LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr i madh në Krujë/ Rrezikohet linja e tensionit të lartë Shqipëri-Kroaci

25 Gusht 2019, 15:17, Kronika CNA
Zjarr i madh në Krujë/ Rrezikohet linja e tensionit të lartë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në Krastë të Krujës.

Zjarri ka rënë pranë fabrikës së vjetër të çimentos, ndërkohë që është përfshirë një sipërfaqe e madhe me pisha.

Sipas të dhënave paraprake, flakët rrezikojnë linjën e tensionit të lartë Shqipëri-Kroaci.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri dyshohet të jëtë i qëllimshëm./CNA.al

Lajmet e fundit nga