Connect with Us

Video-Denoncon Paloka/ Si mashtroi Rama për pushimet jashtë vendit?

Politikë

Video-Denoncon Paloka/ Si mashtroi Rama për pushimet jashtë vendit?

Publikuar

-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzar kryeministritn Edi Rama për mashtrim.

Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Paloka thotë se sa herë që ai hap gojën që të mbulojë jetën luksoze, gënjen si derr.

“Jo në Greqi, por askund tjetër nuk bëj pushime që nga 2013 si kryeministër”- thotë Edvin mashtruesi, që jeton në një vilë të paktën 2 milion euro, por të deklaruar shumë më pak. Për rifreskim të kujtesës për shqiptarët që nuk kanë pse mbajnë mend çdo mashtrim të Edi Ramës, më poshtë janë disa nga pushimet superluksoze të Ramës, të pranuara prej tij vetë, siç shikohet edhe ne video”, shkruan Paloka në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Sa herë hap gojën që të mbulojë jetën luksoze, Edi Rama gënjen si derr! “Jo në Greqi, por askund tjetër nuk bëj pushime që nga 2013 si kryeministër”- thotë Edvin mashtruesi, që jeton në një vilë të paktën 2 milion euro, por të deklaruar shumë më pak.Per rifreskim të kujtesës për shqiptarët që nuk kanë pse mbajnë mend çdo mashtrim të Edi Ramës, më poshtë janë disa nga pushimet superluksoze të Ramës, të pranuara prej tij vetë, siç shikohet edhe ne video.

Pushimet në Majami në SHBA, të pranuara me gojën e tij.

LEXO EDHE:  Lubonja sulmon Ramën dhe Veliajn/ "Pastrojnë paratë e krimit"

Pushimet në Boston në SHBA.

Pushimet në Nju Xhersi në SHBA.

Pushimet në Europë dhe Azi, nga Mynihu në Hong Kong, nga Stambolli në Nju Jork, nga Berlini në Rostok, sa herë hap ekspozita private. 10 dite qendroi vetem ne Neë York per ekspoziten qe u hap ne nje nga gallerite me te shtrenjta ne bote.

5.Pushime ne Monte Karlo ne klubin e miliarderëve te Monakos ( E justifikuar nga Fuga , pasi u denoncua, si ftese private e Princit te Monakos)

Ky qe mori helikopterin per te shkuar nga vila ne Vlore deri ne aeroport ku e priste charteri me te cilin shkoi ne Torino vetem per te pare ndeshjen e Juventusit e per te bere njo foto me Ronaldon deklarohet me paturpesi, me se nje here, se “nuk i pelqen luksi” dhe pushimet i ben ne Shqiperi…!!!Rama jo vetëm ka bërë pushime jashtë vendit, por i ka bërë ato me shpenzime marramendëse, që nuk justifikohen me pasurinë e deklaruar prej tij. Prandaj, Etilda nuk e ka problem të firmosë bileta avioni 2 milionë lekë dhe hotele 600-700 euro nata. Ajo thjesht ka ndjekur modelin e shefit të saj, Edi Rama, që gënjen pa u skuqur fare se nuk paska bërë kurrë pushime jashtë shtetit si kryeministër./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mizori e turpshme”/ Bushati: Revizionimi i historisë nuk i shërben pajtimit dhe rrugës evropiane

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, duke e cilësuar atë si një nga mizoritë më të turpshme sipas tij që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shkruan se kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave nuk i shërbejnë pajtimit dhe rrugës europiane të Ballkanit Perëndimor.

“25 vjet më parë bota u bë dëshmitare e një mizorie të turpshme e të paparë në tokën europiane, që prej Luftës së Dytë Botërore. 8372 boshnjakë humbën jetën në Srebrenicë, si rezultat i fushatës genocidiste të forcave serbe.

Në këtë ditë reflektimi, nderojmë kujtimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë, por edhe viktimat e tjera që i janë nënshtruar mizorive masive, për shkak të identitetit të tyre.

LEXO EDHE:  Publikoi videon nga atentati kundër prokurorit Ndoja/ SPAK thërret menjëherë Halit Valterin

LEXO EDHE:  Rama ndërpret fjalën/Na mbytën mirditoret, një sekondë se...

Kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave, shoqëruar me tentativat për marrëveshje për amnestimin e krimeve të luftës, shkojnë në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes së qëndrueshme, procesin e pajtimit dhe rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Pajtimi në epokën e pasluftës kërkon respekt dhe ndjeshmëri për të kaluarën, të mbijetuarit dhe familjet e tyre. Kjo është e vetmja garanci për mospërsëritjen e mizorive të së kaluarës dhe ndërtimit të shoqërive paqësore, gjithpërfshirëse dhe të drejta.”-shkruan Ditmir Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kujton viktimat e masakrës së Srebrenicës/ Gjenocid në zemër të Europës, nuk duhej lejuar

Publikuar

-

Nga

Meta kujton viktimat e masakrës së Srebrenicës/ Genocid në zemër të Europës, nuk duhej lejuar

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot viktimat e pafajshëm të masakrës së ndodhur 25 vite më parë në Srebrenicë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson atë ngjarje të rëndë si gjenocid i një shkalle të paprecedentë në zemër të Europës, ndërsa thekson se nuk duhet të ishte lejuar të ndodhte.

