Connect with Us

Foto/ Nga restoranti i Mihalit nuk ka mbetur më asgjë

Sociale

Foto/ Nga restoranti i Mihalit nuk ka mbetur më asgjë

Publikuar

-

Restoranti i Mihal Kokëdhimës, biznesmenit tashmë të famshëm pas përplasjes me turistët spanjollë, u dhëmb pak ditë më parë.

Nga restoranti i dikurshëm sot nuk ka mbetur më asgjë.

Fotot e mësipërme, tregojnë pamjen ku ndodhej restoranti i Mihal Kokëdhimës dhe vendin e boshatisur, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.

Pas shembjes zona është pastruar dhe njerëzit mund të bëjnë plazh të pashqetësuar./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Përhapja e koronavirusit/ Ish ministri i Shëndetësisë qetëson qytetarët: Asnjë arsye për alarm

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka reaguar lidhur me situatën e panikut nga koronavirusi që ka prekur qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vaili shkruan se nuk ka asnjë arsye për alarm.

Sipas tij ndjekja e këshillave të mjekëve dhe të Institutit të Shëndetit Publik janë të mjaftueshme për të vazhduar me qetësi përditshmërinë tonë.

“Shqipëria zero raste nga coronavirusi. Asnjë shenjë e pandemisë ne Shqipëri. Asnjë arsye për alarmizëm.

Ndjekja e këshillave të mjekëve dhe të Institutit të Shëndetit Publik të mjaftueshme për të vazhduar me qetësi përditshmërinë tonë.

LEXO EDHE:  Foto-Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së

LEXO EDHE:  Foto-Situata në Turqi, pas tërmetit tragjik

Të mos ulet aspak vëmendja për gripin stinor i cili paraqet probleme tepër të rëndësishme që duhen vlerësuar seriozisht.

Maria Rita Gismondo, Drejtore e Laboratorit të Mikrobologjisë Klinike, Virologjisë e Diagnostikës, Bioemergjencave të Spitalit Sacco të Milanos tërheq vëmendjen se: Është çmenduri të ngatërrosh gripin me pandeminë e coronavirusit”, shkruan Vasili në postimin e tij të rradhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shpërthimi i koronavirusit në Itali/ Ambasada shqiptare apel emigrantëve

Publikuar

-

Nga

Ambasada shqiptare në Itali ka dalë me një njoftim zyrtarë lidhur me situatën e krijuar nga shpërthimi i koronavoirusit në vendin fqinj.

Ambasada thotë se deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të konfirmuar si i prekur nga Coronavirusi, ndërsa u bën thirrje të kenë kujdes, duke respektuar masat e urdhëruara.

Ambasada e  Republikës së Shqipërisë në Itali, dhe Konsullatat  e  Përgjithëshme në Milano dhe në Bari po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë.

Deri tani nuk kemi informacion për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet  i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë tonë të Shëndetësisë  dhe me Ministrinë e Shëndetësisë të Italisë si dhe me Departamentin e  Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e perhapjes së virusit në territorin shqiptar.

LEXO EDHE:  Foto / Industria e modës dhe magjia e makeupit

LEXO EDHE:  Foto-Situata në Turqi, pas tërmetit tragjik

U bëjmë thirrje qytetarëve  shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjences.

Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve. Informime të mëtejshme do të vijojnë në vartësi të zhvillimit të situatës.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Asnjë rast në Shqipëri”/ Ministria e Shëndetësisë mesazh qytetarëve për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar lidhur me panikun e përhapur për koronavirusin.

Ministria fton të gjithë qytetarët që të shmangin informacionet e rreme, pasi thotë se ato kanë si qëllim rritjen e panikut, ndërsa thekson se nuk ka asnjë rast të prekur me këtë virus në Shqipëri deri në këto momente.

“Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë, pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit”, thuhet në reagim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media.

LEXO EDHE:  Provokon modelja shqiptare/ ‘Policia që duam’

LEXO EDHE:  Foto/ Vetëm 1 % e njerëzve mund t’i shpëtojnë kësaj sfide për të qeshur

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE