LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabiste udhëtarët në autobuz/ Prangoset "skifteri" kosovar

25 Gusht 2019, 08:05, Kronika CNA
Grabiste udhëtarët në autobuz/ Prangoset "skifteri"

Një 42 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh të pasagjerëve të linjës për në Plazh, ka rënë në prangat e Policisë.

Sipas Policisë, ai vidhte lekët dhe sende me vlerë të udhëtarëve të autobuzit të linjës Durrës-Plazh.

Në cilësinë e provës materiale 200 euro , që ua kishte vjedhur pasagjerëve të linjës.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni “Udhëtari”, zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.

Vidhte lekët dhe sende me vlerë të udhëtarëve të autobuzit të linjës Durrës-Plazh, vihet në pranga nga Policia.

Arrestohet 42 vjeçari, i cili dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh të pasagjerëve të linjës për në Plazh.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 200 euro , që ua kishte vjedhur pasagjerëve të linjës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion në fushën e mbrojtjes së pasurisë, duke arrestuar në flagrancë shtetasin A.M., 42 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Shtetësi i mësipërm, më datë 24.08.2019, në mbrëmje, në lagjen Nr .17/1 Durrës, në Urbanin e linjës Durrës – Plazhi dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E.B., banues në Mitrovicë , portofolin ku kishte 200 ?, karta banke, kartë identiteti.

Më pas ka tentuar të largohet, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja e tij.

Nga hetimet e kryera rezulton dhe është dokumentuar se shtetasi i arrestuar gjatë dy muajve të fundit ka realizuar disa vjedhje portofolash të udhëtarëve të ndryshëm te cilet udhetonin me urbanin e linjës Durrës -Plazh dhe anasjelltas, konkretisht:

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një sasi parash në ?, portofol, kartë banke dhe kartë identiteti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga