Connect with Us

Shtypi i ditës, 24 gusht 2019

Sociale

Shtypi i ditës, 24 gusht 2019

Publikuar

-

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 24 gusht 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Komunizmi, Meta: Të çlirohemi nga ankthi”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Ndryshojnë pagesat e reja për aftësinë e kufizuar”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Plumb kokës 25-vjeçarit për kondicionerin, zhduken autorët”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Mbesa e ish-presidentit, bashkëjetesë me modelen e “Playboy”. Martesa e Marina Vjollcës në krizë”.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, data 4 tetor 2017

“Shekulli” hapet me titullin “Vrasja e Indrit Celajt, akuzohen vëllezërit Kusi”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Agim Kajmaku i “dënuar në Greqi”, prokuroria nis hetimet”.

“Telegraf” hapet me titullin “Oferta gjermane zbraz QSUT nga mjekët dhe infermierët”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Dossier/ Ismail Ulqinaku, djali i heroit të rezistencës antifashiste Mujo Ulqinaku”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

A na mbron maska nga koronavirusi?/ Këshilla se çfarë duhet të bëjmë

Publikuar

-

Nga

Ditët e fundit është rritur frika për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, pasi deri tani në shtetin fqinj, Itali janë shënuar tre viktimat e para nga ky virus.

Njerëzit nëpër qytete, aeroporte kanë nisur të vendosin maska mbrojtëse, për të shmangur mikrobin e virusit të kalojë nga një njeri tek tjetri.

Por a na mbron maska nga koronavirusi?

Sipas Centre for Disease Control (CDC), maska të këtij lloji janë dizenjuar për të ndaluar përhapjen e stërkalave të virusit që mund të gjenerohen kur një njeri i infektuar flet, kollitet apo teshtin.
Këto stërkala, mund të transferojnë virusin tek personi i shëndetshëm nëse ai nuk ka një maskë të vendosur në fytyrë.

Në 2018-ën, ekspertë të Shëndetit Publik në Angli studiuan dhe arritën në përfundimin se efektiviteti i maskave është i kufizuar.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, e diel 11 Gusht 2019

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 1 korrik 2018

Sipas CBS NeËs, industria e maskave mbrojtëse është në kulmin e saj, pasi njerëzit po bëjnë çdo gjë për të mbrojtur jetën e tyre dhe të familjarëve, por a na mbron nga Koronavirusi?
“Nuk ka prova të mjaftueshme që sugjerojnë se mbajtja e një maske nga publiku i gjerë, sjell përfitime. Public Health Wales nuk do t’i inkurajonte njerëzit të blinin dhe të vendosnin një maske, përjashto rastin kur një mjek ua ka kërkuar diçka të tillë.”- është shprehur për BBC një prej përfaqësuesve të Shëndetit Publik në Uells të Britanisë së Madhe.

Por çfarë duhet të bëjmë për t’u mbrojtur?

Lani duart rregullisht me sapun, evitoni sa të mundni prekjen e syve, hundës apo gojës.
Në këtë mënyrë do të parandaloni mikrobet që merrni nga sipërfaqja.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri”/ Manastirliu bën sërish thirrje: Mos besoni mesazhe të sajuara

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka theksuar sërish se të gjitha informacionet për koronavirusin në rrugë jo zyrtare nuk duhen konsideruar.

Ajo shprehet se nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri deri në këto momente dhe bën thirrje të mos besojnë mesazhet zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim.

“Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, data 4 tetor 2017

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, data 4 tetor 2017

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Luhatje moti gjatë javës/ Pas ditëve me diell rikthehen shtrëngatat

Publikuar

-

Nga

Në ditët në vijim vendi pritet të përfshihet nga luhatje të forta.

Deri në mesjavë, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Sipas shërbimit meteorologji ushtarak, ditën e enjte, rrymat arktike që pritet të përfshijnë Europën, në vend do të sjellin reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa reshjet e dëborës parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit. Në juglindje, do të mbeten të pranishme deri mëngjesin e të premtes.

Temperaturat, nën ndikimin e erërave të ftohta do të pësojnë rënie si më poshtë.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 21 shkurt 2018

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 27 tetor 2017

 

LEXO TE PLOTE