LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitet banka/ Policia shoqëron 10 persona

26 Gusht 2019, 06:31, Kronika CNA
Grabitet banka/ Policia shoqëron 10 persona

Një bankë e nivelit të dytë në lagjen Nr.5 të Kavajës, afër tregut bujqësor, ka rënë pre e grabitjes në orët e para trë mëngjesit të sotëm.

Mësohet se rreth orës 03:30 të mëngjesit, persona ende të paidentifikuar kanë bankomatin dhe kanë arritur të marrin një shumë të vogël parash që ishin brenda.

Kamerat e sigurisë kanë kapur edhe momentin e grabitjes dhe makinën me të cilën dy persona largohen me shpejtësi.

Deri më tani janë shoqëruar 10 persona, dy prej të cilëve janë të dyshuarit kryesorë të kësaj grabitje. / CNA.al

Lajmet e fundit nga