Connect with Us

“Shqipëria që tallet”/ Gazetari “masakron” Gjonajn

Politikë

“Shqipëria që tallet”/ Gazetari “masakron” Gjonajn

Publikuar

-

Ministrja e Drejtesise, Etlilda Gjonaj ne deklarate per mediat, pergjigjet per emerimet ne burgje

Gazetari Blendi Salaj ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar sot në media, sipas të cilit ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shpenzuar mijëra euro për bileta, udhëtime dhe hotele luksoze.

Në një postim në rrjetet sociale, Salaj e cilëson këtë si një tallje me qytetarët e varfër shqiptarë, ku ndihma ekonomike për një familje në nevojë është 40 euro në muaj.

LEXO EDHE:  Studimi/Varfëria ndikon në jetën seksuale

“706 euro/nata në hotele luksi për Ministren Antikorrupsion. Shqipëria e pasur.
40 euro/muaji ndihmë ekonomike për familjet në nevojë. Shqipëria e skamur.
25 euro muaji ndihma për gratë e dhunuara. Shqipëria që tallet.
Shqipëria s’ka spitalet, shkollat, rrugët që meriton, dhe jo rastësisht.
A ju revoltojnë faktet? Këto janë vetëm një pikë në oqean.”-shkruan Blendi Salaj në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Rajubi

    24 Gusht, 2019 at 6:08 pm

    Ne rradhe te pare Është Kurve
    Ne rradhe te dyte Është e haremit te Edvin pallë Rames qe e qi cdo dore

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Unioni gazetarëve thirrje qeverisë/ Tërhiq urgjentisht paketën “Antishpifje”

Publikuar

-

Nga

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i ka bërë thirrje qeverisë të tërheqë menjwherw projektligjin e “Paketës Antishpifje”.

Në deklaratën për mediat thuhet se dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.

Njoftimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Kete thirrje e shperndan çdo anetar i UGSH

Unioni i Gazetareve Shqiptare bashkohet ne thirrjen:

Qeveri terhiq projektligjet e “Paketes Antishpifje”!

Gazetarët shqiptarë, mediat shqiptare, organizatat e medias dhe ato të shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë dhe pa negociata dy projektligjet e prezantuara si “Paketa Antishpifje”; i bëjnë thirrje Qeverisë që të tërheqë urgjentisht këto projektligje.Organizatat vërejnë se dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure, dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.
Çështjet e etikës, të tilla si e drejta e përgjigjes ndaj një akuze, apo e drejta e dhënies së fjalës para publikimit të një akuze, në çdo vend demokratik trajtohen nga kodet e etikës dhe organet vetërregulluese të medias.
Çështje të luftës hibride, dizinformimit, financimit me para të pista të medias apo partive politike nga politika apo krimi i organizuar janë të tilla që duhet të hetohen nga organet ligjzbatuese në përputhje me ligjet dhe garancitë që ofrohen nga ligjet ekzistuese, të tilla si kodi penal apo kodi i procedurës penale.
Shqipëria ka ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, përfshirë krijimin e një organi administrativ është krejtësisht i panevojshëm në një shoqëri demokratike.
Çështjet e shpifjes dhe fyerjes në Republikën e Shqipërisë dhe në çdo vend ku sundon shteti i së drejtës duhet të shqyrtohen vetëm dhe vetëm në gjykata si pushtet i pavarur. Tentativa për të zëvendësuar gjykatat me organe drejtpërsëdrejti në varësi të pushtetit politik përbën bazë për shkelje të rënda të të drejtave themelore të njeriut dhe mund të transformohet në një gur themeli për një regjim diktatorial.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manjani për të prekurit nga tërmeti/ “Veç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit”

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një status në rrjetet sociale, lidhur  me situatën nga tërmeti.

Sipas Manjanit, me këto ritme që po ecën qeveria për strehimin e banorëve, mbase vetëm dimrin tjetër mund të zgjidhet ndonjë gjë, pasi sipas tij, vetë konferenca e donatorëve që do të mbahet në janar, ka procedurat e veta deri sa parat të kalojnë  në borde e projekte.

Postimi i plotë:

Ushqehemi me lugë bosh.
=========
Kush ka mbetur pa shtëpi e pa ushqim nga tërmeti, të mos mërzitet fare. Opozita dhe media, gjithashtu të mos shqetësohen fare!

LEXO EDHE:  Furtunë në Hipoteka/ Shkarkohen tetë drejtues

LEXO EDHE:  Studimi/Varfëria ndikon në jetën seksuale

Ja, nga fundi i janarit do mblidhen donatorët. Pastaj Kryeministri mbushet me energji.

Në ardhtë ndonjë para (që kurrë nuk do jenë aq sa kemi nevojë), jalla nga maji-qershori mund të vijë. Sa të kalojë nëpër borde e vendime e projekte e më the e të thashë, iku dimri….

Ja ku dolëm më të fortë nga tërmeti!!!

Mbase bëhet ndonjë gjë që dimrin tjetër të zgjidhet ndonjë gjë… Ky dimër iku!

Pfffffffff.
Mjer ata që kanë hall, se përceç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit!

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupet e kërkim-shpëtimit s’kishin pajisje”/ Çako: Kush i fyen s’është shqiptar

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako foli ditën e sotme lidhur me akuzat se forcat e ndërhyrjes nuk kishin pajisjet e duhura për emergjencën civile që u krijua pas tërmetit të 26 nëntorit.

Çako deklaroi në “Ora News” se të gjitha strukturat kanë përdorur pajisjet që kanë pasur, ndërsa theksoi se kush fyen punën dhe kontributin e grupeve të kërkim-shpëtimit nuk është shqiptar.

“Nuk është e vërtetë që forcat e mbrojtjes nga zjarri kanë qenë pa kokore, pa mjete. Le t’i kthejnë pamjet filmike dhe të gjithë kontributin e këtyre njerëzve. Kanë qenë 38 jetë njerëzish që u shpëtuan nga këto forca. Ato kanë qenë po kaq aktive sa edhe heronj. Kush fyen dhe përbuz punën dhe kontributin e tyre, jo vetëm që nuk është shqiptar, por nuk është as realist, nuk ka as dashamirësinë më minimale”, tha Çako./ CNA.al

LEXO TE PLOTE