LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do vendosë tarifa ndaj verës/ Samiti "G-7", presidenti Trump kërcënon Francën

25 Gusht 2019, 16:58, Kosova & Bota CNA
Do vendosë tarifa ndaj verës/ Samiti "G-7", presidenti Trump

Përpara fillimit të samitit të “G-7”, që këtë vit po mbahet në Biarritz të Francës, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa ndaj verës franceze, që përfaqëson pjesën më simbolike të industrisë së vendit. Kjo deklaratë shtoi edhe më shumë tensionin mes udhëheqësve, të cilët vazhdojnë të jenë të ndarë për çështje si ndryshimet klimatike, përballja me Kinën dhe Iranin, apo mundësia e rikthimit të anëtarësisë së Rusisë në “G-7”, si dhe dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Ndërsa raporton lajmin radioja amerikane Zeri i Amerikës komenton se për shkak të këtyre diferencave të thella, konsensusi duket se ka pak shanse për t?u arritur. Pas sesionit të parë të së dielës, udhëheqësit nuk arritën dot një marrëveshje për ripranimin e Rusisë në “G-7” brenda vitit 2020. Rusia u dëbua pas pushtimit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Pas sesionit të parë të punimeve për ekonominë globale, politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë, qeveria franceze njoftoi se udhëheqësit kishin rënë dakort që Presidenti francez Emmanuel Macron t?i dërgojë një mesazh Iranit dhe të zhvillojë bisedime me zyrtarët iranianë. Nuk u dhanë detaje për përmbajtjen e këtij mesazhi dhe Presidenti Trump tha se nuk kishte diskutuar asgjë për ndonjë mesazh drejtuar Iranit apo për bisedime. Megjithatë, ai shtoi më vonë se nuk do të pengojë askënd që dëshiron të bisedojë me Iranin.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se nuk do të ketë një komunikatë të përbashkët në përfundim të samitit, duke përmendur ndër arsyet mosmarrëveshjet mes presidentit Trump dhe udhëheqësve të tjerë për çështjet kyçe. Donald Tusk, President i Këshillit Evropian, pranoi se ?është bërë gjithnjë e më e vështirë që të gjejmë gjuhën e përbashkët?. Kjo do të jetë hera e parë në historinë e “G-7”-tës që samiti do të përfundojë pa një komunikatë. Kujtojmë se pjesë e “G-7”-tës janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

 

Lajmet e fundit nga