LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i mirë për banorët e Lushnjes/ Së shpejti hapet Poliklinika Qendrore

25 Gusht 2019, 15:48, Politikë CNA
Lajm i mirë për banorët e Lushnjes/ Së shpejti hapet

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se së shpejti do të hapen dyert e Poliklinikës Qëndrore në Lushnje.

Kjo Poliklinikë ka qënë pjesë e programit Kombëtar 300 Qendra Shëndetësore Bashkëkohore.

Rama gjithashtu shtoi se shëndetësia ka ende shumë nevoja.

Mesazhi i plotë:

SE SHPEJTI… çel dyert Poliklinika Qendrore e Lushnjës, pjesë e Programit Kombëtar 300 Qendra Shëndetësore Bashkëkohore

Patjetër që shëndetësia ka ende shumë nevoja, po kush thotë se ishte më mirë kur ishte më keq, duhet të kujdeset më shumë për kujtesën

80 qendra shëndetësore të reja vjet, 100 deri në fund të këtij viti dhe 120 të tjera vitin e ardhshëm, nuk janë asnjë mrekulli, por ama janë një ndryshim dita me natën, krahasuar nga gjendja e luftës prej ku u nisëm./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga