Connect with Us

Panik në Tiranë/ Përfshihet nga flakët një pallat

Kronika

Panik në Tiranë/ Përfshihet nga flakët një pallat

Publikuar

-

Një pallat është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në kryeqytet.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e 6-të të një pallati në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse.

Deri tani nuk raportohet për persona të plagosur dhe as shkaku i zjarrit, ndërsa priten informacione zyrtare për ngjarjen./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Foto/ Çfarë po ndodh tek Gjykata e Krimeve të Rënda

Publikuar

-

Nga

Kanë kaluar më shumë se pesë orë dhe Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka ende një vendim për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Siç shihet edhe nga këto foto, holli kryesor i Gjykatës është i mbushur me gazetarë dhe operatorë, por edhe mbështetës të ish ministrit që vijojnë të jenë në pritje të vendimit.

Trupi gjykues, Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka janë mbyllur në dhomën e këshillimit, që prej orës 12:30, ndërkohë që ka dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, që po e ndjekin nga afër këtë proces.

Ndaj Tahiri, rëndojnë akuzat për 3 vepra të rënda penale: “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Vajza 13 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një vajzë 13 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të dytë  të banesës aksidentalisht.

Vajza është dërguar në spitalin e Gostivarit “Ferid Murat” me lëndime të shumta në trup.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar për drogë dhe prostitucion/ Gjykata e Apelit bllokon ekstradimin e Ilir Bajrit në Itali

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit Shkodër ka bllokuar ekstradimin në Itali të Ilir Bajrit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Relatore Vojsava Kola (Osmanaj), anëtare Aleks Nikolli dhe Marina Rraboshta, ka vendosur sot pranimin e ankimit të Ilir Bajrit duke prishur vendimin e shkallës së parë dhe vendosur kthimin për rigjykim të cështjes me trup tjetër gjykues.

Gjykata e Apelit Shkodër arsyeton në vendimin e saj, se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm në praktikë, i marrë në kundërshtim me ligjin procedural penal, provat e administruara dhe si i tillë duhet të prishet dhe ceshtja të kthehet për rigjykim në atë gjykatë, me trup tjetër gjykues.

Me zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, pritet që çështja të kthehet përsëri për gjykim në Shkallë të Parë.

Ilir Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës.

Kërkesa për ekstradimin e tij erdhi nga Italia, pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar me 5.6 vite burg për akuzën “trafik narkotikësh” dhe “shfrytëzim prostitucioni”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE