LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Këput qafën në Kinë”/ Nuk përmbahet çuni i Fahriut

25 Gusht 2019, 20:00, Politikë CNA
“Këput qafën në Kinë”/ Nuk përmbahet

Siç është bërë traditë, tashmë prej muajsh, banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë kundër projektit që prish banesat dhe bizneset e tyre.

Si çdo herë, me ta është bashkuar edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu i cili hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama ndërsa theksoi se këtij sistemi i duhet vënë flaka për ti hapur rrugën demokracisë.

?Ky është një sitem për hirë të bandave të krimit, prostitucionit dhe vjedhjeve. Arta Marku nuk ka bërë asnjë hetim për çështjen e Unazës.

Kjo opozitë nuk e ka kauzën e saj për karrige, se të jesh për karrige duhet të jesh brenda sitemit.

A ka sot qytetar që nuk e di se cili ishte njeriu që i futi bandat në Parlament dhe bashki! Të gjithë e dinë!

Ku e kanë ministrin e Brendshëm me të sukseshëm! Lul Berishën që ata e nxorrën nga burgu, ministri jonë i Brendshm e futi në burg. Si mund të jemi njësoj ne!

Mjafton sot të shohësh se si qindra mijëra qytarë shqiptar shkojë dhe takojën familjet në Europë. Qytetarët janë të lirë, kurse Edi Rama këkron liberalizimin e vizave me Kinën.

C?punë kemi ne me Kinën more zotri! Në Kinë shko vetë! Këput qafën në Kinë e ku të duash.

Është ky sistem që na ka bërë sot me kamarierëtr më të shkolluar të botës. Për çfarë janë diplomuar të rinjtë tanë, për tu bërë kamarier! Nuk mund të gjesh punë nëse nuk je pjesë e partisë, e krimit dhe drogës! Shikojeni si e ka punësuar administratën! Njëri është shoqa gruas, tjetri shoku gruars, tjetri shoku shokut gruas. E kujt është kjo qeveri. Qeveri familjare!

Këtij sistemi të drogës dhe krimit në Shqipëri do ti vihet flaka për ti hapur rrugën sistemit të vertetë pluralist.?, theksoi më tej Balliu./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga