Connect with Us

Terrorizonte me plumba banorët dhe pushuesit/ Arrestohet 24 vjeçari

Kronika

Terrorizonte me plumba banorët dhe pushuesit/ Arrestohet 24 vjeçari

Publikuar

-

Një 24-vjeçar është  arrestuar, nga Policia e Shkodrës pasi terrorizonte banorët duke qëlluar me kallash në ajër.

Kanë qenë banorët që kanë lajmëruar polic8inë, gjë që çoi edhe në prangosjen e shtetasit K. H. 24 vjeç, banues në fshatin Theth .

“Mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të Policisë në numrin 112 ka ardhur telefonatë se në qendër të fshatit Theth, Shkodër një person po qëllonte me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe pushuesit. Shërbimet e Policisë kanë reaguar me shpejtësi e profesionalizëm dhe falë bashkëpunimit të banorëve, bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen në flagrancë të 24-vjeçarit, bashkë me armën e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Telefonata në 112 nga banorët dhe reagimi në kohë i Policisë vuri në pranga 24-vjeçarin për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, duke krijuar panik tek banorët dhe pushuesit.

LEXO EDHE:  Ju gjet drogë në banesë/ Arrestohet 46-vjeçari

Qëlloi me armë zjarri automatik në ajër, kapet në flagrancë nga Policia e Shkodrës, së bashku me armën kallashnikov, me një krehër me fishekë. Nga strukturat e policisë së Shkodrës, falë reagimit të shpejtë, u arrestua në flagrancë shtetasi K. H. 24 vjeç, banues në fshatin Theth, Shkodër.

Mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të Policisë në numrin 112 ka ardhur telefonatë se në qendër të fshatit Theth, Shkodër një person po qëllonte me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe pushuesit. Shërbimet e Policisë kanë reaguar me shpejtësi e profesionalizëm dhe falë bashkëpunimit të banorëve, bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen në flagrancë të 24-vjeçarit, bashkë me armën e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje armëve luftarake  dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Fyen dhe kundërshtuan policinë/ “Shqiponjat” arrestojnë dy të “fortët” në Bllok

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj janë vënë në prangat e bluve të kryqytetit, pasi kundërshtuan kontrollin e mjetit nga patrulla e policisë.

Sipas njoftimit, mësohet se në pranga janë vënë dy shtetasit me inicialet K.Rr., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç.

 Kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish Bllokut në orët e para të mëngjesit, kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke mos ju bindur urdhrit për kontrollin e mjetit, por me ndërhyrjen e forcave “Shqiponjat”, vihen në pranga .

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.RR., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke i penguar ata për të mos kontrolluar mjetin në të cilin qarkullonin, pasi kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut .

LEXO EDHE:  Ju gjet drogë në banesë/ Arrestohet 46-vjeçari

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i biznesmenit/ Dalin në dritë detaje të reja

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia jep detaje/ Dyshohet se 30 vjeçarja u hodh vetë nga ballkoni i lokalit në Korçë

Publikuar

-

Nga

Policia jep njoftimin zyrtar për 30-vjeçaren që ra pasditen e sotme nga kati i 6 i një pallati në Korçë.

Blutë bëjnë me dije se e reja ka qenë në ambientet e lokalit që ndodhej në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet që kanë dërguar të renë drejt vetëflijimit.

Raportohet se ajo është dërguar me urgjencë në spital, ku është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 23.02.2020, në lagjen nr. 3, një shtetase rreth 30 vjeçe, pasi ka hyrë në ambientet e një lokali, ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur, ku për pasojë ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese.

LEXO EDHE:  13 plumba drejt tij/I riu me kokainë si në “Fast & Furios” me policinë në “Don Bosko”

LEXO EDHE:  Del Vjosa nga shtrati/ Evakuohen 17 familje  

Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në reagimin e policisë.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunojnë marokenin dhe i vjedhin 200 euro/ Arrestohen dy të rinj nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe më pas vjedhur një shtetas maroken.

Denoncimi u bë nga vetë marokeni me iniciale K.A., të cilit iu vodhën 200 euro dhe sende të tjera personale.

Shtetasi maroken kishte hyrë me dokumentacion të rregullt në Shqipëri dhe do udhëtonte drejt Italisë, por u sulmuar në orët e para të mëngjesit të 22 shkurtit në rrugën “Azem Galica”.

Pas denoncimit, policia u vu në veprim ku bëri arrestimin në flagrancë të dy autorëve të vjedhjes me dhunë,  D.P., 17 vjeç dhe E.V., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Lushnje, flakët shkrumbojnë banesën

LEXO EDHE:  Del Vjosa nga shtrati/ Evakuohen 17 familje  

 

LEXO TE PLOTE