Connect with Us

“Seks, luks, hotel”/ Kujtim Gjuzi kërkon ndihmën e KLSH-së

Politikë

“Seks, luks, hotel”/ Kujtim Gjuzi kërkon ndihmën e KLSH-së

Publikuar

-

Kreu i Partisë Kombëtare, konsevartore, deputeti Kujtim Gjuzi, i ka bërë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit që të hetoj sistemin dietor për ministrat.

“Kontrolli i Lartë të hetoj sistemin për ministra e qeveritarë që përdorën para për seks-luks-hotel”, ka shkruar Gjuzi, duke iu referuar shpenzimeve të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, publikuar së fundmi në media.

Po, me anë të rrjeteve sociale, Gjuzi, ka komentuar, bllokimin nga AKU një sasie mishi që vintë në Shqipëri nga Brazili.

Gjuzi ka paralajmëruar biznesmenët që merren me këtë tregti se do të hetohen për këtë gjë.

LEXO EDHE:  Rrëfim/"Bishë" në shtrat dhe më bëri të shkoja në....

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Gjuzi, iu drejtohet biznesmenëve me shprehjen se shteti e kap lepurin me qerre.
“Konservatorë, “ju bisnezmenë “, që sillni mish mish salmonela, dikur do të hetoheni. Shteti e kap lepurin me qerre thotë populli shqiptar”, ka shrkuar Gjuzi në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bie nga kati i gjashtë në Korçë/ Vajza në gjendje kritike për jetën

Publikuar

-

Nga

Një vajzë ka rënë nga kati i gjashtë në Korçë, pak momente më parë.

Mësohet se vajza 30-vjeçare ka rënë nga taraca e një lokali dhe është në gjendje kritike për jetën.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije identiteti apo rrethanat se si e reja ra nga lartësia, por është dërguar menjëherë në spital.

LEXO EDHE:  “Bëni sa më shumë seks, studimi tregon hapat që duhet të ndiqni për të jetuar më gjatë

LEXO EDHE:  Sipas ish-it të Kim Kardashian, në videon e seksit ajo nuk ishte e droguar me extasy, por me diçka tjetër…

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e Metës për protestë/ Basha: Nuk është për partitë politike, por për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për thirrjen e presidentit Ilir Meta për të protestuar në Bulevard në 2 mars.

Basha deklaron se Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Ai thekson se si qytetar, nuk do të mbyllë sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen dhe demokracia është në rrezik.

Basha e cilëson të drejtë thirrjen e Kreut të Shtetit, për të cilën pretendon se nuk është për partitë politike, por për qytetarët.

“Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa. Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën! Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar.”, shkruan lideri i opozitës në një postim në rrjetet sociale.

Kryedemokrati thekson se e vetmja zgjidhje demokratike është përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe mbajtja e menjëhershme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

LEXO EDHE:  “Pajisjet fiskale s’kanë patur efektivitet në Buxhetin e Shtetit”/ KLSH “i tërheq veshin” MFE-së

LEXO EDHE:  Sipas ish-it të Kim Kardashian, në videon e seksit ajo nuk ishte e droguar me extasy, por me diçka tjetër…

“Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta. Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur.

Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve, për tu kthyer bashkitë shqiptarëve, për tu kthyer ekonominë shqiptarëve, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka Një zgjidhje demokratike: Përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe menjëherë mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme! Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetjen e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet”, nënvizon Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama për koronavirusin/ Kujdes nga mendjet e shthurura

Publikuar

-

Nga

Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi sa vjen dhe rritet, përfshirë këtu dhe vendin fqinj, Italinë, në vend është krijuar një situatë e paqartë nëse vendi ynë ka infrastrukturën e duhur shëndetësore për të përballuar një epidemi të tillë.

Lidhur mbi këto aludime ka reguar dhe kryeministri Edi Rama. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se vendi ynë nuk ka asnjë person të prekur me këtë virus, por ai shton se si për gjithë botën edhe për Shqipërinë është një kërcënim potencial.

Ndërkaq, kritikon “gojët e liga” që sipas tij po përhapin panik njëlloj si me tërmetin.

“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë!Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim.

LEXO EDHE:  Sipas ish-it të Kim Kardashian, në videon e seksit ajo nuk ishte e droguar me extasy, por me diçka tjetër…

LEXO EDHE:  Rrëfehet femra që ka fjetur me 40 meshkuj për pesë muaj

Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.

Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, nënvizon Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE