Connect with Us

Ishulli mё i madh i botёs/ Disa fakte pёr Groenlandёn

Blog

Ishulli mё i madh i botёs/ Disa fakte pёr Groenlandёn

Publikuar

-

Groenlanda ndodhet pothuajse nё Polin e Veriut dhe Donald Trump do ta blejё ishullin arktik. Kjo tashmё dihet. Por a e dini, se amerikanёt kanё dashur ta blejnё edhe mё parё Groenlandёn? E qё atje dikur ka pasur pyje?    

Sado absurde tingёllon, qё Donald Trump do ta blejё Groenlandёn, nё fakt kjo ide nuk ёshtё edhe fort e gabuar. Edhe njё herё tjetёr njё president i SHBA-sё ka dashur ta blejё Groenlandёn: Harry Truman, pas Luftёs sё Dytё Botёrore, pёr 100.000 Dollarё. Edhe atёherё qeveria daneze pati refuzuar.

Por pёrse Groenlanda, ishulli mё i madh i botёs – gjashtё herё mё i madh se Gjermania – i pёrket njё vendi tё vogёl siҁ ёshtё Danimarka? Gjeografikisht ishulli ndodhet qartazi nё Amerikёn e Veriut, skaji mё veri-perёndimor i Groenlandёs ndodhet fare pranё brigjeve tё Kanadasё.

Danimarka nё tё kundёrt ndodhet mё shumё se 3000 km larg Groenlandёs dhe midis tyre ndodhen Islanda dhe njё pjesё e Norvegjisё.

E gjitha ka nisur me vikingёt dhe me gjuetinё e balenave. Vikingёt nё shekullin e 18 dhe 19 mёsynin nga Norvegjia nё masё drejt Holandёs, Gjermanisё dhe Danimarkёs. Ata ndёrtonin vendbanime dhe baza mbrojtёse. Ka pasur mjaft konflikte, por mё nё fund danezёt fituan dhe pёrfundimisht Groenlanda e akullt mё 1933 i kaloi Danimarkёs.

Groenlanda ka qenё dikur e gjelbёr

Groenlanda quhet vendi i gjelbёr. Sepse edhe nёse sot as qё mund tё pёrfytyrohet – pasi 85 pёrqind e ishullit ndodhet nёn njё shtresё akulli – dikur nё Groenlandё ka qenё shumё mё ngrohtё. Studiuesit kanё gjetur gjurmё tё ADN-sё sё pemёve, tё fluturave dhe tё tjera insekteve. Para 450.000 deri nё 900.000 vjetёsh Groenlanda ka qenё e mbuluar prej pyjeve tё dendur.

Shtresa e akullit, qё ka ende njё trashёsi prej rreth 3800 metra, po pakёsohet sepse akullnajat shkrijnё. Pёrveҁ kёsaj bien gjithnjё e mё shumё shira, e kjo e intensifikon shkrirjen e akullnajave. Studiuesit kanё llogaritur qё niveli i detit nё mbarё botёn do tё rritej mё shumё se shtatё metra, nё rast se do tё shkrihej i gjithё akulli i Groenlandёs.

Infografik Karte USA-Grönland-Dänemank EN

Pak njerёz, aspak rrugё

LEXO EDHE:  Pse rendi ndërkombëtar liberal, do të ekzistojë edhe dekadën e ardhshme

Sot nё Groenlandё janё vetёm brezat bregdetar pa akull tё banueshme. Kryesisht nё brigjet perёndimore klima fale rrymёs sё Golfstrimit ёshtё mё e pёrshtatshme pёr jetesё. Kёtu ndodhen edhe shumica e fshatrave si dhe kryeqyteti Nuuk. Ai ka 18.000 banorё dhe ёshtё qyteti mё i madh i Groenandёs. Gjithsej nё ishull jetojnё 56.000 banorё dhe dendёsia e popullsisё ёshtё mё e ulёta nё botё. Vetёm nё Artik jetojnё mё pak njerёz se nё Groenlandё.

Nё mbarё ishullin mungojnё rrugёt e hekurudhat, qё mund tё lidhin qytetet dhe fshatrat. Rrugё ka midis qyteteve, por ato pёrfundojnё nё periferi tё qytetit. Pёr tё shkuar nga njё qytet nё tjetrin banorёt e Groenlandёs pёrdorin avionё, anije, helikopterё, gomone ose slita me qen.

Me ndryshimin e klimёs edhe nё Groenlandё mund tё ndryshojё diҁka. Mё pak akull nё kёtё ishull nёnkupton edhe mё shumё hapёsirё jetese pёr njerёzit. Shkrirja e akujve ҁliron lёndё tё para tё rёndёsishme, tё cilat janё tё mbrojtura: Ndёr tё tjera naftё, minerale tё rralla, gaz natyror dhe uran.

Sё shpejti do tё nisё gjuetia pёr elementё tё tillё. E presidenti i SHBA-sё si biznesmen ka njё nuhatje tё fortё pёr tё tilla gjёra./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Amerigo Vespuçi, eksploratori i harruar, që i vuri emrin Amerikës

Publikuar

-

Nga

Epoka e eksplorimeve të mëdha, është sigurisht një nga periudhat më dramatike të historisë evropiane. Shumë lundërtarë dhe eksplorues, ishin të magjepsur nga mundësitë që ofronte një botë e re jashtë kufijve të njohur të Evropës, dhe që ndodhej shumë larg, përtej oqeanit.

Në Botën e Re, kishte shumë mundësi për të bërë tregti, për të kërkuar dhe mbledhur ar, pushtuar territore të reja dhe për të shfrytëzuar pasuritë e tyre. Sot e njohim këtë Botë të Re si Amerika, por a e dini se nga erdhi emri i saj? Nga lundërtari i famshëm nga Firence e Italisë Amerigo Vespuçi, një personazh që është shpesh në hije nga figura e Kristofor Kolombit.

Amerigo lindi në vitin 1454, në familjen e shquar Vespuçi të Firences. Që i vogël, Amerigo u edukua nga xhaxhai i tij, Xhorxho Vespuçi, një prift domenikan. Ai studioi artet, letërsinë, matematikën, dhe mbi të gjitha gjeografinë. Më vonë, u dërgua të studiojë në Universitetin e Pizës.

Në Firence Amerigo u njoh me anëtarët e familjes të shquar Mediçi, ku nisi të merrej me tregti. Ai fitoi një pozitë të lartë në shtëpinë e Lorenco de Mediçit, për shkak të aftësive në diplomaci, oratori dhe njohjen e mirë të mënyrës se si zhvillohej tregtia në atë kohë.

Puna e çoi në qytetin e Barcelonës në Spanjë. Në atë kohë, Gadishulli Iberik ishte një vend shumë fitimprurës për biznesmenët dhe aventurierët, sidomos për eksploruesit portugezë, spanjollë dhe financuesit e tyre. Vespuçi hapi një biznes në Spanjë, me qëndër në Sevilje, ku u mor me furnizimin e anijeve spanjolle që përdoreshin për eksplorimin e tokave të reja.

Rreth kësaj kohe, familja mbretërore e Kastiljes u konfliktua me Kristofor Kolumbin, dhe prishi marrëveshjen që kishte me të. Më vonë, ajo licencoi lundëtarë të tjerë të shquar që të udhëtonin në Inditë Perëndimore. Mendohet se në një rast, Vespuçi u njoh dhe lundroi bashkë me Kolombin.

Por më pas nisi eksplorimet e tij. Ai lundroi me Alonso de Hojedën në një nga udhëtimet e tij, duke e shoqëruar këtë të fundit si astronom dhe tregtar. Vespuçi nuk ishte një eksplorues i zakonshëm. Si një njeri shumë i ditur, ai shfrytëzoi dijet e tij në astronomi gjatë lundrimit.

Kur u rikthye në Spanjë, Amerigo Vespuçi nuk pranoi për arsye që ende nuk dihen, ofertën për të lundruar edhe një here në botën e re për llogari të qeverisë spanjolle. Por duke parë suksesin e marinarit portugez Vasko da Gama, që lundroi me sukses rreth kontinentit afrikan, Vespuçi e kuptoi se edhe atij i duhej të lundronte për llogari të portugezëve, në mënyrë që të bënte emër. Dhe kjo edhe për shkak se portugezët zotëronin anije shumë më të shpejta, dhe më të forta se ato të spanjollëve. Prandaj, Vespuçi u nis nga Portugalia në majin e vitit 1501, nën drejtimin e 3 anijeve portugeze, për të zbuluar të ashtuquajturën Ngushtica e Katigarës, të cilën Ptolemeu pretendonte dikur në shkrimet e tij se të çonte në Azi.

LEXO EDHE:  “Më duhet të shkoj tek fëmijët e mi”/Modelja shqiptare fajëson Trump për trafikun

LEXO EDHE:  Takimi historik në Vietnam/ Marrëveshje mes Trump dhe Kim Jong-un?

Por në vend të tij Vespuçi udhëtoi përgjatë bregdetit të Amerikës së Jugut, një rrugë që do ta bënte gjithsesi të famshëm. Kur e kuptoi se nuk ishte pranë Azisë, por se kishte zbuluar një kontinent tërësisht të ri, që shtrihej midis Azisë dhe Evropës. Ai nxitoi t’i shkruante Lorenzo Mediçit mbi banorët e vendit të ri, florën dhe faunën e tokës së re.

Në letër, Vespuçi shkruante se kishte zbuluar një kontinent të ri. Ai kreu gjithsej 4 udhëtime drejt Botës së Re, edhe pse studiuesit sot janë të pasigurtë për 2 nga këto udhëtime. Pas eksplorimeve të tij revolucionare, Vespuçi u rikthye në Portugali, dhe qëndroi aty deri në vitin 1504. Më pas shkoi sërish në Sevilje të Spanjës.

Ai kishte plane të shumta për eksplorimee të mëtejshme, por ato u lanë mënjanë kur mbreti i Spanjës Ferdinand e shpalli Vespuçin si detarin kryesor të mbretërisë në vitin 1508. Ai ishte i detyruar t’u mësonte lundërtarëve të rinj të gjitha sekretet e një udhëtimi të sigurtë, dhe për në destinacionin e duhur.

Mjerisht, nuk qëndroi gjatë në këtë post, pasi vdiq nga malarja më 22 shkurt 1512. Ndonëse ishte i martuar, nuk pati fëmijë. Vespuçi la pas një trashëgimi të përjetshme. Ai frymëzoi dhe trajnoi një brez të tërë lundërtarësh të ardhshëm, shumë prej të cilëve vazhduan të kërkojnë një kalim të shkurtër për në Azi, duke lundruar rreth cepit fundor të Amerikës së Jugut.

Vespuçi ishte evropiani i parë që shkeli brigjet e Brazilit. Gjatë udhëtimeve të tij, ai eksploroi rreth 9.700 kilometra vijë bregdetare, një rekord që nuk është thyer nga asnjë lundërtar tjetër më vonë. Për më tepër, ai ishte i pari që zbuloi ekzistencën e rrymës ekuatoriale, dhe shfrytëzoi ciklin hënor, për të përcaktuar me saktësi kordinatat gjoegrafike.

Por arritja e tij më e rëndësishme ishte kuptimi i tij se “periferia e Azisë” që zbuloi Kolombi, nuk ishin asfare pranë Azisë, por se ishte në fakt një kontinent. Dhe kjo Botë e Re u quajt Amerikë, forma femërore e emrit të Amerigo në gjuhën latine. Fatkeqësisht, ai është lënë shpesh nën hije nga Kristofor Kolombi, që padyshim e zbuloi kontinentin amerikan, por pa e kuptuar këtë gjë./Ancientorigins/ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Britania votoi për pavarësi, por ajo po izolohet nga bota

Publikuar

-

Nga

Nga Jeremy Shapiro, “European Council on Foreign Relations”

* Më 31 Janar, Britania e Madhe do të dalë më në fund nga makthi i saj i gjatë kombëtar i Brexit. Dhe ajo duhet të përballet tashmë me disa realitete të reja të ashpra. Sot bota është bërë një vend akoma më i frikshëm dhe jo-mikpritës, më shumë sesa dukej pas referendumit pro Brexit në vitin 2016.

Në vitin 2020 do kemi një Luftë e re të Ftohtë, por më moderne midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, në një epokë në zhvillim të rivalitetit gjeopolitik, dhe kur neutraliteti duket një opsion gjithnjë e më i paqëndrueshëm.

Në këtë situatë të re, Britania ka më pak partnerë të cilët jane edhe më pak të besueshëm se sa vetëm 3 vjet më parë. Shtetet e Bashkuara janë mbyllur në vetvete dhe drejtohen nga Donald Trump, që nuk ka asnjë lidhje sentimentale me Evropën apo Britaninë.

Bashkimi Evropian është i dobësuar nga ndarjet e brendshme, veçanërisht nga vetë Brexit, dhe shumë prej vendeve anëtare e kanë ndjerë psikodramën që ka përjetuar Mbretëria e Bashkuar gjatë 3 viteve të fundit. Pjesa më e madhe e Komonuelthit, mbetet e mërzitur nga kolonializmi, dhe është thellësisht e interesuar për një riafrim me Britaninë.

Britania votoi për pavarësinë, por në fakt ka sjellë izolimin. Përgjigja e saj ndaj gjithë kësaj situate është një parullë: ”Britania globale”. Termi, evokon një nostalgji perandorake për një periudhë në të cilën Britania ishte artizane e fatit të vet. Por, siogurisht që ajo kohë ka ikur, dhe sot, Britania mund të ketë një ndikim global vetëm nëse punon në mënyrë efektive dhe të ngushtë me partnerë që ndajnë të njëjtat parim dhe vlera.

Cila është strategjia për të krijuar një lidhje të tillë me një SHBA dominuese, me një Evropë të pakënaqur, apo me një Komonuelth të painteresuar? Dhe si do të manovrojë Britania në përçarjet që ekzistojnë midis Evropës dhe Amerikës? Vetë qeveria britanike nuk ka asnjë ide se si do t’i përgjigjet këtyre pyetjeve, koncepti i Britanisë Globale.

Sekretari i Jashtëm, Dominik Rab, sugjeron se ky term do të thotë se Britania “po udhëheq përmes shembullit si një forcë pozitive në botë”. Por me siguri askush në Rusi, Kinë, Indi, apo kudo tjetër, nuk pret që t’i thuhet nga Britania se çfarë është e drejtë dhe e mirë. Qeveria ka vendosur të ndërmarrë atë që premtoi kryeministri Boris Xhonson, “rishikimin më të madh të politikës së sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme që nga fundi i Luftës së Ftohtë”. Një rishikim i tillë është i nevojshëm, por është gjithashtu një metodë e vjetër për të shmangur vendimet e vështira.

Dhe shumë nga ato vendime nuk do të presin rezultatet e rishikimit të këtyre politikave. Amerika e Trump e sheh Britaninë e post-Brexit si hallkën më të dobët në përpjekjet evropiane për të sfiduar politikat amerikane të sigurisë. Londra është e izoluar dhe ka një nevojë të dëshpëruar për një marrëveshje tregtare, gjë që administrata Trump duket se synon ta shfrytëzojë.

Një zyrtar i administratës Trump i larguar së fundmi, i tha këtë javë BBC-së se, nëse Britania do një marrëveshje të mirë tregtare, ajo duhet të kishte “rregulluar më mirë politikën e saj të jashtme ndaj Brukselit’, dhe të rrëzojë marrëveshjen bërthamore me Iranit. Më pak se një ditë më vonë, u zbulua se administrata Trump e kishte kërcënuar Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Francën, me tarifa mbi makinat, nëse ato nuk ndiqnin linjën e SHBA-së përballë Iranit.

LEXO EDHE:  Trump: Clinton kandidatja më e korruptuar e të gjitha kohërave

LEXO EDHE:  Sistemi zgjedhor, mund t’i garantojë fitoren konservatorëve në Britani

Xhonson ka reaguar ndaj këtij presioni, duke bërë sërish thirrje për nëj marrëveshje të re në stilin e Trump me Iranin, duke sinjalizuar kësisoj braktisjen e marrëveshjes aktuale me Teheranin mbi programin e tij bërthamor. Prova tjetër është duke ndodhur. Në fillim të kësaj jave, qeveria e Xhonsonit kundërshtoi përpjekjet e SHBA-së për të bindur Londrën të pengojë komopaninë kineze “Huaëei” të sigurojë paisje për rrjetin britanik 5G.

Por duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, duhet të pyesim nëse ky vendim do të qëndrojë në fuqi, pasi Trump të nisë të kërcënojë marrëdhëniet SHBA-Britani në fushën e shërbimeve inteligjente, apo marrëveshjen e shumëpërfolur të tregtisë mes 2 vendeve.

Dhe këtu, ironia është se Britania ka shumë më tepër nevojë për një marrëveshje tregtare me BE-në, sesa me SHBA-në. Tek e fundit, Mbretëria e Bashkuar i dërgon 47 për qind të eksporteve të saj në BE, dhe vetëm 13 përqind në SHBA. Siç e dëshmon edhe çështja e Iranit, Britania është më afër partnerëve të saj evropianë në shumicën e sfidave gjeopolitike, sesa me Amerikën e Trumpit.

Për më tepër, shumë britanikë nuk e konsiderojnë më SHBA-në një partnere të besueshme. Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Uollas, shprehu javën e shkuar shqetësimin se nën Trumpin SHBA-ja po tërhiqet nga bota, dhe se Britanisë mund t’i duhet të luftojë konfliktet e ardhshme pa ndihmën e saj.

Në këtë kontekst, dikush mund të presë që Londra të synojë riparimin urgjent të lidhjeve të saj me partnerët e BE-së, veçanërisht Berlinin dhe Parisin. Por qeveri aktuale britanike u formua nga një Brexit, të cilën mbështetësit e kanë cilësuar prej kohësh si një deklaratë pavarësie ndaj diktateve të BE-së, Francës dhe Gjermanisë.

Mjerisht, bota nuk është formësuar nga nevojat politike të mbështetësit të Brexit. Amerika, të paktën nën këtë president, do të mbetet një partnere jo e besueshme dhe e pamëshirshme. Ndaj shmangia e një izolimi do të kërkojë një marrëdhënie të ngushtë me Francën, Gjermaninë dhe BE-në, që nga ana tjetër, do të kërkojë kompromise të vështira ekonomike dhe politike.

Por, për shkak se qeveria britanike e refuzon një rezultat të tillë, ajo po mendon për një alternative. Por deri tani, plani i vetëm i saj për të trajtuar kontradiktat e konceptit të saj të “Britanisë Globale”, është të shpresojë që rishikimi i politikës së jashtme, të zgjasë pak më shumë sesa presidenca Trump./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Paradoksi i terrorizmit/ Bie numri i sulmeve, shtohen masat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Nga Robert Skidelsky, “Project Syndicate”

* Sulmi terrorist i nëntorit 2019 në Urën e Londrës, ku Usman Khan goditi me thikë për vdekje 2 persona, para se të vritej nga policia, u shfrytëzua politikisht. Në veçanti, kryeministri britanik Boris Xhonson kërkoi dënime më të gjata më burg për terroristët, dhe dhënien fund të praktikës së “lirimit automatik të parakohshëm” të terroristëve të dënuar.

Në dy dekadat e fundit që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, terrorizmi është shndërruar në panikun kryesor në botën perëndimore. Frika se terroristët ndodhen pas çdo qosheje, duke komplotuar shkatërrimin në masë të civilizimit perëndimor, është përdorur nga qeveritë e njëpasnjëshme britanike dhe amerikane, për të miratuar dhe zbatuar ligje më të ashpra, I dhe praktika shumë më të gjera të mbikëqyrjes, dhe natyrisht për të zhvilluar luftëra.

Në fakt, terrorizmi në Evropën Perëndimore është në rënie që nga fundi i viteve 1970. Sipas bazës së të dhënave globale të terrorizmit (GTD), në Evropën Perëndimore ka pasur 996 të vekur nga terrorizmi midis viteve 2000-2017, krahasuar me 1.833 të vdekur në periudhën 17-vjeçare 1987-2004, dhe 4.351 midis viteve 1970-1987.

Amnezia historike, e ka zbehur gjithnjë e më shumë kujtesën mbi terrorizmit e brendshëm: bandën Baader-Meinhof në Gjermani, Brigadat e Kuqe në Itali, IRA në Britaninë e Madhe, terrorizmin bask dhe atë katalanas në Spanjë. Situata është qartësisht e ndryshme në SHBA.

Dhe jo sepse të dhënat janë marrë kryesisht nga sulmet e 11 shtatorit, ku vdiqën 2.996 njerëz.

Por edhe nëse e injorojmë këtë anomali, është e qartë se që nga viti 2012, vdekjet nga terrorizmi në SHBA, janë rritur në mënyrë të vazhdueshme. Por një pjesë e madhe e këtij “terrorizmi”, është pasojë e armëve që qarkullojnë midis qytetarëve.

Sigurisht, terrorizmi islamik është një kërcënim real, dhe kryesisht në Lindjen e Mesme. Por duhen theksuar 2 momente. Së pari, terrorizmi islamik – ashtu si kriza e refugjatëve – ishte kryesisht rezultat i përpjekjeve të fshehura apo të hapura të Perëndimit, për të arritur “ndryshimin e regjimit”. Së dyti, Evropa është në fakt shumë më e sigurt sesa dikur, pjesërisht për shkak të ndikimit të Bashkimit Evropian mbi sjelljen e qeverive, dhe pjesërisht për shkak të teknologjisë së përmirësuar kundër terrorizmit.

Megjithatë, ndërsa po bie numri i vdekjeve nga terrorizmi (të paktën në Evropë), alarmi mbi të po rritet, për t’iu ofruar qeverive një justifikim, për marrjen e më shumë masave të sigurisë. Kjo dukuri, kur reagimi ynë kolektiv ndaj një problemi social intensifikohet, ndërsa vetë problemi zbehet, njihet si “efekti Tokëvil”.

LEXO EDHE:  “Më duhet të shkoj tek fëmijët e mi”/Modelja shqiptare fajëson Trump për trafikun

LEXO EDHE:  Raketat e Iranit/Reagon presidenti i SHBA Donald Trump: Kemi ushtrine me te fuqishme ne bote

Në librin e tij të vitit 1840 “Demokracia në Amerikë”, studiuesi francez vuri në dukje se “është e natyrshme që dashuria për barazinë, duhet të rritet vazhdimisht bashkë me vetë barazinë, dhe se ajo duhet të rritet me atë që ushqehet”. Për më tepër, ekziston një fenomen i lidhur me të cilin mund ta quajmë efektin Baader-Meinhof:Kur vëmendja juaj tërhiqet nga diçka, ju nisni ta shihni atë gjatë gjithë kohës.

Këto dy efekte, shpjegojnë mënyrën se si vlerësimet tona subjektive të rrezikut, janë distancuar kaq shumë nga rreziqet aktuale me të cilat përballemi. Në fakt, Perëndimi ka qenë civilizimi që e përdorte më pak fjalën rrezik. Termi latin “risicum”, përdorej në Mesjetë vetëm në kontekste shumë specifike, që zakonisht lidheshin me tregtinë në dete.

Në oborret mbretërore të qyteteve-shteteve italiane të shekullit XVI, me fjalën “rischio” kuptohej jeta dhe karriera së oborrtarëve dhe princërve, dhe rreziqet që silleshin ndaj tyre. Por fjala nuk përdorej shpesh. Vetëm revolucionin shkencor, e bëri të zakonshëm diskursin mbi frikën dhe rrezikun.

Njerëzimi modern vepron mbi botën natyrore dhe e kontrollon atë, dhe për këtë arsye e llogarit shkallën e rrezikut që ajo paraqet. Edhe ekonomistët besojnë se i gjithë rreziku është i matshëm, dhe për këtë arsye i kontrollueshëm. Sot politikanët na thonë se rreziqet e sigurisë mund të minimizohen, duke zgjeruar mbikëqyrjen, dhe duke forcuar teknikat me të cilat mbledhim informacione rreth kërcënimeve të mundshme të terrorizmit.

Por kjo gjë vjen me koston e një ndërhyrje të pashembullt në jetën tonë private. E drejta e privatësisë së informacionit, e garantuar tani me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave, është gjithnjë e shumë në konflikt direkt me kërkesën tonë për siguri.

Ne duhet të mos u japim qeverive të gjitha mjetet shtesë që ata kërkojnë, për ta fituar “betejën” kundër terrorizmit. Ndaj këtij fenomeni duhet një përgjigje më e matur./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE