Politikë
Pushime fshehurazi në Greqi?/ Rama: O ju marrsha të ligat

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin se ndodhej me pushime në Greqi.
Infomacioni u publikuar një ditë më parë nga mediat greke, por sipas Ramës lëvizja për pushime është kufizuar brenda Shqipërisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka sulmuar edhe mediat e Shqipërisë se përse nuk e verifikuan, infomacionin për pushimet në Greqi.
“Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?”, shkruan Rama në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
“Madje që ta merrni vesh me këtë rast,meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat. Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia.
Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?Jo në Greqi,po askund përveçse në Shqipëri,s’kam bërë e s’bëj pushime si KM,qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”.
Lajme të Rekomanduara:

Lleshaj tha se është i sigurtë/ Publikohen fotot e pallatit të shkatërruar në Lezhë
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar disa foto nga pallati në Lezhë për të cilin ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u përplas dhe...

Bojaxhiu i 99-shave!
Dy ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar një video, ku bojaxhiu i 99-shave, ai që pretendon se është kryebashkiaku i Tiranës, që merr urdhër...