Connect with Us

Shtypi i ditës, e diel, 25 Gusht 2019

Sociale

Shtypi i ditës, e diel, 25 Gusht 2019

Publikuar

-

Këto janë titujt e faqeve të para, të shtypit të ditës, e diel 25 Gusht 2019.

“Gazeta Shqiptare”, shkruan, “Paraljmërimi i Ramës, shkarkime në Hipoteka”.

“Koha Jonë”, hapësirën kryesore ia ka kushtuar Kosovës dhe zhvillimeve politike atje, “Vjosa Osmani e para kandidate për kryeministre”.

Gazeta “Sot”, shkruan, “Fatos Klosi zbardg prapaskenat: Ja si Berisha pritet të bjerë në rrjetën e SPAK, ka zhdukur mjaft dokumente, por do ta fundosin bashkëpunëtorët”./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rehabilitohet urgjenca e spitalit francez në QSUT/ Shërbim cilësor për 25 mijë pacientë

Publikuar

-

Nga

Mbi 25 mijë pacientë do të marrim shërbime të përmirësuara dhe me standarde bashkëkohore, falë investimit në Urgjencën e re të Spitalit Francez në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku panë nga afër investimin më të ri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mundësuar me mbështetjen e AlbControl.
“Fokusi ynë është tek përmirësimi i shërbimit të urgjencës, jo vetëm në QSUT por në të gjitha spitalet tona. Punët bëhen më mirë dhe më shpejt kur bëhemi bashkë, ndaj jam shumë e kënaqur që shohim sot një urgjencë me kushte bashkëkohore, falë përgjegjësisë sociale dhe solidaritetit, që sikundër AlbControl, duhet të kenë të gjithë institucionet publike dhe jopublike”, tha Manastirliu.
“Kjo është hera e tretë që unë vij në QSUT për të inspektuar projektet  e përgjegjësisë sociale që Albcontrol ka zhvilluar këtu. Të gjitha kompanitë, qofshin këto shtetërore dhe ato private, të cilat kanë buxhete të konsiderueshme dhe fusha e tyre e biznesit është e gjerë në Shqipëri,  do t’i bëja thirrje, që të kontribuojnë në mënyrën e tyre edhe në një mënyrë modeste. Unë i kam kërkuar të gjitha ndërmarrjeve të tjera të varësisë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe agjensive,  që të kontribuojnë në të njëjtën mënyrë duke ndjekur një shembull të mirë, një shembull komunitar dhe kështu  të investojnë sërish në shëndetësi por jo vetëm në Tiranë, për të mos i përqendruar të gjitha kontributet këtu”, u shpreh ministrja Balluku.
Me investimin prej 5 milionë lekë, është mundësuar një ndarje më e mirë e urgjencës, ku për çdo specialitet ka ambiente të veçanta, me pajisjet e nevojshme sipas specialiteteve, ndërkohë që më parë çdo ndërhyrje kryehej në një ambjent të vetëm. Shërbimi i urgjencës në spitalin Francez është një shërbim, që mbulon tre specialitete: ORL, Okulistikë dhe Oro-Maxillo-Facial.
Investimet për modernizimin e QSUT do të vijojnë me projektet madhore, siç është përfundimi i spitalit të ri kirurgjikal, ndërtimi i  spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dhe fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Pediatrisë, për të garantuar standardet më të mira të shërbimit për pacientët si dhe kushte më të mira pune për personelin mjekësor.
LEXO TE PLOTE

Sociale

Apeli i fortë i gazetares së “Fiks Fare”

Publikuar

-

Nga

Dje në emisionin “Top Show” në Top Channel, në një panel gazetarësh dhe të ftuarish të Alban Dudushit u diskutua për fillimin e vitit të ri arsimor, shkollat, problematikat e të tjera detaje si këto.

Por, si shumë emisione dhe debate televizive, ku disa gjëra kalojnë pa u theksuar dhe pa u dhënë rëndësinë e duhur, ajo që ra në sy ishte fakti se Erion Kristo, pedagogu dhe gazetari, kërkoi që të kishte shumë emisione të tjera si këto me debat të gjërë për situatën e arsimit në Shqipëri. Atij parashkollor, fillor, të mesëm e më tej.

Gjithashtu edhe vetë Dudushi e pranoi dhe tha se gati e quante veten një “ministër Arsimi”, pasi çdo vit zhvillonte disa debate, disa emisione në lidhje me këtë çështje.

Ajo që ra në sy dhe që ishte ndoshta më e rëndësishme në pjesën mbyllëse të këtij emisioni, ishte deklarata e fortë e gazetares së “Fiks Fare”, dhe zv.kryeredaktores së këtij emisioni, Alisa Mysliu, e cila është njëkohësisht edhe nënë e dy fëmijëve.

Një gazetare me jo pak, por të paktën 16 vite eksperiencë në “Fiks Fare”, një emision investigativo-satiristik, ndoshta nga më të ndjekurit në historinë e medias shqiptare.

Që në hapat e parë të “Fiksit”, Alisa ka qënë gazetare dhe temat që ka trajtuar kanë qënë kryesisht shkollat dhe çështjet sociale.

Deklarata Alisës ishte mjaft e fortë. “Do të doja të ikja nga Shqipëria vetëm për të shkolluar fëmijët”, dhe kur këtë e thotë një gazetare si Alisa, sirenat e alarmit bien fort në Shqipëri.

Ajo theksoi se diskutimi i saj familjar ishte “duhej të qëndronin apo jo në Shqipëri”, një debat me bashkëshortin dhe familjen. Por, e vetmja arsye për të ikur siç deklaroi Alisa, ishte shkollimi i fëmijëve, që edhe një herë vjen si deklaratë apo qëndrim i mbajtur nga një gazetare me 16 vite eksperiencë dhe që ndoshta është nga të paktët që e njeh në “majë të gishtave” situatën e arsimit në Shqipëri dhe e ka parë atë në çdo cep. Jo vetëm nga zyra apo nga qendra e Tiranës, aty ku vinë vërdallë kasetat e bashkive, institucioneve politike, apo shpërndahen nga zyrat e ministrive dhe kryeministrisë.

Por, në çdo cep të Shqipërisë, nga jugu në veri, Alisa ka shkelur në shkola, i ka parë, i ka vlerësuar, jo me fjalë por me tema konkrete dhe me emisione të zbardhura dhe të transmetuara në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel, gjatë këtyre viteve.

Prandaj, qëndrimi i saj nuki është nga ata që mund të kalohet lehtësisht, kur e thotë dikush që e njeh në detaj, në qelizë problemin. Dhe megjithëse ndodhet në një pozicion pune mjaft të rëndësishëm, në një televizion mjaft të rëndësishëm dhe në një emision nga më kryesorët në Shqipëri, sërish është e gatshme të sakrifikojë gjithçka që shkollimin e fëmijëve ta bëjë jashtë.

Prandaj, ata që flasin këto ditë për arsimin, ditën e parë të shkollës, librat falas apo cilësinë e arsimit në Shqipëri, e mira është të dëgjojnë deklaratën e Alisës dhe të shohin përtej saj. Të shohin tek eksperienca e saj dhe te faktet që ajo di, të shohin tek provat që ajo ka, tek gjithcka ajo ka parë dhe ka prekur në të gjithë Shqipërinë.

Ajo që thotë Alisa është e vërteta e arsimit në Shqipëri dhe alarmi i sirenave nuk ka filluar të bjerë në këtë sezon shkollor, por ka vite që bie në Shqipëri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Revoltohet gazetari/ Ky është kulmi i hipokrizisë, kjo pështirësi duhet të marrë fund urgjentisht

Publikuar

-

Nga

Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka reaguar mjaft ashpër pas skandalit të denoncuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop”, ku një pedagog i kërkonte një studenteje marrëdhënie intime, për të marrë provimet.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri shkruan se “Ajo tutkunja, qe dje doli heroine genjen veten se shkollohet. Prinderit e saj, te cilet e kane regjistruar vajzen ne Universitet per nje vit, por nuk shqetesohen se ajo nuk shkon asnje dite ne shkolle, genjejne veten se jane prinder. Pedagogu me gjerdan floriri si tregtar rrobash te perdorura, genjen veten se eshte doktor shkencash. Dhe keshtu me radhe, te gjithe ne kemi ndertuar nje shoqeri te rreme, ku te gjithe genjejne te gjithe, dhe te gjithe genjejne veten. Ky eshte kulmi i hipokrizise.”

Më tej, Tomorri kujton edhe protestën studentore të muajit dhjetor, ku kërkohej arsim universitar falas.

‘Kur shpertheu greva patetike e studenteve qe kerkonin arsim universal falas, pjesa me e madhe e shoqerise tone hipokrite u solidarizua. Ja ky eshte rezultati i arsimit falas. Ne i taksojme buken e gojes fukarait sot per te subvencionuar shkollen e tutkuneve dhe tutkuneve qe regjistrohen ne Universitet dhe pasi nuk shkojne as nje dite ne auditor, pasi nuk kane hapur asnje faqe libri ne jeten e tyre, duan te marrin 25 provime per nje jave.”.

Gjithashtu Tomorri e cilëson këtë si një pështirësi dhe krim që duhet të marrë fund një herë e mirë.

“Kjo peshtiresi duhet definancuar urgjentisht. Ne duhet te subvencionojme arsimin vetem per studentet e varfer, por edhe ketyre me kushte, perkundrejt rezultateve. Ne te kundert do vazhdojme te taksojme fukarenjte dhe te pamundurit per te mbajtur ne kembe bordellot universitare. Do financojme makinat e shtrenjta dhe vareset e florinjta te pedagogeve bishtpellumba, dhe shkollimin e tutkuneve dhe tutkuneve analfabet. Ky eshte krim.”

Postimi i plotë:

Te qeshim me ne dhe te qajme per ne

Ajo studentja e Elbasanit ishte ne prag te vendosjes se nje rekordi te pathyeshem boreror dje. Do merrte 27 provime per nje jave dhe kete nuk e bente dot as Stephen Hawkingu i ndjere, mendja me brilante e njerezimit ne 50 vitet e fundit. Por Elbasani eshte vendi i mrekullirave. Kjo eshte pjesa se pse duhet te qeshim me veten tone.

Tani pjesa serioze, ajo e qarjes. Ne jemi bere nje shoqeri hipokritesh, qe genjejme veten. Ajo tutkunja, qe dje doli heroine genjen veten se shkollohet. Prinderit e saj, te cilet e kane regjistruar vajzen ne Universitet per nje vit, por nuk shqetesohen se ajo nuk shkon asnje dite ne shkolle, genjejne veten se jane prinder. Pedagogu me gjerdan floriri si tregtar rrobash te perdorura, genjen veten se eshte doktor shkencash. Dhe keshtu me radhe, te gjithe ne kemi ndertuar nje shoqeri te rreme, ku te gjithe genjejne te gjithe, dhe te gjithe genjejne veten. Ky eshte kulmi i hipokrizise.

Kur shpertheu greva patetike e studenteve qe kerkonin arsim universal falas, pjesa me e madhe e shoqerise tone hipokrite u solidarizua. Ja ky eshte rezultati i arsimit falas. Ne i taksojme buken e gojes fukarait sot per te subvencionuar shkollen e tutkuneve dhe tutkuneve qe regjistrohen ne Universitet dhe pasi nuk shkojne as nje dite ne auditor, pasi nuk kane hapur asnje faqe libri ne jeten e tyre, duan te marrin 25 provime per nje jave.

Arsimi i larte duhet te jete me cmim tregu. Vetem kjo i eliminon palacot qe nuk kane me se shtyjne diten dhe regjistrohen ne Universitet. Dhe pjesa me tragjike e kesaj eshte se neser, ajo studentja dhe shume te tjere si ajo do jete mesuese qe do mesoje femijet e neserm, do jete drejtoreshe ne administrate e madje mund te jete edhe deputete ne Kuvend.

Kjo peshtiresi duhet definancuar urgjentisht. Ne duhet te subvencionojme arsimin vetem per studentet e varfer, por edhe ketyre me kushte, perkundrejt rezultateve. Ne te kundert do vazhdojme te taksojme fukarenjte dhe te pamundurit per te mbajtur ne kembe bordellot universitare. Do financojme makinat e shtrenjta dhe vareset e florinjta te pedagogeve bishtpellumba, dhe shkollimin e tutkuneve dhe tutkuneve analfabet. Ky eshte krim.

Perkundrejt definancimit, eshte emergjente shkallezimi i institucioneve universitare. Ndoshta jam gabim, por une nuk besoj se ne Universitetin e Tiranes mund te marresh 25 provime ne nje jave pa shkuar asnje dite ne mesim. Prandaj nuk mund te jete njesoj Universiteti i Tiranes me ate te Elbasanit. Ketu ka nevoje per hallke te ndermjetme mes universitetit dhe shkolles se mesme. Keto universitetet si Elbasani te jene ne grade mbi shkollen e mesme, por kurrsesi universitete.

Ky palacollek i peshtire duhet te marr fund nje here e pergjithmone./ CNA.al

LEXO TE PLOTE