LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e 26-vjeçarit/ Zbardhen detajet shokuese

24 Gusht 2019, 12:44, Denoncim CNA
Vrasja e 26-vjeçarit/ Zbardhen detajet shokuese

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë në faqen e tij në rrjetet sociale denoncimet e qytetarëve.

Sot Berisha ka publikuar një denoncim, i cili zbardh detaje tronditëse në lidhje me vrasjes e 26-vjeçarit Indrit Çela.

Qytetari akuzon shefin e komisariatit nr 2, i cili sipas tij me qëllim që të ndihmojë vrasësit ka fshehur për mbi 8 orë krimin.

Postimi i plotë i Berishës:

Akuzohet narkoshefi i narkokomisariatit nr 2 se ka fshehur per 8 ore faktet e vrasjes makabre te Indrit Çeles.

Ai e ka bere kete per te ndihmuar vrasesit.

Te dashur miq, tre dite me pare ne Tirane ndodhi nje vrasje makabre. Kriminele mizor me mbiemer Kusi vrane ne shtepine e tyre, tek punonte per ta, teknikun e ajrit te konficionuar 27 vjeçarin Indrit Çela.

Me kete rast i shpreh familjes te te ndjerit Endrit Çela solidaritetin dhe ngushellimet e mia me te ndjera. Kjo vrasje tronditi thelle shoqerine. Por megjithe arrestimet e bera perseri ka akuza te renda per narkoshefin e narkokomisaritit 2 se ai me qellim qe te ndihmoje vrasesit ka fshehur per mbi 8 ore krimin e shemtuar.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim si nje akt kriminal sa dhe vete ekzekutimi i te riut, shtoj se kjo eshte nje deshmi tjeter e bashkepunimit te narkoshtetit me krimin! sb/ CNA.al

Lajmet e fundit nga