Nisur nga kjo, ai jep një mesazh të qartë për reflektim dhe dhënien e një mesazhi të qartë brezave të ardhshëm, për të mos i lejuar kurrë më të tilla mizori të ndodhin në rajonin tonë.

“Masakra që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë, ishte gjenocid i një shkalle të paprecedentë në zemër të Europës, që nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.
11 korriku 1995 shënon një moment historik të rëndësishëm dhe të paharruar për të gjithë ne. Ndërsa sot kujtojmë viktimat e pafajshme dhe të gjithë ata që pësuan tmerre të paimagjinueshme në gjenocidin e Srebrenicës, duhet të reflektojmë dhe t’i shqyrtojmë me shumë kujdes veprimet tona, për t’u dërguar një mesazh të qartë brezave të ardhshëm, për të mos i harruar dhe për të mos i lejuar kurrë më të tilla mizori të ndodhin në rajonin tonë.
Është e një rëndësie jetike që bashkëjetesa etnike-fetare dhe kulturore të ruhet e të forcohet, pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet tona, qoftë edhe duke ricikluar ide që sjellin ndërmend shpërnguljet masive, në mënyrë që tragjeditë e përjetuara t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur por jo shumë të largët të rajonit.
Duke ju bashkuar sot lutjeve për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjes së patreguar që përjetuan popujt dhe kombet e Ballkanit, në nderim të kujtimit të tyre, duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe bashkëjetesën për të ecur përpara drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Europian.”-shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Publikuar

-

Nga

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Avokati i njohur, Altin Goxhaj i ka bërë thirrje demokratëve të përqëndrohen te lufta për mbrojtjen e Koalicioneve dhe të pranojnë listat e hapura.
Sipas Goxhajt, listat e hapura “janë më pak të këqija se listat e mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!”

Avokati thekoson se ky është momenti i duhur që të pranojnë propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake.

“POKERI I REFORMËS QË MUND TA FITOJË RAMA SE COVIDIOTËT E LYLIT KANË VEÇ NJË HALL:
LISTAT TI BËJË LYLI SE E DINË QË POPULL SI HONPS DOT!
Sps me atë mund të merren vesh ndërsa me popullin jo, sepse e dinë se sa i janë neveritur gjithë dynjosë!
Rama tani: “Listat do i bëjmë të hapura”!
Lyli pastaj: “Rama po prish Marëveshjen!”
Kjo është e vërtetë, Rama po prish Marëveshjen me PDnë e cila kishte prish marëveshjen për lista të hapura me qytetarët të premtuara në Korrik dhe Shtator 2017 dhe të firmuara me Aleancën për Teatrin në Korrik 2019!!!
O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait gjthm?
Përqëndrohuni te lufta për të mbrojt Koalicionet (lista e hapur nuk i ndalon koalicionet, është veç çështje ekuacioni përllogaritës) dhe pranojini Listat e Hapura!
Janë më pak të këqia se Listat e Mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!
Mqns Rama po flet për administratë të depolitizuar zgjedhore merrni iniciativën dhe kërkoni një administratë krejt të re në bazë dhe kërkoni që Administrata Zgjedhore të bëhet me detyrim veç nga profesionistët e lirë sps ata kanë çfarë humbasin po të bëjnë pisllëqe: t’u hiqet liçensa për 20 vjet duke mos i lejuar as të punojnë në shtet dmth tu presesh durët dhe këmbët po falsifikuan, vodhën apo toleruan vjedhjen!
Ky është momenti i duhur që të pranoni Propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake duke u përbërë veç nga profesionistë të liçensuar dhe të lirë si
avokatë, noterë, kontabilistë, vlerësues pasurorë, veterinerë, stomatologë, mjekë, arkitektë, inxhinierë, pedagogë, etj sepse janë në numra mjaftueshëm aq sa duhet për të menaxhuar gjithshka!
Kush mund ta bëjë më mirë se këta? Dhe jo si çështje dëshirash por me detyrim njësoj si shtetet vendosin shërbimin e detyruar ushtarak!
Partitë te kënë vëzhgues me kompetenca të zgjeruara në Komisionet e Votimit dhe Numërimit!
Numërimi të bëhet 2 herë: herën e parë direkt në qendrat e votimit dhe herën e dytë nga gjykatësit dhe noterët në qendrat e numërimit sps kur numëron 2 herë është më e vështirë të vjedhësh dhe manipulosh!”, shkruan Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE