LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët nxjerrin “zbuluar” Ramën/ Zbulohet fasada e platformës për bashkëqeverisjen

24 Gusht 2019, 07:43, Aktualitet CNA

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar rastin e një tjetër qytetari qytetari, problemi i të cilit sipas Ramës është zgjidhur nga platforma e Bashkëqeverisjes, pasi ishte zvarritur për vite me radhë, nga Hipoteka.

Jani Daja, në videon e pasqyruar nga Rama me këtë rast, thotë se kishte 15 vjet që sorollatej nëpër zyrat e Hipotekës, por kishte vendosur të mos paguante asnjë lek, derisa të fitonte të drejtën që i takonte. Ai shtoi se vetëm pasi iu drejtua platformës, mori zgjidhje që kërkonte brenda 10 ditësh.

?Mirëmëngjes dhe me rastin e Jani Dajës, i cili duke u drejtuar në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, pas më shumë se 15 vite zvarritjesh mori më në fund hipotekën e shtëpisë dhe u bë shkas që kush e pengonte të largohej nga zyra e shtetit, ju uroj një fundjavë të mbarë,? ka qenë mesazhi i Kryeministrit Rama.

Por, pas këtij postimi të kreut të qeverisë, qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke treguar se realiteti me të cilin ata përballen çdo ditë, është ndryshe nga ai që propagandon Rama.

Një qytetar shkruan se i është drejtuar disa herë platformës së bashkëqeverisjes, por sipas tij nuk ka marrë përgjigje.

?Bravo të lumtë.. E gëzofsh..Ndërsa unë edhe platformës qe i jam drejtuar s?kam mare gje, por vetëm copy paste përgjigje. Duke pasur tapi origjinale të viteve 1938 dhe përfundimi asgjë. A mund të besoj tek Platforma bashkëqeverisjes????-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan ? Boll qenke sorollat dhe me kete qeveri. Pse krenohet Rama, se kuptoj. Puna nuk duhet ti kryhet nje individi qe nuk ka lenë derë pa trokitur, por zyrat e “shtetit” duhet te ju pergjigjen te gjithëve individeve njesoj. Kjo nuk eshte barazi. Korrupsion i gjallë?.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Keto probleme duhet të gjejne zgjidhjen ne institucionet e shtetit ligjerisht . Ju jeni shteti nuk jeni shoqate te krenoheni qe zgjidhet nje problem?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga