Connect with Us

“Infermieria me pedagogë sharlatan”/ Taulant Muka copton Universitetin e Henri Çilit

Politikë

“Infermieria me pedagogë sharlatan”/ Taulant Muka copton Universitetin e Henri Çilit

Publikuar

-

Ndërkohë që Universiteti Europian i Tiranës, i Henri Çilit, ka dhënë lajmin se do të hapë degën e infermierisë, ku do të ndjekin studimet e larta rreth 250 maturantë, Taulant Muka, ish zvendësministri i Arsimit, i dorëhequr në shenjë revolte ndaj mënyrës së drejtimit të MASH, ka reaguar me tone të ashpra.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, Muka ka publikuar kushtet e infrastrukturës mizerabile të UET-tit të Çilit duke e përjashtuar mundësinë e diplomimit të infermierëve profesioniste. Madje Muka nuk ka ngurruar ti etiketoj si “sharlatanë” e ” të babëzitur” pedagogët që kanë pranuar të jenë palë në sipërmarrjen më të re të Henri Çilit.

Postimi i Taulant Mukës:

LEXO EDHE:  Rama me fermerët e Peqinit/ Ankohen banorët: Nuk nxjerrim të ardhura për shkak të problemeve infrastrukturore

Lexova se në UET kishte mbi 250 maturantë që kishin kërkuar të studionin infermieri. Po si është e mundur të studiosh infermieri në një universitet pa qendër spitalore universitare? Ku do i bëjnë praktikat klinike këta studente të ardhshëm? Ku do i gjejnë pacientët dhe mentorët që do i aftësojnë klinikisht? A mund të ketë pedagogë të aftë kjo degë, apo sharlatanë të babëzituar? Une besoj se është kjo e fundit: një pedagog me integritet nuk do e lejonte kurre emri i tij/saj të bëhej pjese e një mashtrimi me impakt të gjerë në shoqëri/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarat për ‘anti-KÇK’-në/ Manjani i përgjigjet raportueses së PE-së: Pordhi kali n’der t’hanit

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas deklaratave të raportueses së PE-së në Shqipëri, Isabelle Santos e cila tha se janë duke monitoruar paketën “Anti-KÇK”.

Manjani shkruan se nga Santos tek Knut Fleckenstein nuk ka asnjë ndryshim dhe nuk kanë për ta parë kurrë se si sundimi i ligjit tashmë është zëvendësuar me sundimin e bosit.

“Reporterja e parlamentit të BE Isabel Santos, thotë se : “….. po monitorojmë anti KÇK dhe se do ndërhyjmë nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut…”

Pordhi kali n’der t’hanit- i thonë kësaj deklarate.

Nëse ende nuk e kanë parë dhunimin flagrant të Kushtetutës, kur qeveria doli mbi parlamentin e nxorri një akt normativ; kur, po me të njëjtin akt anashkaluan parimet e procesit të rregullt ligjor; dhe nxorën jashtë funksioni vendimet e mëparshme gjyqsore, nuk kanë për ta parë kurrë se si sundimi i ligjit tashmë është zëvendësuar me sundimin e Bosit!

LEXO EDHE:  Nga Kastriot MYFTARAJ/ Ja kush është autori i skemës abuzuese Qeveri – UET dhe roli i Sali Berishës

LEXO EDHE:  Pas denoncimit të plagjiaturave/ Refuzohet si pedagog studiuesi Vladimir Kola

Siç nuk panë kanabisin xhanëm…!

Unë nuk kam asnjë problem nëse e thonë troç se në Shqipëri na pëlqen të sundojë Bosi dhe jo ligji, por ta thonë!

Ta thonë e të mbledhim mendjen! Por jo të na bëjnë për budallenj.

Jo deri këtu!

Në cilin vend të Europës ndodh kjo që në Shqipëri u duket normale?! As në Kosove e Maqedoni nuk u pranua nga vetë BE, përvoja Shqiptare!

Shumë turp! Nga Knuti te Isabela asnjë ndryshim..! Duket qartë se pilafi qyl me fruta deti është i mirë këtej nga ne…”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Humbi jetën nga ataku kardiak/ Përcillet për në banesën e fundit kryebashkiaku i Rrogozhinës

Publikuar

-

Nga

Është zhvilluar sot ceremonia mortore e përcjelljes për në banesën e fundit të kreybashkiakut të Rrogoxhinës Haxhi Memolla.

Memolla ndërroi jetë dje në mënyrë krejt të papritur nga një atak kardiak teksa ishte duke konsumuar kafe me kolegun e tij në Peshkopi ku kishte shkuar për të shoqëruar ekipin e futbollit Egnatia në ndeshje me Korabin.

Ai mbante postin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit të 20019-ës.

LEXO EDHE:  Skandal në UET/ Stafi akademik, tre muaj pa rroga

LEXO EDHE:  Rama me fermerët e Peqinit/ Ankohen banorët: Nuk nxjerrim të ardhura për shkak të problemeve infrastrukturore

52-vjeçari njihej edhe si biznesmen nga banorët e zonës, ndërsa la pas bashkëshorten me tre fëmijë/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkodrani kapet tapë në timon/ Tenton të arratiset nga dhoma e paraburgimit

Publikuar

-

Nga

Policia ka vënë në pranga një person që drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Blutë bëjnë me dije se 35-vjeçari me banim në Shkodër A. Hidri u konstatua se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, nga kryerja e testit të alkoolit.

Ai është shoqëruar në komisariat dhe tentoi të largohet nga ambientet e Drejtorisë së Policisë, por falë reagimit të shpejtë nga shërbimet e tjera të policisë është bërë kapja dhe arrestimi i tij.

LEXO EDHE:  FMN: Shqipëria, me infrastrukturën më të dobët në Ballkan

LEXO EDHE:  Fotot ekskluzive-Veliaj braktis investimet/ Pamjet si në luftë

Ndërkaq, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE