LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër “vrasje” që akuzon Bashkinë e Tiranës

24 Gusht 2019, 08:44, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në zonën e njohur si ?Unaza e re? në kryeqytet.

Një automjet tip ?Audi Q7?, që drejtohej nga një 32-vjeçar me inicialet E.S, ka përplasur një këmbësor te vendi i quajtur si ?rrethrrotullimi i Rolandit? dhe si pasojë 55-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Për më tepër, mësohet se viktima ishte një kalimtar i rastit, i cili po kalonte në anën tjetër të rrugës, aty ku përballë ndodhet një dyqan buke.

Por, përtej një aksidenti rrugor, kjo duket të jetë një ?vrasje? shtetërore.

Aksidenti ndodhi tek ?Unaza e re?, aty ku prej disa muajsh banorët protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre dhe ku ka më shumë se tetë muaj, që ajo rrugë është pa ndriçim, pa vija të bardha dhe me një trafik të mbingarkuar.

Unaza e re ka 80.000 banorë dhe është aksi i vetëm që lidh veriun me jug-lindjen si dhe 60% e trafikut të qytetarëve që hynë ose dalin nga Tirana, drejt jugut dhe veriut.

Ky duket të jetë ?krimi? i fundit, i cili i atribuohet kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, sepse ishte Bashkia e Tiranës ajo që hoqi ndriçimin në Unazen e Re për të bërë presion mbi banorët që protestojnë.

Por, ky nuk është ?krimi? i vetëm që rëndon në ndërgjegjen e Erion Veliajt. Një tjetër ?vrasje? është edhe ajo e Ardit Gjoklajt, 17-vjeçari i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, në 7 gusht 2016, ku një ekskavator e shkeli për vdekje.

Ai ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë ?3R? shpk në Sharrë, me shpresën se do të mblidhte paratë e nevojshme për të blerë librat e shkollës.

Vendi i punës ishte reklamuar i sigurtë nga ?lali Eri?, por 17 vjeçari dha frymën e fundit, i masakruar në këtë impiant.

Përtej faktit se Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj asnjëherë nuk mbajti përgjegjësi për këtë ngjarje, tashmë kemi një tjetër humbje jete, për të cilën siç duket, gishti drejtohet sërish nga Bashkia e Tiranës./ CNA.al

Milioneri që “vrau” Ardit Gjoklajn/ Erion Veliaj, nga skandalet tek pasuria

Veliajt i bie maska e propagandës/ Qytetarët refuzojnë â??vrasësinâ? e Ardit Gjoklajt

â??Të vret natën dhe të qan ditënâ?/ Bamirësi Erion Veliaj, i “përlyer me gjakun” e Ardit Gjoklajt

Lajmet e fundit nga