Connect with Us

30 Qershori si një vazhdim i marrëveshjes së papërfunduar të 17 Majit!

Politikë

30 Qershori si një vazhdim i marrëveshjes së papërfunduar të 17 Majit!

Publikuar

-

Ish kreu i PD-së, Kukës, Ibsen Elezi i njohur për qendrimin kritik ndaj strategjisë së drejtimit të partisë nga Lulzim Basha, ka komentuar situatën poltike në vend.

Sipas tij, 30 Qershori dhe shitja e 60 bashkive në tavolinë nga PD do të harrohet shumë shpejt, ashtu si marrëveshja e fshehtë e 17 Majit.

“Mos keni merak, se ashtu si harruam vitin e Zi 2017 ashtu do harrojme edhe 30 qershorin.

Harruam 5 skandalet e 2017,
– mareveshjen e fshehte te 17 majit,
-listen e 140 deputeve pas asnje standart,
-fushaten e shitur 3 javore te republikes se re dhe te zhdukjes se simboleve te PD, me nje humbje katastrofike,
– Moskryerja e procesit te analizes pas nje humbje te rende, duke shkelur cdo norme statutuore
-zgjidhjet e manipuluara per kryetar te PDSH dhe manipulimi i turpshem i pjesmarrjes

LEXO EDHE:  Ku humbën servilët e kryetarit që u lanë jashtë liste

Pse te mos harrojme 30 qershorin dhe 60 bashkite e shitura ne tavoline ?!”shkruan Elezi në postimin e tij./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama për koronavirusin/ Kujdes nga mendjet e shthurura

Publikuar

-

Nga

Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi sa vjen dhe rritet, përfshirë këtu dhe vendin fqinj, Italinë, në vend është krijuar një situatë e paqartë nëse vendi ynë ka infrastrukturën e duhur shëndetësore për të përballuar një epidemi të tillë.

Lidhur mbi këto aludime ka reguar dhe kryeministri Edi Rama. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se vendi ynë nuk ka asnjë person të prekur me këtë virus, por ai shton se si për gjithë botën edhe për Shqipërinë është një kërcënim potencial.

Ndërkaq, kritikon “gojët e liga” që sipas tij po përhapin panik njëlloj si me tërmetin.

“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë!Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim.

LEXO EDHE:  Betimi i Bashës për Kishën e Laçit/ Patozi: Është e rëndë, besimtarët mund të ofendohen

LEXO EDHE:  Berisha: Ka ardhur koha që Basha të marrë parasysh propozimet e kritikëve

Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.

Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, nënvizon Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Rama me avionin qeveritar drejt Londrës/ Garda kontrolle të imtësishme para nisjes

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama po udhëton drejt Londrës, raporton CNA.al.

Mësohet se Rama do të udhëtojë me avionin qeveritar, për të cilin po flitet në media prej disa ditësh.

CNA.al ka siguruar disa foto të avionit, i cili po bëhet gati dhe po kontrollohet nga garda para se kreu i qeverisë të niset në fluturim.

Avioni Albania që po përgatitet, mban emrin Ismail, ndoshta duke pasur parasysh këtu Ismail Kadarenë, duke qenë se edhe avionët e Air Albania, kanë marrë emrat e shkrimtarëve shqiptarë.

Vetë kryeministri Edi Rama u ankua në studion e “Opinion” rreth dy javë më parë, se vetëm ai dhe kryeministri i Kosovës udhëtojnë me avionë të zakonshëm.

“E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe i vendit tim është i vetmi  bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avionë komercialë? Me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shtetit. Nuk ka kryeministra që ikin dhe futen nëpër linja komerciale”, deklaroi ai gjatë një debati me gazetaren Klodiana Lala.

LEXO EDHE:  Ish-ministrja e Integrimit “shuplakë” Bashës/ Nuk vihet në pushtet duke bllokuar një ditë rrugët, dhe ditën tjetër…

LEXO EDHE:  Ish-ministrja e Integrimit "shuplakë" Bashës/ Nuk vihet në pushtet duke bllokuar një ditë rrugët, dhe ditën tjetër...

Ky avion është i njëjtë me ato të Air Albania, por në të nuk është e shkruar fjala Air. Ai është prodhim i vitit 2000, i modelit Airbus 319-100 dhe është përdorur fillimisht nga Aviacioni Ushtarak Italian deri në vitin 2005 dhe më vonë nga qeveria turke. Ai raportohet se i ka kaluar qeverisë shqiptare në shkurt 2020.

Ndërkohë, avioni vijon të fluturojë me kodin e regjistrimit turk, pavarësisht se ka të shkruar “Albania” në trupin e tij. Ende nuk dihet nëse ky fluturim është zyrtar, por pritet të zbulohen më shumë detaje në vijim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarat për ‘anti-KÇK’-në/ Manjani i përgjigjet raportueses së PE-së: Pordhi kali n’der t’hanit

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas deklaratave të raportueses së PE-së në Shqipëri, Isabelle Santos e cila tha se janë duke monitoruar paketën “Anti-KÇK”.

Manjani shkruan se nga Santos tek Knut Fleckenstein nuk ka asnjë ndryshim dhe nuk kanë për ta parë kurrë se si sundimi i ligjit tashmë është zëvendësuar me sundimin e bosit.

“Reporterja e parlamentit të BE Isabel Santos, thotë se : “….. po monitorojmë anti KÇK dhe se do ndërhyjmë nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut…”

Pordhi kali n’der t’hanit- i thonë kësaj deklarate.

Nëse ende nuk e kanë parë dhunimin flagrant të Kushtetutës, kur qeveria doli mbi parlamentin e nxorri një akt normativ; kur, po me të njëjtin akt anashkaluan parimet e procesit të rregullt ligjor; dhe nxorën jashtë funksioni vendimet e mëparshme gjyqsore, nuk kanë për ta parë kurrë se si sundimi i ligjit tashmë është zëvendësuar me sundimin e Bosit!

LEXO EDHE:  Kryemadhi dhe Basha marrin një goditje nga Gjermania

LEXO EDHE:  Betimi i Bashës për Kishën e Laçit/ Patozi: Është e rëndë, besimtarët mund të ofendohen

Siç nuk panë kanabisin xhanëm…!

Unë nuk kam asnjë problem nëse e thonë troç se në Shqipëri na pëlqen të sundojë Bosi dhe jo ligji, por ta thonë!

Ta thonë e të mbledhim mendjen! Por jo të na bëjnë për budallenj.

Jo deri këtu!

Në cilin vend të Europës ndodh kjo që në Shqipëri u duket normale?! As në Kosove e Maqedoni nuk u pranua nga vetë BE, përvoja Shqiptare!

Shumë turp! Nga Knuti te Isabela asnjë ndryshim..! Duket qartë se pilafi qyl me fruta deti është i mirë këtej nga ne…”

 

LEXO TE PLOTE