LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrupsioni nuk njeh kufi/ Zbulohet "krimi" që firmosen Rama, Gjiknuri dhe Kumbaro

24 Gusht 2019, 12:07, Denoncim CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit qeveria ka dhënë leje për ndërtimin e një HEC-i, në Lumin e Shmilit, Rapu.

Sipas denoncuesit, i cili e cilëson këtë si krim të rëndë mjedisor, me vendim Nr. 07. Date 10.11.2017, kryeministri Edi Rama miratoi lejen e ndertimit per Objektin “Ndertimi i burimit te ri gjenerues te energjise, Hidrocentralit “KALIS”, ne ujrat e rrjedhes se se lumit te Shmilit, dege e lumit shkumbin, Bashkia Librazhd.

Gjithashtu denoncuesi thekson se me ndërtimin e këtij HEC-i, lumi në fjalë nuk do të ekzistojë më.

Ndër të tjera, denoncuesi bën fajtorë për këtë, kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damin Gjiknuri, ish-ministres e Kulturës, Mirale Kumbaro dhe Bashkinë e Librazhdit.

Postimi i plotë i Berishës:

Zhduket Lumi Rapun!
Korrupsioni i Edvin Mafise nuk njeh kufi!

Ne nje krim te rende mjedisor Edvin Hajnia firmos zhdukjen e Lumit te Shmilit, Rapu.

Lexoni keto denoncime ne mesazhin dhe dokumentat e qytetarit dixhital. sb

pershendetje dr po ju njoftoj per nje krim te rende mjedisor te kryeministrit Edi Rama ne Çermenike.
Me vendim Nr. 07. Date 10.11.2017, kryeministri Edi Rama miratoi lejen e ndertimit per Objektin “Ndertimi i burimit te ri gjenerues te energjise, Hidrocentralit “KALIS”, ne ujrat e rrjedhes se se lumit te Shmilit, dege e lumit shkumbin, Bashkia Librazhd.

Por sot heshten te gjithe ata bukëshkelesa, te votbesuar maksimalisht do te thoja nga kjo krahine qe kane dore ne dhenien e kesaj palo-leje per ndertimin e Hec-it.

Duke filluar me:
1. Kryeministrin E.Rama (firmetar)
2. Ish-Min. Energjise dhe Infrastruktures Damian Gjiknuri. (firmetar)
3. Ish-Min. Kultures Mirela Kumbaro.(firmetar)
4. Bashkia Librazhd (ne dijeni te plote te projektit dhe duke i mbyllur te dy syte sic u be me Hec-in tjetr perseri ne lumin Rrapun, qe u ndertua vepra, ne kundershti flagrante me dispozitat ligjore).

[Bashkelidhur dokumentacionet e firmosur nga zoterinjte e lartpermendur…]

Lajmet e fundit nga