Connect with Us

“Iu shtua një tjetër vrasje në listë”/ Klevis Balliu “masakron” Veliajn

Politikë

“Iu shtua një tjetër vrasje në listë”/ Klevis Balliu “masakron” Veliajn

Publikuar

-

Siç është bërë traditë, tashmë prej muajsh, banorët e Unazës kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë kundër projektit që prish banesat dhe bizneset e tyre.

Si çdo herë, me ta është bashkuar edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu i cili hodhi akuza të forta ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Duke iu referuar ngjarjes së mbrëmshme, ku një qytetar humbi jetën aksidentalisht në këtë zonë, pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën, për shkak të mungesës së ndriçimit, Balliu theksoi se ky rast ishte një tjetër viktimë që i shtohet listës së kryebashkiakut.

“Ne ta kemi thënë ty dhe gjithë qeverisë tënde të drogës, sill dritat se këtu kalojnë fëmijë, kalojnë zonja, burra, të rinj, qytetarë.

Kalon zotëria në punën e tij dhe vdes. Po vdesin qytetarët kot duke ecur në rrugë, dhe kjo për të mbajtur pushtetin Edi Rama.

LEXO EDHE:  Gjermani/Burg të përjetshëm infermierit që vrau 30 pacientë

Shkon zotëria për të rreugulluar kondicionerin e vrasin! Pse ndodhin këto!? Sepse sot policia dhe Prokuroria nuk merren më me kriminelët por me qytetarët.

Shikoni ja ku e keni kryetarin e bashkisë! Kush do ma shpjegojë pak, mirë që nuk dinkan gjë për rilindjen se rilindja drogën e ka kriter. Droga, krimi dhe Edi Rama janë të pandashme nga njëra- tjetra. Po kryetari i bashkisë së Vorës. Po për të kush mban përgjegjësi!?

Kriminelët dhe banditët janë të mirë vetëm për të vjedhur dhe kjo është arsyeja pse Edi Rama inkriminojë institucionet e shtetit”, theksoi ndër të tjera Balliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“U vënë dorën në ballë/ Qeveria asnjë mjet teknologjik kontrolli për të prekurit nga koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili thotë se qeveria nuk ka asnjë paisje të tekonoligjisë së fundit për të identifikuar personat e prekur nga koronavirusi.

Sipas qytetarit, e vetmja mënyrë për të kntrolluar është vënia e dorës në ballë.

“Papërgjegjësi totale e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisa! Asnja kontroll i atyre që hynë në Shqipëri për Koronavirus! Qendrim kriminal! Asnjë mjet teknologjik kontrolli pervçse u venë njerëzve dorën në ballë”, shkruan Berisha bashkëgjitur mesazhit të qytetarit dixhital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bie nga kati i gjashtë në Korçë/ Vajza në gjendje kritike për jetën

Publikuar

-

Nga

Një vajzë ka rënë nga kati i gjashtë në Korçë, pak momente më parë.

Mësohet se vajza 30-vjeçare ka rënë nga taraca e një lokali dhe është në gjendje kritike për jetën.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije identiteti apo rrethanat se si e reja ra nga lartësia, por është dërguar menjëherë në spital.

LEXO EDHE:  “Trondit” Artan Hoxha/Priten viktima në radhët e policisë! Të zbardhet krimi në Sukth

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Përgjaken rrugët, vdes këmbësori

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e Metës për protestë/ Basha: Nuk është për partitë politike, por për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për thirrjen e presidentit Ilir Meta për të protestuar në Bulevard në 2 mars.

Basha deklaron se Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Ai thekson se si qytetar, nuk do të mbyllë sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen dhe demokracia është në rrezik.

Basha e cilëson të drejtë thirrjen e Kreut të Shtetit, për të cilën pretendon se nuk është për partitë politike, por për qytetarët.

“Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa. Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën! Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar.”, shkruan lideri i opozitës në një postim në rrjetet sociale.

Kryedemokrati thekson se e vetmja zgjidhje demokratike është përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe mbajtja e menjëhershme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

LEXO EDHE:  Gjermani/Burg të përjetshëm infermierit që vrau 30 pacientë

LEXO EDHE:  Aksidentoi këmbësorin sot në Pogradec/ Pranga shoferit

“Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta. Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur.

Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve, për tu kthyer bashkitë shqiptarëve, për tu kthyer ekonominë shqiptarëve, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka Një zgjidhje demokratike: Përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe menjëherë mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme! Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetjen e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet”, nënvizon Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE