Connect with Us

U arrestua për korrupsion/ Katica Janeva në gjendje të rëndë

Kosova & Rajoni

U arrestua për korrupsion/ Katica Janeva në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Ish-Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva është në gjendje të rëndë shëndetësore në Shutkë, pas ndalimit të saj dy ditë më parë.

Sipas portalit “Skopje1.mk”, ajo nuk ka qenë mirë që para se të kapet nga policia.

Po sipas kësaj media, ajo po merr ilaçe për qetësim dhe kundër depresionit. Ndërsa problem tjetër është edhe tensioni i gjakut. Ajo vazhdimisht është nën mbikqyrjen dhe kontrollet e mjekut. Janeva dyshohet në rastin “Reket”, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç kërkon kompromis me Kosovën pa e njohur si shtet/Si kundërpërgjigjet Thaçi

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u është kundërpërgjigjur deklaratave të Aleksandër Vuçiçit i cili thotë se Serbia është e gatshme për një kompromis me Kosovën, por pa e njohur si atë si shtet.

Sipas Thaçit, deklarata të tilla janë thjesht provokime, dhe ai vetë shprehet se në tryezën e dialogut dy shtetet mund të ulen vetëm duke e njohur njëri tjetrin si të barabarta.

“Mesazhet nga Beogradi që duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës janë provokime. Pavarësia e Kosovës është një kompromis. Dialogu është i mundur bazuar në një parim: Dy shtetet duhet të njohin njëra-tjetrën si fqinj të barabartë, që lëvizin drejt integrimit në familjen Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  “Balili” mediat ndërkombëtare/ U dorëzua koka e trafikut të drogës

LEXO EDHE:  Dhunë në familje/ Arrestohet 52-vjeçari

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës në Greqi dha një intervistë për gazetën e njohur greke “Kathimerini”, ku foli për çështjen e gjetjes së një zgjidhjeje finale me Kosovën. Ai gjithashtu bëri një koment sa i takon idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve.

Vuçiç tha se janë të gatshëm të negociojnë për gjetjen e një zgjidhje kompromisi, por sipas tij njohja e Kosovës nuk mund të ndodhë. I pyetur rreth idesë së korrigjimit të kufijve si zgjidhje e mundshme për ngërçin me Kosovën, Vuçiç u përgjigj gjithashtu me një pyetje. “Cilët kufij do të diskutohen, atë të njohur nga Kina, Rusia, Greqia e Spanja, apo ata të njohur nga Franca e Gjermania?”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Peter Handke shpallet person “non grata” në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme për Kosovën, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka shpallur person non-grata në Kosovë, shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili mori çmimin NOBEL në letërsi për këtë vit.

Pacolli  shkruar se këtë vendim e ka marrë pasi Handke ka mohuar krimet e kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit madje ka dalë në mbështetje të tij.

LEXO EDHE:  Fshehu arrestimin e zyrtarit/ Xhafaj del zbuluar

LEXO EDHE:  A u kërkua arrestimi i Sali Berishës?!/ Reagon zyra e BE-së në Tiranë

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbeshtetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli në reagimin e tij në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kryebashkiaku kallëzon për trafik droge presidentin Vuçiç dhe vëllain e tij

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i qytetit Novi-Sad në Serbi, Milosh Vuçeviç, ka akuzuar presidentin serbAleksandar Vuçiç dhe vëllanë e tij për përfshirje në kultivimin e marijuanës.

Dyshohet se Vuçiç ka dorë në mirëmbajtjen e një ferme ku kultivohej kanabis mjekësor i subvencionuar nga shteti.

Mirëpo, një muaj më parë aty janë gjetur edhe bimë narkotike të paligjshme.
Kallëzimi i Aleksandër Vuçiç dhe vëllait të tij është bërë për lidhje të dyshimta me kultivues dhe trafikantë të marijuanës në vend.

Në fermën me të cilën dyshohet se vëllezërit Vuçiç kanë bashkëpunuar, muajin e kaluar janë gjetur dhe sekuestruar afro 4 tonë bimë marijuane.

Para se pronari i fermës të arrestohej, dyshohet se telefonoi vëllain e presidentit, por autoritetet e mohojnë këtë fakt.

“Dua t’ju njoftoj se sapo regjistrova paditë personale kundër Aleksandër dhe Andrej Vuçiç. Vëllezërit Vuçiç thuhet se janë përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike në një fermë të Jovanicës. Është lajm shqetësues që nuk duhet të na lërë indiferentë. Qytetarët duhet të dinë të vërtetën dhe sa më shpejt,” deklaroi Vuçeviç.

LEXO EDHE:  A u kërkua arrestimi i Sali Berishës?!/ Reagon zyra e BE-së në Tiranë

LEXO EDHE:  Lobimet ruse/ Prokuroria: Lulzim Basha arrestohet për financime nga krimi rus

Kryebashkiaku i Novi-Sadit, Milosh Vuçeviç, tha se qëllimi i kallëzimit të tij, në të vërtetë është me qëllim që të pastrojë figurën e kreut të shtetit nga akuzat.

Grupimet opozitare e quajnë nismën e anëtarit të partisë në pushtet një farsë politike.

Presidenti Vuçiç thotë se nismën e urdhëroi vetë për t’i dhënë fund gënjeshtrave pasi deklaratat e tij mohuese nuk po merren parasysh prej javësh./CNA.al

LEXO TE PLOTE