Connect with Us

“Dhëmbë për dhëmbë” me PD-në/ Rebelohet Agim Kajmaku

Politikë

“Dhëmbë për dhëmbë” me PD-në/ Rebelohet Agim Kajmaku

Publikuar

-

Partia Demokratike ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku publikoi disa dokumentet, që sipas tyre vërtetojnë se kryebashkiaku i Vorës, është arrestuar dhe më pas dënuar me burgim nga drejtësia greke, me akuzën “falsifikim parash”.

Pas këtyre akuzave ka ardhur edhe reagimi i kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Kajmaku i hedh poshtë këto akuza, duke i cilësuar si një “sulm i tërbuar”, nga ana e PD, ndërsa thekson se i qëndron asaj që ka deklaruar më herët.

“Në fakt PD është limoni i shtrydhur që s’i duhet më asnjeriu. Le ta thonë autoritetet fjalën e tyre dhe të na falin qytetarët për këtë shqetësim!” vijon më tej Kajmaku.

Reagimi i plotë

Që pas marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë së Vorës, ata s’u përballen nga frika e humbjes së padiskutueshme, më janë vërsulur me tërbim!

Por unë siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët lidhur për këtë sulm.

LEXO EDHE:  PD përgënjeshtron Report TV/ Media mjerane që pasurohet duke gënjyer

Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime. Kam qenë dhe jam punëtor e familjar. Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigracion dhe emrin e kam ndryshuar si të gjithë shqiptarët, që të më jepej mundësia të rrija atje dhe punoja.

Partia Demokratike po merret me limona dhe me mandarina emigrantësh shqiptarë, të cilët halli i ka shtyrë të punojnë në një vend të huaj! Ata bëjnë sikur nuk e dijnë se çfarë kanë hequr shqiptarët për të mbijetuar me emra e me mbiemra nga më të ndryshmit në Greqi.

Në fakt PD është limoni i shtrydhur që s’i duhet më asnjeriu. Le ta thonë autoritetet fjalën e tyre dhe të na falin qytetarët për këtë shqetësim!

Unë dua të siguroj qytetarët e Vorës se pavarësisht kësaj poshtërsie, jam dhe do të jem në çdo moment në krye të detyrës! Ju më besuat në 30 qershor për t’i ndryshuar faqen Vorës sonë dhe për t’a vënë bashkinë në shërbim të qytetarëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Thirrja e Metës për protestë/ Basha: Nuk është për partitë politike, por për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për thirrjen e presidentit Ilir Meta për të protestuar në Bulevard në 2 mars.

Basha deklaron se Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Ai thekson se si qytetar, nuk do të mbyllë sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen dhe demokracia është në rrezik.

Basha e cilëson të drejtë thirrjen e Kreut të Shtetit, për të cilën pretendon se nuk është për partitë politike, por për qytetarët.

“Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa. Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën! Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar.”, shkruan lideri i opozitës në një postim në rrjetet sociale.

Kryedemokrati thekson se e vetmja zgjidhje demokratike është përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe mbajtja e menjëhershme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

LEXO EDHE:  A po mendon Bujar Nishani të marrë drejtimin e PD?

LEXO EDHE:  A po mendon Bujar Nishani të marrë drejtimin e PD?

“Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta. Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur.

Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve, për tu kthyer bashkitë shqiptarëve, për tu kthyer ekonominë shqiptarëve, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka Një zgjidhje demokratike: Përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe menjëherë mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme! Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetjen e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet”, nënvizon Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama për koronavirusin/ Kujdes nga mendjet e shthurura

Publikuar

-

Nga

Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi sa vjen dhe rritet, përfshirë këtu dhe vendin fqinj, Italinë, në vend është krijuar një situatë e paqartë nëse vendi ynë ka infrastrukturën e duhur shëndetësore për të përballuar një epidemi të tillë.

Lidhur mbi këto aludime ka reguar dhe kryeministri Edi Rama. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se vendi ynë nuk ka asnjë person të prekur me këtë virus, por ai shton se si për gjithë botën edhe për Shqipërinë është një kërcënim potencial.

Ndërkaq, kritikon “gojët e liga” që sipas tij po përhapin panik njëlloj si me tërmetin.

“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë!Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim.

LEXO EDHE:  “Rrjedhje kolektive në PD”/ Basha në panik

LEXO EDHE:  PD përgënjeshtron Report TV/ Media mjerane që pasurohet duke gënjyer

Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.

Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, nënvizon Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Rama me avionin qeveritar drejt Londrës/ Garda kontrolle të imtësishme para nisjes

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama po udhëton drejt Londrës, raporton CNA.al.

Mësohet se Rama do të udhëtojë me avionin qeveritar, për të cilin po flitet në media prej disa ditësh.

CNA.al ka siguruar disa foto të avionit, i cili po bëhet gati dhe po kontrollohet nga garda para se kreu i qeverisë të niset në fluturim.

Avioni Albania që po përgatitet, mban emrin Ismail, ndoshta duke pasur parasysh këtu Ismail Kadarenë, duke qenë se edhe avionët e Air Albania, kanë marrë emrat e shkrimtarëve shqiptarë.

Vetë kryeministri Edi Rama u ankua në studion e “Opinion” rreth dy javë më parë, se vetëm ai dhe kryeministri i Kosovës udhëtojnë me avionë të zakonshëm.

“E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe i vendit tim është i vetmi  bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avionë komercialë? Me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shtetit. Nuk ka kryeministra që ikin dhe futen nëpër linja komerciale”, deklaroi ai gjatë një debati me gazetaren Klodiana Lala.

LEXO EDHE:  Zbulohet “koka” e trafikut të drogës në Greqi/Ja kush është shqiptari

LEXO EDHE:  A po mendon Bujar Nishani të marrë drejtimin e PD?

Ky avion është i njëjtë me ato të Air Albania, por në të nuk është e shkruar fjala Air. Ai është prodhim i vitit 2000, i modelit Airbus 319-100 dhe është përdorur fillimisht nga Aviacioni Ushtarak Italian deri në vitin 2005 dhe më vonë nga qeveria turke. Ai raportohet se i ka kaluar qeverisë shqiptare në shkurt 2020.

Ndërkohë, avioni vijon të fluturojë me kodin e regjistrimit turk, pavarësisht se ka të shkruar “Albania” në trupin e tij. Ende nuk dihet nëse ky fluturim është zyrtar, por pritet të zbulohen më shumë detaje në vijim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE