojnë fare realitetin kriminal-plaçkitës të qeverisjes së tanishme, por as nuk tingëllojnë të kuptueshme për shumicën e shoqërisë që tashmë nuk ka asnjë njohuri apo lidhje me periudhën komuniste.?

Por, ?bijtë e etërve? është termi që përdor ish-kryeministri Sali Berisha, në drejtim të eksponentëve të Partisë Socialiste.

Por, kush është Neritan Sejamini

Neritan Sejamini është një nga njerëzit i cili shkatërroi zgjedhjet e vitit 2017, organizoi një fushatë qesharake, ku Basha me lëvizjet e tij politike dukej totalisht i çoroditur, një fushatë e cila i shërbeu më shumë pazareve politike me Edi Ramën, ku këshilltari mizerabël ka peshën e tij. PD pësoi katastrofë elektorale, duke marrë 230 mijë vota më pak se në 2013.

Neritan Sejamini është njëriu që qëndronte më afër kreut të PD-së dhe së bashku nxorën një grup parlamentar qesharak, dhe që më pas Basha u dogji edhe mandatet.

Dhe çuditërisht, këshilltari që mori qindra-mijëra dollarë nga Partia Demokratike, apo të tjerë si ai që rrinë vërdallë sa herë ka zgjedhje dhe futin turinjtë e tyre për të rrëmbyer ç?të mundin nga PD-ja, për të shkuar dhe për të kapur një strategji, sot del e ?vjell vrer? ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Neritan Sejamini është një nga ata servilët e shumtë që i shkojnë nga pas Lulit, të paguar nga kunati. Apo nga ata që në disa studio televizive, që ngrehin veshët dhe me mllefin dhe inatet personale tashmë sulmojnë edhe ato pak vlera që kanë mbetur në Partinë Demokratike./ CNA.al

Lajmet e fundit nga