LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Se ku e kam parë këtë skenë"/ Edvin Kulluri thumbon Bashën

25 Gusht 2019, 08:17, Politikë CNA
"Se ku e kam parë këtë skenë"/ Edvin Kulluri

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka thumbuar kreun e selisë blu, Lulzim Basha.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kulluri, ndërsa ka komentuar situatën politike në Itali, ka përmnedur edhe 17 Majin.

17 Maji njihet si dita e marrëveshjes Basha-Rama, me të cilët demokratët thonë se u tradhtuan dhe se gjithçka u bë për interesa personale të Bashës.

“Conti i kërkon ndihmë Merkel për të mposhtur Salvinin. Po italianët çfarë mendojne për politikën e tyre?! Ku janë interesat e tyre?! Ja, pra, ky është establishmenti liberal! Mbajnë njëri-tjetrin përkundër opinionit të qytetarëve të vet. Se ku e kam parë këtë skenë në Shqipëri, me 17 maj apo….. gaboj?”, shkruan Kulluri në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga