Connect with Us

Pjesë e planit për copëtimin e  Kosovës/ Argatët shqipfolës dekorohen nga Vuçiç

Politikë

Pjesë e planit për copëtimin e  Kosovës/ Argatët shqipfolës dekorohen nga Vuçiç

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar në rrjetet sociale se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçi, pavarësisht dështimin për copëtimine  kufinjve të Kosovës, nuk ka ka harruar të shpërblejë ata që ishin pjesë e këtij plani.

Bëhet fjalë për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarine tij, Baton Haxhiu.

Sipas Berishës, treshja shqiptare është dekoruar me urdhërin “Esad Pashë Toptani”

“Miq, Presidenti i Serbisë dhe Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç shpalli dje për herë të dytë pas Samitit te Berlinit, falimentimin e projektit të tij të Serbisë së Madhe.

Ai akuzoi për këtë dështim Rada Trajkoviçin dhe Angela Merkel, të cilat sipas tij kishin njohur kufinjtë aktual të Kosovës. Por, burime afër tij pëshpërisin se Presidenti i Serbomadhisë Aleksander Vuçiç me gjithë dëshpërimin që e ka kapluar nuk ka harruar, por ka menduar edhe per argatët e tij.

LEXO EDHE:  Rama flet një ditë pas vettingut/Ajo që ndodhi mbrëmë është historike

Keshtu, në nje akt mirënjohje për shërbime të shquara ndaj projektit të Serbomadhisë, ai ka vendosur t’ju akordojë urdhërin e Kalorësit të zi Esad Pashë Toptani, Zografit Bis, Miladinit shqipfolës, argatit in chef Baton Stanishiqit”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.

Sipas tij, ky urdhër i Serbisë, më i larti për argatët shqipfolës, shoqërohet dhe nga një pension i veçantë dhe një truall tokë për banesën e fundit ngjitur me atë të Esad Pashës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bie nga kati i gjashtë në Korçë/ Vajza në gjendje kritike për jetën

Publikuar

-

Nga

Një vajzë ka rënë nga kati i gjashtë në Korçë, pak momente më parë.

Mësohet se vajza 30-vjeçare ka rënë nga taraca e një lokali dhe është në gjendje kritike për jetën.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije identiteti apo rrethanat se si e reja ra nga lartësia, por është dërguar menjëherë në spital.

LEXO EDHE:  Ku i gjejnë partitë paratë?

LEXO EDHE:  Rrëfehet gazetarja e TV Klan: U largova në kohën kur kryeministri Rama ofendoi kolegun

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e Metës për protestë/ Basha: Nuk është për partitë politike, por për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për thirrjen e presidentit Ilir Meta për të protestuar në Bulevard në 2 mars.

Basha deklaron se Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Ai thekson se si qytetar, nuk do të mbyllë sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen dhe demokracia është në rrezik.

Basha e cilëson të drejtë thirrjen e Kreut të Shtetit, për të cilën pretendon se nuk është për partitë politike, por për qytetarët.

“Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa. Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën! Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar.”, shkruan lideri i opozitës në një postim në rrjetet sociale.

Kryedemokrati thekson se e vetmja zgjidhje demokratike është përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe mbajtja e menjëhershme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

LEXO EDHE:  Ylli Manjani: Për turpin e tij e të grupit që qeveris!

LEXO EDHE:  Ku i gjejnë partitë paratë?

“Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta. Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur.

Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve, për tu kthyer bashkitë shqiptarëve, për tu kthyer ekonominë shqiptarëve, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka Një zgjidhje demokratike: Përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe menjëherë mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme! Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetjen e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet”, nënvizon Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama për koronavirusin/ Kujdes nga mendjet e shthurura

Publikuar

-

Nga

Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi sa vjen dhe rritet, përfshirë këtu dhe vendin fqinj, Italinë, në vend është krijuar një situatë e paqartë nëse vendi ynë ka infrastrukturën e duhur shëndetësore për të përballuar një epidemi të tillë.

Lidhur mbi këto aludime ka reguar dhe kryeministri Edi Rama. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se vendi ynë nuk ka asnjë person të prekur me këtë virus, por ai shton se si për gjithë botën edhe për Shqipërinë është një kërcënim potencial.

Ndërkaq, kritikon “gojët e liga” që sipas tij po përhapin panik njëlloj si me tërmetin.

“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë!Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim.

LEXO EDHE:  Karikatura e vitit/ Berisha tallet keq me Ramën dhe Cakajn

LEXO EDHE:  Drejtori i burgosur ushtron terror mbi naftëtarët/Si e mbron deputetja e PS

Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.

Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, nënvizon Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE