LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali në Krujë/ Kryeplaku i fshatit urdhër efektivëve: Plantacionet me hashash të pushtetarëve nuk duhet të preken

25 Gusht 2019, 16:45, Denoncim CNA
Skandali në Krujë/ Kryeplaku i fshatit urdhër efektivëve:

Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka publikuar një denoncim të ardhur në adresë të tij nga një efektiv i komisariatit Krujë.

Në këtë denoncim efektivi informon se në zonën e Mafsheqit ka ende bimë narkotike dhe kryeplaku nuk i lejon t?i prekin këto plantacionet.

Postimi i plotë:

?Lufta kunder kanabisit? e treshes Edvin Mafise dhe general Hashashit, Ardi Xhafes!

Urdheri i prere te mos preken plantacionet e hashahit te pushtetareve. sb

Pershendetje Doktor.
Unë qe po ju shkruaj jam një punonjës efektiv i komisariatit Kruje qarku Durrës. Me adresën e fb të mikut tim.

Desha te denoncoj nëpërmjet faqes tuaj te Fb abuzimin ndaj kolegëve dhe eproreve në malsinë e Krujës ne mafsheq dhe shkretë për asgjësimin e bimëve narkotike ku dallimi është i qartë disa të nenes edhe disa të njerkës…ne vendin e quajtur maja e rrodhes siper mafsheqit nuk na lejohet të prekim në plantacionet e kryeplakut mafsheq gani ferra si zone e mbrojtur, si dhe në alnet calcark cakarrac tek gryka e krojt ngopc ne plantacionet e pushtetarve Urdheri i prere nuk keni pune me to./CNA.al

Lajmet e fundit nga