LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë zjarri/ Plagoset rëndë një person

25 Gusht 2019, 18:54, Kosova & Bota CNA
Të shtëna me armë zjarri/ Plagoset rëndë një

Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në rrugën Azem Bejtja në Prishtinë, ndërsa i plagosuri është dërguar menjëherë më urgjencë drejt spitalit.

Ende nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

?Rreth orës 17:00 ,kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugen Azem Bejta në Prishtine. Menjëherë në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor?, ka zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti.

Policia ka njoftuar se nga njësitet policore ështe duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga