LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdutët e Rilindjes/ Si vjedhin hapur ministrat e Ramës

24 Gusht 2019, 10:28, Aktualitet CNA
Hajdutët e Rilindjes/ Si vjedhin hapur ministrat e Ramës

Shqipëria ka koston më të lartë të jetesës në rajon. Sipas të dhënave  për 6 muajt e parë të vitit 2019, të publikuara nga portali më i madh i të dhënave  Numbeo, Shqipëria renditet në vendin e 9 nga 40 shtete të Europës për 6M1 e 2019-s.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë