LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Sherri Basha-Mediu: “Nuk pyes për kryetarë degësh dhe kryebashkiakë"

25 Gusht 2019, 18:24, Opinione CNA
Ekskluzive/ Sherri Basha-Mediu: “Nuk pyes për kryetarë

Pak ditë më parë CNA.al raportoi për një debat të ashpër të zhvilluar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me Fatmir Mediun, kryetarin dhe aleatin historik të republikanëve. Një debat që i kishte tejkaluar komunikimet e forta politike dhe gati qe kthyer në një përplasje fizike, me qëndrimin e fortë të Fatmir Mediut që kishte vlerësuar se Basha me lëvizjet e tija të pastudiuara dhe pastrukturuara mirë e kish çuar opozitë në një rrugë pa krye.

Dhe tashmë opozita kishte mbetur jo vetëm pa mandate deputetësh e pa përfaqësim në institucione, duke dalë nga sistemi, por dhe pa kryetar bashkish.

Një gabim i dytë i përsëritur ky , që ndërkombëtarët e kanë kritikuar fort dhe që Mediu nuk bëri tjetër veçse ruajti pikërisht këtë linjë në vlerësimin e tij. Linjën e ndërkombëtarëve, duke pretenduar se PD duhet të  jetë më e hapur, më e qartë dhe më e drejtëpërdrejtë me ta, për të gjetur rrugët e kthimit brenda sistemit për të ecur përpara.

Por Lulzim Bashës e ka kundërshtuar fort këtë rrugë riintegrimi çka ka sjellë, më pas, dhe përplasjet, gjatë të cilave, në nervozizëm e sipër, Basha ka artikulur se nuk do t’ja dijë për askënd, për asnjë kryetar dege, për asnjë këshill kombëtar, kryesi apo kryetarët e bashkive.

Ky ka qenë qëndrimi i mbajtur nga Lulzim Basha, pas kërkesës së Mediut që të dëgjonte më shumë kryetarët e degëve. Të dëgjonte më shumë kryetarët e bashkive. Të hapte një dialog të brendshëm brenda opozitës, por edhe brenda Partisë Demokratike për të gjetur mundësinë e kthimit në institucione apo futjen e opozitës brenda sistemit, më pas për të marrë të gjitha garancitë për të pasur zgjedhje dhe për të luftuar në një formë tjetër.

Por Lulzim Basha duket se nuk ka as hallin e opozitës, as të Partisë Demokratike, as të republikanëve, as të kryetarëve të degëve, as të kryebashkiakëve, as të demokratëve dhe as të shqiptarëve, por ka hallin e kokës së tij. Dhe prandaj ai e ka thënë qartë në momentin e tij të nervozizmit: “Nuk dua t’ja dijë për asnjëri. As për kryesi, as për kryetar degësh, as për kryetar bashkie, as për deputet.

Mesaduket Lulzim Basha, tashmë, e ka ndarë mendjen. Duke luftuar ndërkombëtarët, duke ndjekur një linjë antiamerikane, duke u përplasur ashpër, duke bërë një politikë, nga gropa në gropë, pra duke hyrë në çdo gropë që i hapet Edi Ramës dhe kur Edi Rama del, ai që bie brenda është Lulzim Basha. Dhe konflikti Basha-Mediu këtë ka si finale: gropat ku zhytet opozita, pa pasur asnjë mundësi për të shpëtuar, për tu ringritur dhe për të rrëzuar Edi Ramën, duke ngritur, me shumë gjasa dhe dyshimin se Lulzim Basha vazhdon ende bashkëpunimin e tij me kryeministrin ende në funksion, Edi Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga