Connect with Us

“Të fala Etildës”/ Rama, del nga kontrolli, sherr me qytetarët

Politikë

“Të fala Etildës”/ Rama, del nga kontrolli, sherr me qytetarët

Publikuar

-

Kryeministri i Edi Rama është përfshirë me qytetarët, ndërsa ka përgënjeshtruar në rrjetet sociale, informacionin e dalë nga mediat greke, se ka qenë me pushime në Greqi.

“Ç’e ka gjetur këtë milet me lajmet në internet. Tamam hedh një budalla një gur në lumë dhe  100 të mençur s’e nxjerrin dot”.

Por, kaq është dashur dhe qytetarët  i janë vërsulur duke i treguar zhvatjet e taksave të qytetarëve dhe shpenzimet për “luksin e Ministres së Drejtësisë.

Ushqimin popullit në fb ia jep njehërë ti në mëngjes (fap stafi postimi), në drekë (2-3 postime prap stafi) në darkë prap e njëjta dhe këta që postojnë me kaq finesë e spotanitet paguhen nga ne, plot 30 veta”, i ka shkruar një qytetar.

Kundërpërgjigjja e Ramës, ka qenë tejet ironike, dhe aspak modeste.

“Po ku ta kuptosh ti o të marrsha të keqen, që paske zbuluar 30 vetë që bëjnë postimet e mia këtu. Se kupton do ti, s’ke haber, çdo më thënë të jesh kryeministër dhe të jesh ky që jam unë”, është përgjigjur Rama.

Komentet më të shumta kanë qenë në lidhje me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, të cilën duket se Rama e ka shumë për zemër dhe nuk lejon ta prekin as në rrjete sociale.

Ai pretendon se  faturat e shpenzimeve të publikuara bnë media kanë qenë për të gjithë delegacionin. Por deri më tani nuk ka pasur ndonjë sqarim nga Gjonaj, se sa vetë ishte delegacioni dhe përse ushëtimet dhe shpenzimet e saj nuk bëhen publike në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Ajo quhet transparencë dhe qytetarët e bëjnë vetë dallimin.

“Të fala Etildës ajo të paktën si bën lekët staf propagandistik…Jemi në rrugën e  duhur për të arritur në nivelet e Koresë së Veriut”, shkruajnë komentuesit.

“Ato shpenzime janë të tërë delegacionit, ja kështu është ku jeton në kazan, ka protokolle dynjaja…..Dhe më e bukura është se i’a jep vetë Ministria një medie që e kërkon për transparencë dhe urdhëro, bëhet një gjullurdi a thua se u zbulua ndonjë abuzim”, është kundërpërgjigjur Rama.

Kryeministri ka vijuar më tej replikat me qytetarët, të cilët i kanë tërhequr vëmendjen se i ka hyrë vetja në qejf./CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. Rajubi

    25 Gusht, 2019 at 11:48 am

    Edvin Pallë Rama eshte vetem
    RROTE Kari ,Edhe Kari flet ndryshe
    Mbasi futet ne pidh,mbaron pune dhe nuk flet, Edvini eshte me shume se Kar

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërmetet e fuqishme/ Rama mbledh qeverinë në mesnatë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mesnatë qeverine, pas tërmeteve te fuqishme që lekundën vendin.
“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse u gjetëm në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të një tërmeti që ka tronditur vendin dhe që ka alarmuar të gjithë njerëzit. Ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë. Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes”-tha Rama.
Kreu i qeverisë anulloi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Avokati Altin Goxhaj zbulon ku ndodhet Basha

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ne nje postim te tij ne rrjetet sociale zbulon ku ndodhet Lulzim Basha.

Ai shkruan, “Zbulohet ku ndodhet Basha! Në SHBA! Me George & Alex Soros për t’u takuar me Ramën mbase dhe Veliajn! Por Rama u kthye mbrapsht✈️!
Shikoni pak postimin e vonuar të Bashës që rezulton të jetë bërë më ora 21:22 por del 12:22 në foton e statusit të publikuar në Twitter që e ka nxjerrë SYRI! Distanca 9 orë! Distanca 9 orë i bje të jetë në SHBA! Edhe Rama ishte nisur për në SHBA apo jo dhe kthye prej tërmetit nga Gjermani duke anulluar udhëtimin në SHBA!!! Vetë statusi i vonuar prej 5 orësh nga tërmeti i Lyl Sorosit vërteton që ai nuk ka qenë në Shqipëri por vendodhja përcaktohet nga diferenca orare.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria në panik/ Basha zhgërryhet rrugëve të Europës

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mesditë Tiranën, Durrësin dhe gjithë Shqipërinë e mesme me epiqendër në detin Adriatik. Raportohet për 75 persona të lënduar, banesa dhe dëme të shumta materiale.

Por ajo që bie në sy është heshtja e gjatë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili i “zgjua” vetëm pas 5 orësh nga Holanda.

Ndoshta po vadiste tulipanët e tij, ndoshta kishte marrë malet diku, por një gjë është e sigurt, kur në Shqipëri bie tërmet, Luli nuk shqetësohet për hallet e shqiptarëve. Kujtohet pas 5 oresh.

Luli po fle! Luli është në Holandë! Luli është tek kunati! Luli është në seli! Luli mund të jetë kudo! Luli është askund! Luli nuk është me shqiptarët dhe këtë e tregoi dhe sot me heshtjen e gjatë të tij. Luli eshte rrugeve te Europes duke shijuar e shpenzuar parate e fituara nga marreveshja me Ramen./CNA.al

LEXO TE PLOTE