LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prova të reja me raketa të Koresë së Veriut

24 Gusht 2019, 13:17, Kosova & Bota CNA
Prova të reja me raketa të Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka kryer një tjetër provë me raketa balistike, duke shkelur një premtim bërë presidentit amerikan, Donald Trump, se do të përmbahet nga provat e tilla pas përfundimit të ushtrimeve ushtarake amerikane-koreane.

Presidenti Trump, megjithatë, tha se nuk i sheh provat e fundit të Koresë së Veriut si ?shkelje të zotimit?. Para se të largohej nga Washingtoni për të marrë pjesë në takimin e G-7-tës në Francë, presidenti amerikan tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ?ka qenë shumë i drejtpërdrejtë me mua… Atij i pëlqen të provojë raketat, por ne nuk kemi kufizuar kurrë raketat me rreze të shkurtër veprimi?.

Qeveria japoneze raportoi herët të shtunën për provat me raketa. Ushtria e Koresë së Jugut konfirmoi provat disa minuta më vonë, duke thënë se Koreja e Veriut hodhi raketat nga krahina e Hamgyongut jugor në bregdetin e saj lindor.

Sipas një deklarate të Shtatmadhorisë së Koresë së Jugut, raketat që vlerësohet të jenë ?me rreze të shkurtër veprimi? fluturuan rreth 380 kilometra, duke arritur një lartësi prej 97 kilometrash dhe një shpejtësi prej 6.5 Machës, (1 mach është i barabartë me 1225 kilometra në orë).

Një zyrtar i lartë amerikan i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara i dinë njoftimet ?për prova raketore të Koresë së Veriut dhe po e ndjekin situatën. Ne këshillohemi ngushtë me aleatët tanë japonezë dhe jugkorean?, tha ai.

Pas një takimi emergjent, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut shfaqi ?shqetësimin? për vazhdimin e provave nga Koreja e Veriut, pavarësisht përfundimit të ushtrimeve ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut./ VOA

Lajmet e fundit nga