Connect with Us

Vrasja e 26-vjeçarit/ Komiteti i Helsinkit mesazh organeve të drejtësisë

Kronika

Vrasja e 26-vjeçarit/ Komiteti i Helsinkit mesazh organeve të drejtësisë

Publikuar

-

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çela, dy ditë më parë në Tiranë.

Në një njoftim për mediat, KSHH kritikon ashpër drejtësinë shqiptare, e cila ka lënë të lirë autorët e krimit, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi, të dy me të shkuar kriminale.

Sipas KSHH, pavarësisht akuzave të rënda për krime ndaj jetës që rëndojnë mbi dy djemtë e pronarit të vilës 3-katëshe, ku u vra i riu, ata janë lënë të lirë nga organet e drejtësisë penale.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i drejton një mesazh organeve të drejtësisë, të hetojnë në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe objektive çështjen në fjalë si dhe çështje të tjera ku dyshohet se janë implikuar autorët e krimit.

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në kushtet kur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk është ngritur ende, i sugjeron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të kenë në vëmendje të veçantë të veprimtarisë, shkeljet e mundshme që mund të jenë kryer nga gjyqtarë dhe/ose prokurorë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e veprave penale për të cilat janë akuzuar në të kaluarën autorët e dyshuar të këtij krimi.”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Njoftimi i plotë:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njohur me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë shtetasi I.Ç. I riu 26 vjeçar, sipas informacioneve të publikuara në media dyshohet se është vrarë për motive të dobëta, teksa po punonte për montimin e një kondicioneri në një godinë në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

Autorët kryesorë të dyshuar për këtë ngjarje rezulton se janë larguar nga vendngjarja dhe sipas medias dyshohet se janë me precedentë të mëparshëm penale. Sipas medias, pavarësisht nga akuzat e rënda që rëndonin në ngarkim të tyre për kryerjen e krimeve ndaj jetës, ata janë lënë të lirë nga organet e drejtësisë penale.

LEXO EDHE:  Mamaja i vë flakën dados dhe varros trupin në oborrin e shtëpisë

E drejta e jetës është një e drejtë themelore kushtetuese dhe shteti ka detyrimin pozitiv ta mbrojë atë. Por pavarësisht nga ky detyrim, krimet me motive të dobëta apo nga persona të dyshuar se janë të përfshirë në veprimtari kriminale, vijojnë të marrin jetën e njerëzve të pafajshëm në vendin tonë.
KShH i sugjeron organeve të rendit që në përputhje me detyrat e parashikuara në ligjin për policinë e shtetit, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve kryesorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë. Ngjarja ku mbeti i vrarë shtetasi I.Ç ka ndodhur në një nga zonat afër qendrës së Tiranës, shumë afër institucioneve të policisë së shtetit.

KShH i sugjeron organeve përkatëse të procedimit penal të hetojnë në mënyrë të plotë, të gjithanshme dhe objektive çështjen në fjalë si dhe çështje të tjera ku dyshohet se janë implikuar autorët e krimit.
KShH, në kushtet kur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk është ngritur ende, i sugjeron Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të kenë në vëmendje të veçantë të veprimtarisë, shkeljet e mundshme që mund të jenë kryer nga gjyqtarë dhe/ose prokurorë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e veprave penale për të cilat janë akuzuar në të kaluarën autorët e dyshuar të këtij krimi.

Ndërkohë që sipas ligjit nr.115/2016, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i shpreh familjarëve të viktimës ngushëllimet e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U pezulluan nga SHÇBA/ Gjykata rikthen në detyrë dy policët

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Krujës rikthen në detyrë dy punonjësit e policisë të pezulluar për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për policët Muharrem Celami dhe Kadri Daci, të cilët janë ndihmës-specialistë për Rendin në Komisariatin e Policisë Krujë.

Gjykata la në fuqi kërkesën e Prokurorisë për 5 policët e tjerë, të cilët u pezulluan me vendim gjykate.

Kujtojmë se më 7 shkurt, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i pezulloi nga detyra pas një hetimi disa mujor.

LEXO EDHE:  Mamaja i vë flakën dados dhe varros trupin në oborrin e shtëpisë

LEXO EDHE:  Akuzat për fshehje të dënimit të gjykatës/ Reagon deputeti Ylli Shehu

Ata akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit, ndërtimin pa leje, kanë manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kanë penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës dhe nuk kanë raportuar disa ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kishin kërkuar azil/ Riatdhesohen nga Franca dhe Belgjika 40 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

40 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika.

Blutë bëjnë me dije se mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter, të nisur nga Lille, në Francë, u riatdhesuan 40 shqiptarë, nga të cilët 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.

Mësohet se prej 1 janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë, të kthyer deportiv dhe të riatdhesuar nëpërmjet fluturimeve me charter, në bashkëpunim me Frontex-in, të cilët kanë pasur si qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

LEXO EDHE:  Vrasja e avokatit në Elbasan/ Trondit Berisha

LEXO EDHE:  Vrasja e avokatit në Elbasan/ Trondit Berisha

Policia thekson se Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në Vlorë/ Digjen disa hektarë me shkurre

Publikuar

-

Nga

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, ku si pasojë e flakëve janë djegur disa hektarë me shkurre.

Për shkak të terrenit të vështirë, pasi është një zonë moçalore, zjarrfikësja e ka shumë të vështirë që të ndërhyjë për të shuar zjarrin.
Mësohet se në vendngjarje është vetëm policia e Orikumit e cila po mbikqyr situatën./CNA.al

LEXO TE PLOTE