Connect with Us

613 kg kokainë nga Kolumbia/ Çekaj apelon vendimin e Gjykatës

Kronika

613 kg kokainë nga Kolumbia/ Çekaj apelon vendimin e Gjykatës

Publikuar

-

Avokatët e pronarit të “Arbri Garden”, kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Dusseldorfit, për ekstradimin e Arber Çekajt.

Pak ditë më parë drejtësia gjermane pranoi pas më shumë se një viti e gjysmë ekstradimin nga Gjermania të pronarit të “Arbri Garden”, në lidhje me akuzat për 613 kg kokainë, që u gjeten në konteinerin me banane, të kompanisë së tij në Maminas.

Më herët, Çekaj ka kërkuar të mos ekstradohet në Shqipëri pasi pretendonte se i rrezikohet jeta. Po ashtu ai ka kërkuar edhe azil në Gjermani.

Çekaj akuzohet nga Krimet e Rënda për trafikimin e 613 kg kokainë që u gjetën në kontejneret me banane.

LEXO EDHE:  Dënimet/ Krimet e Rënda zbardhin vendimin për 9 “xhihadistët”

Ai u arrestua në maj të vitit 2018, në Gjermani. Cekaj kishte ndryshuar identitetin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen, duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Qarkullonte me armë zjarri me vete/ Arrestohet 20-vjeçari dhe dy shkokët e tij nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

D. F., 20 vjeç, banues në Bulqizë.

Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”, ku ai po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana.

Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit D. F., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”;

LEXO EDHE:  Zbulohet vendimi/ Gjykatësja që la në burg protestuesit, e emëruar nga Bamir Topi  

LEXO EDHE:  Mega-Skandali/ Gerd Hoxha “vret” Ardit Gjoklajn jashtë landfillit të Sharrës?

S. H., 24 vjeç dhe A. Ç., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me
Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për zbardhjen e veprimeve që do të kryenin këta persona që u kapën duke qarkulluar me armë zjarri.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutohet emigranti shqiptar në Belgjikë/ U qëllua me 8 plumba

Publikuar

-

Nga

Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Belgjikë.

Sipas mediave belge ai u qëllua me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. Dyshohet se viktima qëndronte ilegalisht në Belgjikë.

Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau shokun nga pakujdesia/ Vihet në pranga 27-vjeçari, sekuestrohen armët

Publikuar

-

Nga

Vrau shokun nga pakujdesia/ Vihet në pranga 27-vjeçari, sekuestrohen armët

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë, ku humbi jetën 22 -vjeçari Elidon Basha.

Policia raporton se ka gjetur armën e zjarrit tip ‘Kallashnikov’, me të cilën autori nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin, ngjarje e ndodhur në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak , vend në të cilin kishin shkuar për gjueti.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i Klodian Kolës, 27 vjeç, lindur dhe banues Fushë Bulqizë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K., e M.K., pasi autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Mega-Skandali/ Gerd Hoxha “vret” Ardit Gjoklajn jashtë landfillit të Sharrës?

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/ Bushati: Na penalizoi situata politike

Sakaq, materialet hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE