Connect with Us

Vjen risia për qytetarët/ Drejtoria e Patentave ka një mesazh të rëndësishëm

Sociale

Vjen risia për qytetarët/ Drejtoria e Patentave ka një mesazh të rëndësishëm

Publikuar

-

Duke nisur nga data 16 shtator,  personat të cilët kanë patenta të dëmtuara apo të humbura nuk do të kenë më probleme.

Drejtori i Përgjithshëm i Targave dhe Patentave, Blendi Gonxhe, bën të ditur se në shtator do të ketë një tjetër risi.

Në rrjetet sociale ai shkruan se  “Përvec rinovimit, qytetari do gëzojë edhe të drejtën për të marrë dublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuar. Dublikati, pa qenë nevoja për një raport mjeksor apo foto të re, rikonceptohet si një shërbim I ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin”.

Tashmë, nuk do të duhet të paraqitesh tre herë për të marrë patenten dublikat. Duhet dorëzuar denoncimi, dhe në afat ligjor prodhohet kartoni dublikat, të cilën mund ta tërheqë edhe ndonjë i afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantët psh që duhet të udhëtojnë në vendet nga vijnë.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Patentat shqiptare nuk njihen në Itali

Dorëzohet kartoni i dëmtuar dhe merret dublikati Brenda 30 minuta. “Edhe nëse zgjedh rinovimin që kërkon foto të re dhe raprt mjeksor, aplikimi do të bëhet vetëm një herë për humbjen që ka detyrim denoncimin dhe në afatin ligjor prodhohet kartoni I ri. Kush dorëzon kartonin e dëmtuar dhe rinovon, e merr direkt”-shkruan Goxhaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri”/ Manastirliu bën sërish thirrje: Mos besoni mesazhe të sajuara

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka theksuar sërish se të gjitha informacionet për koronavirusin në rrugë jo zyrtare nuk duhen konsideruar.

Ajo shprehet se nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri deri në këto momente dhe bën thirrje të mos besojnë mesazhet zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim.

“Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

LEXO EDHE:  Ramës i dështon propaganda/ Qytetarët i “tregojnë vendin”

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Patentat shqiptare nuk njihen në Itali

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Luhatje moti gjatë javës/ Pas ditëve me diell rikthehen shtrëngatat

Publikuar

-

Nga

Në ditët në vijim vendi pritet të përfshihet nga luhatje të forta.

Deri në mesjavë, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Sipas shërbimit meteorologji ushtarak, ditën e enjte, rrymat arktike që pritet të përfshijnë Europën, në vend do të sjellin reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa reshjet e dëborës parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit. Në juglindje, do të mbeten të pranishme deri mëngjesin e të premtes.

Temperaturat, nën ndikimin e erërave të ftohta do të pësojnë rënie si më poshtë.

LEXO EDHE:  Sistemi i patentave/ Haxhinasto: Luftojmë falsifikimet, iu shërbejmë qytetarëve

LEXO EDHE:  Belgjika njeh zyrtarisht patentat shqiptare

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përhapja e koronavirusit/ Ish ministri i Shëndetësisë qetëson qytetarët: Asnjë arsye për alarm

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka reaguar lidhur me situatën e panikut nga koronavirusi që ka prekur qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vaili shkruan se nuk ka asnjë arsye për alarm.

Sipas tij ndjekja e këshillave të mjekëve dhe të Institutit të Shëndetit Publik janë të mjaftueshme për të vazhduar me qetësi përditshmërinë tonë.

“Shqipëria zero raste nga coronavirusi. Asnjë shenjë e pandemisë ne Shqipëri. Asnjë arsye për alarmizëm.

Ndjekja e këshillave të mjekëve dhe të Institutit të Shëndetit Publik të mjaftueshme për të vazhduar me qetësi përditshmërinë tonë.

LEXO EDHE:  Skandali i denoncuar nga CNA.al/ Jep dorëheqjen një tjetër komisioner i Drejtorisë së Patentave

LEXO EDHE:  Belgjika njeh zyrtarisht patentat shqiptare

Të mos ulet aspak vëmendja për gripin stinor i cili paraqet probleme tepër të rëndësishme që duhen vlerësuar seriozisht.

Maria Rita Gismondo, Drejtore e Laboratorit të Mikrobologjisë Klinike, Virologjisë e Diagnostikës, Bioemergjencave të Spitalit Sacco të Milanos tërheq vëmendjen se: Është çmenduri të ngatërrosh gripin me pandeminë e coronavirusit”, shkruan Vasili në postimin e tij të rradhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE