LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër aksident i rëndë/ Humb jetën një person

25 Gusht 2019, 15:50, Kronika CNA
Tjetër aksident i rëndë/ Humb jetën një person

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Klos-Dars.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën shtetasi me inicialet  Q.V 33 vjeç, banues në fshatin Xibër.

Ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë: 

Në aksin rrugor rural Klos-Dars, shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër, (pasagjer).

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme. Për rastin, po kryehen verifikime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga