LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma “thumba” Bashës e Ramës/ Mungesa e garës ka larguar më të aftët

25 Gusht 2019, 19:10, Politikë CNA
Grida Duma “thumba” Bashës e Ramës/ Mungesa e garës

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në emisionin ?Treshat?, ka dhënë disa mesazhe të forta, rreth asaj që e quan ?zbrazja e Shqipërisë dhe largimi i më të aftëve?.

Sipas Dumës brenda partive politike mungon gara reale për zgjedhje të lira. Ndërsa thekson se një mungesë meritokracie që prodhon mediokritet dhe ndalon zhvillimin e shoqërisë përvecse pamundëson rritjen e individit të spikatur, të formuar.

?Mungon gara reale në shkolla, mungon gara në administratë, gare për një vend pune, mungon gara e ndershme mes bizneseve, mungon gara për tu rritur në një vend pune, mungon gara e mendimeve në politikë, mungon dhe gara reale me zgjedhje të lira mes partivë dhe brenda partive politike?. një mungesë meritokracie që prodhon mediokritet dhe ndalon zhvillimin e shoqërisë përvecse pamundëson rritjen e individit të spikatur, te formuar!

Kur mungon gara s?ka pse të përpiqesh , dhe pastaj fajësojnë shqiptarët pse nuk përpiqen, për çfarë të përpiqen?.?!?, thotë mes të tjerash Grida Duma.

?Ne do t?i qajmë gjatë  garuesit më të mirë, që kemi humbuar, ata që e kanë lënë  Shqipërinë edhe duke pranuar që ta nisin garën nga një nivel më poshtë, vetëm e vetëm që të provoheshin t?ia dilnin. Shkuan atje ku nuk I njeh askush, ku nuk I pret askush, atje ku nuk njohin ndoshta as gjuhën as kulturën, por prapë shkojnë se kanë besim tek vetja  se ia dalin; këta njerëz kemi humbur ne! Ata që ia dalin!

Dhe nuk jam këtu për të folur vetëm për mungesën e garës në votime, ajo është vetëm maja e ajsbergut, mungesa e garës është në çdo element të jetës, dhe madje duhet thënë që  në përgjithësi nuk ka garë në vetë organizatat politike?, theksoi Duma./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga