Connect with Us

Humbën në Karaburun/ Gjenden pas 15 orësh turistët hungarezë

Kronika

Humbën në Karaburun/ Gjenden pas 15 orësh turistët hungarezë

Publikuar

-

Pas më shumë se 15 orësh kërkimesh, policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e çiftit të turistëve hungarezë, të cilët kishin humbur prej pasdites të së dielës në zonën e Karaburunit në Vlorë.

Mësohet se turistët kanë lëshuar sinjalin SOS, por më pas për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë kishin vendosur ta kalonin natën në çadrën e kampingut që kishin me vete.

Por, zona ku ata ngritën çadrën ë kampingut rezultoi pa mbulim me valë telefonike dhe kjo e ka bërë të pamundur që policia të lidhet me ta, deri rreth mëngjesit të sotëm, kur uniformat blu kanë mundur të lokalizojnë dhe të shpëtojnë çiftin e turistëve.

Çifti hungarez janë të moshave 35 dhe 40 vjeç dhe makinën e tyre e kishin lënë të parkuar pranë një lokali në zonën ku më pas humbën. Kjo ka bërë që policia të ngushtojë rrethin e kërkimeve dhe në këtë mënyrë ka gjetur pas 15-orësh turistët. Për gjetjen e tyre Policia e Vlorës ngriti grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë, Policia Kufitare nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Situata në Spitalin e Traumës/ Manastirliu tregon detajet

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar nga afër të lënduarit e tërmetit në Spitalin e Traumës.

Manastirliu tregoi numrin e qytetarëve që momentalisht po marrin ndihmë mjekësore si dhe angazhimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e situatës.

“Pash nga afër gjendjen e të lënduarve, janë aktualisht duke marrë shërbim 21 qytetarë. Në total kanë qenë 52 qytetar që kanë marrë shërbim dhe janë larguar.

Të gjithë ata që vazhdojnë të jene në spital, po marrin trajtimin e nevojshëm.

Të gjitha strukturët janë në gatishmëri të plotë.

Janë 67 qytetar që kanë marrë shërbim në spitale në total, nga të cilët 15 kanë qenë në Durrës.

E rëndësishem është të ruajmë qetësinë. Vlerësimet do të bëhen hap pas hapi. Ne jemi këtu në gatishmëri të qytetarëve”, theksoi Manastriliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lëkundet sërish vendi/ Ja epiqendra

Publikuar

-

Nga

Të tjera lëkundje janë shënuar para pak minutash.

Epiqendra ka qenë në Vorë ndërsa forca 4.4 ballë e shkallës Rihter.

Kujtojmë që tre lëkundje të tjera u ndjenë më herët duke lënë 52 persona të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rritet bilanci/ 51 të lënduar transportohen në Spitalin e Traumës

Publikuar

-

Nga

Pak orë pas tre tërmetëve të një pas njëshëm që tronditën vendin numri i banorëve që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës ka arritur në 51.

Mësohet se qytetarët kanë marrë dëmtime në pjesët e ndryshme të trupit, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Ndërkohë që dëmet material janë të shumta. Në Helmes janë shembur disa shtëpi, ndërsa në kryeqytet një pjesë e pallateve kanë pësuar plasaritje./CNA.al

LEXO TE PLOTE