Connect with Us

Foto/ Faqja e preferuar e Ramës denoncon Veliajn

Politikë

Foto/ Faqja e preferuar e Ramës denoncon Veliajn

Publikuar

-

Faqja satirike ‘Brryli Broadway’ për të cilën kryeministri Edi Rama shpesh është shprehur me superlativa, ka denoncuar sot, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Me anë të disa fotove postuara në rrjetet sociale, ku duket Veliaj i nisur për udhëtim, faqja satirike ka komentuar veshtjet e tij të shtrenjta.

Deri më tani kemi dëgjuar nga Veliaj se është pasuruar me lekët e fiqve që ka shitur dhe është martuar me paratë e mamit, ndërkohë që veshja me të cilën është fotografuar, së bashku me çantën kushton sa “qimet e kokës”.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rama për median gjermane: Shpresoj që Europa të mos jetë e padrejtë

“Sa thjesht vishet Erjon Veliaj! Dhe ky shoku vet është veshur me firmato. Harrojnë delet që vetem çanta shpinës së Erjonit bën sa gjithë rrobat e shokut”, denoncon faqja satirike ‘Brryli Broadway’.

869 dollarë Veliajt i kushton vetëm çanta e shpinës, ndërsa Ardit Gjoklaj i vrarë në Sharrë nuk do i merrte në 1 vit punë paratë që vlen çanta e  tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gënjeshtra e Republikës së Re për zgjedhjet e parakohshme

Publikuar

-

Nga

Dje si një “qen i rrahur”, pasi gjykata i mbylli çështjen e financimeve me para nga off-shore ruse në SHBA, Lulzim Basha shkoi tek Edi Rama. Ai u rikthye dje në tryezë tek Reforma Zgjedhore, një tryezë që mund ta kishtë bërë edhe një vit e gjysëm më parë, mund ta kishte bërë edhe dy vite më parë, mund ta kishte bërë edhe para se të digjte mandatet.

Mund ta kishte bërë edhe kur nuk hyri në zgjedhjet lokale, mund ta kishte bërë edhe para tërmetit. Edhe para qëndrimeve të Bundestagut, ku shpesh herë iu shtrihej dora për Reformën Zgjedhore por ikte dhe vetëm ikte.

Pasi shkoi dhe u sorollat rrugëve nëpër protesta dhe dështoi, pasi i dha Ramës një mazhorancë kushtetuese, pasi i fali 61 bashki në tavolinë Edi Ramës dhe pasi vendosi ky i fundit që me drejtësinë e tij të kapur t’i mbyllte dosjen e hetimeve, Luli u rikthye tek Rama.

U rikthye tek Reforma Zgjedhore, por tani duhej edhe një rrugë shpëtimi. Duhej një fjalë e besueshme, disa argumenta për t’ua thënë militantëve, të cilët do t’i hidheshin në fyt.

Dhe kështu ndodhi. Shumica e demokratëve janë ndier të zhgënjyer. Kanë reaguar shumë ashpër ndaj Lulzim Bashës dhe marrëveshjes së tij me Edi Ramën, e cila në fakt nuk është marrëveshja e radhës, por është marrëveshja në fuqi e majit të 2017 që po zbatohet dhe për këtë ka nxjerrë në terren gënjeshtarët e tij. Qorra apo jo, shurdhër apo jo, ata po flasin.

Po na thonë se nuk ulen në tryezë dhe se do të ketë zgjedhje të parakohshme. Këto do të bëhen në pranverë, menjëherë sapo të përfundojë Reforma Zgjedhore.

Së pari, zgjedhje të parakohshme nuk duket të ketë në horizont dhe i vetmi njeri që mund të provokojë zgjedhjet e parakohshme, është kryeministri i vendit, i cili këtë gjë mund ta bëntte mjaft lehtë në rast se Shqipëria do të merrte dritën jeshile për çeljen e negociatave. Por, edhe sikur të ndodhin zgjedhjet e parakohshme, që në fakt edhe kjo është një gënjeshtër e gatuar në paradhomën e Republikës së re, a mund t’i fitojë zgjedhjet Lulzim Basha?

A mundet njeriu që për më shumë se një vit tërhoqi zvarrë demokratët, duke u betuar dhe premtuar se nuk do të kishte qeveri me Edi Ramën se Edi Rama kishte rënë nja dhjetë herë, se nuk do të ulej në tavolinë me Damian Gjiknurin, që kishte vjedhur votat në Dibër, që nuk do të kishte marrëveshje me Edi Ramën dhe se Edi Rama nuk do të qëndronte më kryeministër, por do të kishim një qeveri teknike dhe do të kishim zgjedhje të parakohshme. Por, iku pranvera, vjeshta, e po vjen sërish pranvera tjetër e kjo nuk u pa.

LEXO EDHE:  Fotot/A ka ndryshim Edi Rama nga ISIS? Ai Kishen ne Dhermi, ata Tempujt ne Palmyra

LEXO EDHE:  Shpërthen deputeti i PD-së/ Edi Rama nuk gjen dot vrimë ku të futet

Pra, Lulzim Basha thjeshtë dhe vetëm gënjen, ai po gënjen edhe me zgjedhjet e parakohshme dhe këtë po e bën për t’iu ulur sadopak reagimin e streukturave të PD-së, e militantëve dhe bazës, të zhgënjyer nga tradhëtitë e tij të pandalshme.

Luli, thjeshtë dhe vetëm po gënjen. Zgjedhje të parakohshme nuk duket se ka në sfon, por edhe po pati, ngremë pyetjen: A i fiton dot ky Lulzim zgjedhjet e parakohshme? Ky tradhëtar i demokratëve. Njeriu që për shtatë vjet e ka përdorur Partinë Demokratike, thjeshtë dhe vetëm për t’u pasuruar vetë dhe familjarët e tij. e ka bërë atë si plackë pazari në tregun çam me kryeministrin Edi Rama./ CNA.al

Lulzim Basha, “KÇK”-ja e Edi Ramës

E treta e vërteta e Lulit!

LEXO TE PLOTE

Politikë

21 vjet nga masakra e Reçakut/ Bushati mesazh Presidentit Serb

Publikuar

-

Nga

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i sapoemëruar si i dërguar i Posaçëm i Presidencës së OSBE-së, ka përkujtuar sot masakrën e Reçakut në Kosovë të ndodhur para 21 vitesh.

“Sot nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetën në masakrën e Reçakut dhe masakrave të tjera të kryera nga forcat serbe në Kosovë. 21 vjet më parë në Reçak u organizua një prej masakrave më mizore që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Europë. Kjo zgjoi ndërgjegjen e komunitetit ndërkombëtar dhe solli ndërhyrjen vendimtare të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik dhe katastrofës humanitare në Kosovë”, ka shkruar Bushati në rrjete sociale.

Ndër të tjera Bushati ka përcjellë një mesazh për Presidentin serb Aleksandër Vuçiç,

Sipas të njëjtit, historia na mëson se edhe shtete të tjera që kanë përgjakur Europën kanë gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera duke u distancuar prej tyre, kanë kërkuar ndjesë publike dhe janë investuar në projektin e paqes dhe ripajtimit.

LEXO EDHE:  Rama mbeti lakuriq/Hodhi në det Tahirin e Beqajn, tani …!

LEXO EDHE:  Agron Duka bën deklaratën e fortë/ “Dako nuk ka bërë asgjë pa urdhërin e Ramës”

“Është koha që në Ballkan procesi i ripajtimit dhe bashkëjetesës demokratike e paqësore të ndjek shembuj të tillë. Sepse çdo mohim i krimeve të kryera apo relativizim i së keqes i vë krismën ardhmërisë së përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor. Kurrë më”, ka përfunduar mesazhin e tij Bushati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ilir Meta duket i qetë!

Publikuar

-

Nga

Vështirë të besosh që Monika me Ilir Metën nuk flasin me njëri tjetrin!

E pamundur që dikujt t’i shkojë nëpër mend që tema e bisedave mes tyre është vetëm menuja e darkës, apo ilaçet e pleqve reciprokë!

Është  absolutisht e paimagjinueshme që Tit Vasili të niset për takim me Damian Gjiknurin pa u siguruar vetë, personalisht, që Ilir Meta nuk do nevrikoset pas kësaj, duke rifilluar të këpusë zinxhirë e leshojë rrufe kundër të gjithëve, të huaj e shqiptarë bashkë.

Monika dhe Titi duken të qetë kur hyjnë e dalin në ish-shtëpinë e demokratëve!

Kanë disa ditë që janë qetësuar të gjithë.

Bile kësaj radhe Ilir Meta nuk vrapoi tek zyra e doktorit siç bëri të nesërmen e marrëveshjes së 17 Majit.

LEXO EDHE:  “Çmendet” LSI/Vjen reagimi i dytë shpërthyes: Rama, mendje djerrë dhe llafazan!

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rama për median gjermane: Shpresoj që Europa të mos jetë e padrejtë

Askush rreth tij, nuk e ndezi fejsbukun për të  mallkuar, kërcënuar, paralajmëruar apo publikuar ndonjë video.

Ilir Meta ashtu si Monika duket i qetë!

Venecia pas përmbytjeve të deri një muaji më parë, këto ditë po përjeton batica që kanë nxjerrë themelet e godinave, përfshirë ato të godinës ku zhvillohen mbledhjet e Komisionit të famshëm.

Venecia nuk përbën më lajm dhe nuk e tremb më Presidentin.

Në fund të fundit një President kërkon shumë pak! Do vetëm të përfundojë mandatin!

Këtë garanci duket se Ilir Meta e ka marrë!

Ndaj sot është i qetë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE