Connect with Us

Samiti i pasigurisë/ Krerët e G7-s takohen në Biarritz

Bota

Samiti i pasigurisë/ Krerët e G7-s takohen në Biarritz

Publikuar

-

Presidenti francez, Emmauel Macron është përgatitur më së miri për samitin e G7-s. Një sfidë diplomatike ndodhet para tij në fundjavë në Biarritzin francez, sepse axhenda përmban tema me potencial konflikti.

Vendi i njohur i pushimeve në Francë, Biarritz është gati për të pritur samitin e 7 vendeve më të industrializuara që fillon këtë të shtunë (24.08). Më parë presidenti francez, flet të premten me organizatat joqeveritare, të cilat ai donte t’i mbante fillimisht në distancë nga samiti i G7-s. Por pas ndryshimit të qëndrimit të presidentit francez, që lejoi praninë e organizatave qeveritare jo të pavarura në samitin e G7-s, Emmanuel Macron takohet me përfaqësues të tyre. Në qendër është tema kryesore e samitit – luftimi i pabarazisë sociale.

Samiti i 7 vendeve më të industrializuara zhvillohet nga e shtuna deri të dielën nën masa të forta sigurie. Macron kërkon të trajtojë në samit si pikë të parë edhe djegien masive të pyjeve në Amazona. Sipas tij këto djegie paraqesin një krizë ndërkombëtare.

Për samitin në Biarritz është mobilizuar një numër i madh policësh. Si vend i zhvillimit të samitit, presidenti francez ka zgjedhur hotel du Palais, rezidenca e dikurshme, të cilën Napoleoni III e ndërtoi si rezidencë vere për perandoreshën Eugeni. Eleganca mondane e pallatit i ka mbijetuar kohës.

Frankreich Biarritz Sicherheitsvorkehrungen vor G7 Treffen (picture-alliance/NurPhoto/J. Gilles)

Nuk parashikohet patjetër një deklaratë e përbashkët

Macron kërkon të mënjanojë në këtë samit dështimin e samitit paraardhës në Kanada. Vitin e kaluar, Trump hoqi dorë nga deklarata e përbashkët e samitit përmes twitterit, dhe ia dha fajin për këtë kryeministrit kanadez e mikpritësit, Justin Trudeau.

Megjithatë edhe në Biarritz qëndrojnë në axhendë tema me potencial konflikti. Raundi i ri në konfliktin tregtar mes SHBA-së e Kinës, marrëdhënia me Iranin, mbrojtja e klimës, çështja e tatimit të koncerneve globale dhe bashkëpunimi me Rusinë – në këto çështje SHBA me presidentin, Donald Trump ka qëndrime të ndryshme nga BE.

Përgjigja e Macron kësaj here për një deklaratë të përbashkët është pritja. Para samitit ai ka thënë, se “ne do të flasim në mënyrë jozyrtare për temat e rëndësishme – siguria, tregtia dhe ekonomia botërore, dhe do të shohim, nëse pas kësaj ka mjaft material për një deklaratë të përbashkët.” Kjo e thyen traditën e njohur katërdekadëshe të samiteve të G7-s, që janë kuptuar si bashkësi që mbi bazën e vlerave të përbashkëta politike dhe bindjeve ekonomike konsultohen në një atmosferë jozyrtare – pra multilateralizëm në formë të pastër.

G7-Gipfel in Kanada (picture-alliance/AP Images/The Yomiuri Shimbun)Merkel, Trump në samitin e G7-s në Kanada, 2018

Para samitit, presidenti, Emmanuel Macron dërgoi një paralajmërim ndaj fuqive perëndimore. Në kohën e fuqizimit të disa shteteve në Azi, perëndimi nuk mund t’i lejojë vetes asnjë dobësi dhe duhet të formësojë në mënyrë aktive “rendin e ri botëror”, ndryshe Europa ka gjasa të gjendet në fund në “rolin e vasalit”. Po ashtu konflikti tregtar me Kinën i ndezur nga presidenti Trump, pritet të hedhë hije në samit. Ndërkohë sipas qarqeve qeveritare amerikane, Trump pritet që në samit të kërkojë nga partnerët të ndjekin modelin ekonomik të SHBA – me ulje tatimesh dhe derregullim, që në fund kanë sjellë tregues ekonomikë më të mirë për SHBA se Europa.

Në samit priten edhe takime bilaterale të presidentit Trump me kancelaren Merkel, me mikpritësin Emmanuel Macron, kryeministrin britanik, Boris Johnson, kryeministrin japonez, Shinzo Abe, atë kanadez, Justin Trudeau, dhe kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, që është i ftuar në këtë samit./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Protesta dhe pasiguri në Bjellorusi/ Udhëheqësja e opozitës largohet nga vendi

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në Bjellorusi/ Udhëheqësja e opozitës largohet nga vendi

Pas fitores së Lukashenkos, kontestimit të rezultatit dhe fillimit të protestave, udhëheqësja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya, është larguar nga vendi dhe është e sigurt në Lituani. Lajmin e jep, ministri i Jashtëm lituanez Linas Linkevicius përmes një postimi në Twitter të martën. Më herët gjatë së hënës ai kishte shfaqur shqetësime për sigurinë e saj, duke qenë se për disa orë nuk u ishte përgjigjur thirrjeve ndërsa stafi i saj nuk kishte informacione për vendndodhjen.

Largimi i Tikhanovskaya vjen pas përshkallëzimit të protestave në Bjellorusi ku mbrëmjen e së hënës u raportua dhe për një viktimë mes protestuesve.

Përshkallëzimi i situatës në Bjellorusi ndodh pasi Tikhanovskaya humbi zgjedhjet presidenciale përballë Alexander Lukashenkos, i cili drejton vendin prej vitit 1994. Ky thuhet se mori mbi 80% të votave, ndërsa Tikhanovskaya nuk e pranoi rezultatin me pretendimet për manipulime në zgjedhje.



Dyshimet kryesore të opozitës janë prej faktit se në zgjedhje nuk kishte vëzhgues dhe komisionerë duke lënë hapësira për manipulime. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kritikuar procesin si dhe përshkallëzimin e dhunës.

Tikhanovskaya garoi në zgjedhje, pasi bashkëshortit iu ndalua të kandidonte dhe në fillim të vitit u arrestua me akuzat se ka bashkëpunuar me mercenarë rusë, akuza të cilat janë mohuar kategorikisht.

Policia vazhdoi edhe të hënën të shpërndante protestuesit me plumba gome dhe gaz lotsjellës, ndërsa një protestues humbi jetën pasi një objekt shpërthyes i shpërtheu në duar. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën polices shtatzënë

Publikuar

-

Nga

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën polices shtatzënë

Në Kosovë, Covid-19 i ka marrë jetën një femre shtatzënë. E reja, me profesion police nuk ka mundur të mbijetojë, pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua.

Sipas mediave kosovare, e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, ndërsa është personi i tretë në radhët e Policisë që nuk e fiton betejën me koronavirusin.

Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës.



Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka konfirmuar rastet e vdekjes në institucionin që punon ai.

“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën të cilët kanë qenë të prekur edhe nga Covid-19”, është shprehur ai. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid

Publikuar

-

Nga

Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid

Presidenti rus Vladimit Putin është lideri i parë global që njofton suksesin e shtetit në zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit Covid-19. Putin e krahason arritjen në shëndetësi me satelitin rus që arriti i pari hapësirën.

Megjithë shqetësimet nga ndërkombëtarët për sigurinë e vaksinës, presidenti rus shkruan se ajo i ka kaluar testet e sigurisë, dhe duhet parë edhe si shpresë për gjithë botën.

“Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh. Shkencëtarët rusë kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj. Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.

Pasi sateliti Sovjetik hapi rrugën për njerëzimin në hapësirë, tani vaksina ruse do t’i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska ​​dhe izolim shoqëror”, shkruan Putin në një postim në rrjetet e tij sociale.



Janë disa shtete që kanë punuar gjithë këto kohë për prodhimin e një vaksine kundër Covid, dhe nuk dihet nëse ajo që është prodhuar nga shkencëtarët rusë, do të pranohet edhe nga shtetet e tjera, sa kohë që dhe kompani gjermane, italiane, angleze apo amerikane janë duke punuar për të njëjtën gjë.

Sa i përket procedurave në vijim, një raport i Reuters,  tha se vaksina e parë e Rusisë do të miratohet nga rregullatorët këtë muaj, ndërsa prodhimi i kësaj vaksine është vendosur të fillojë në shtator.

Sa i përket fushatës së vaksinimit masiv, ajo pritet të hapet në tetor. /CNA.al

LEXO TE PLOTE