Connect with Us

Zjarr i madh në Fushë-Krujë/ Rrezikohen banesat

Kronika

Zjarr i madh në Fushë-Krujë/ Rrezikohen banesat

Publikuar

-

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në Fushë-Krujë, pranë fabrikës së çimentos në fshatin Zallë.

Për shkak të flakëve që po përhapen me shpëjtësi rrezikon disa banesa dhe një bisnes aty pranë.

Sipas burimeve zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U arrestuan për ushtrimin e lojërave të fatit/ Gjykata cakton masën e sigurisë për disa të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës jep masat e sigurisë për të arrestuarit e 20 shkurtit, në kuadër të operacionit kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Mësohet se Gjykata ka lënë në burg disa nga të arrestuarit dhe ka liruar disa prej tyre. Ndër ta, 84 janë administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizoheshin lojërat e fatit.

Operacioni u shtri në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Fier.

Në total u arrestuan 115 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 24 dhe 2 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u sekuestruan në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë.

LEXO EDHE:  Flor Mumajesi i hedh “benzinë zjarrit”/A është në një lidhje me këngëtaren e njohur?

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

Disa nga masat e marra nga Gjykata:

-Ali Çaushi, arrest me burg.

-Ilirjan Balla arrest me burg.

-Redinel Hamolli arrest shtëpie.

-Erjon Kreka arrest me burg.

-Igli Spaholli arrest me burg.

-Klajdi Kuqo arrest me burg.

-Adi Murra arrëst shtëpie.

-Elvis Brahimi arrest me burg.

-Melaim Hyka arrest me burg.

-Endri Osmanaj arrest shtëpie.

-Taulant Reci arrest me burg.

-Haxhi arrest me burg.

-Erjon Muja arrest me burg.

-Klajdi Toska arrest shtëpie.

-Romir hamitaj arrest me burg.

-Ledion Malicka detyrim paraqitje.

-Klevis Dedja detyrim paraqitje.

-Isuf Tato detyrim paraqitje.

-Arjan Kasellari detyrim paraqitje.

-Drini Gora detyrim paraqitje.

-Denis Hysko detyrim paraqitje.

-Edrian Myftari detyrim paraqitje./ CNA.al

Policia zbardh detajet e operacionit/ Arrestohen 115 persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fyen dhe kundërshtuan policinë/ “Shqiponjat” arrestojnë dy të “fortët” në Bllok

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj janë vënë në prangat e bluve të kryqytetit, pasi kundërshtuan kontrollin e mjetit nga patrulla e policisë.

Sipas njoftimit, mësohet se në pranga janë vënë dy shtetasit me inicialet K.Rr., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç.

 Kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish Bllokut në orët e para të mëngjesit, kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke mos ju bindur urdhrit për kontrollin e mjetit, por me ndërhyrjen e forcave “Shqiponjat”, vihen në pranga .

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.RR., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke i penguar ata për të mos kontrolluar mjetin në të cilin qarkullonin, pasi kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut .

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët mali i Vashës në Elbasan/ E pamundur ndërhyrja

LEXO EDHE:  Flor Mumajesi i hedh "benzinë zjarrit"/A është në një lidhje me këngëtaren e njohur?

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia jep detaje/ Dyshohet se 30 vjeçarja u hodh vetë nga ballkoni i lokalit në Korçë

Publikuar

-

Nga

Policia jep njoftimin zyrtar për 30-vjeçaren që ra pasditen e sotme nga kati i 6 i një pallati në Korçë.

Blutë bëjnë me dije se e reja ka qenë në ambientet e lokalit që ndodhej në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet që kanë dërguar të renë drejt vetëflijimit.

Raportohet se ajo është dërguar me urgjencë në spital, ku është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 23.02.2020, në lagjen nr. 3, një shtetase rreth 30 vjeçe, pasi ka hyrë në ambientet e një lokali, ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur, ku për pasojë ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese.

LEXO EDHE:  Flor Mumajesi i hedh “benzinë zjarrit”/A është në një lidhje me këngëtaren e njohur?

LEXO EDHE:  Përplasen dy trailera dhe një makinë e vogël/ 2 të plagosur me urgjencë drejt spitalit

Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në reagimin e policisë.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE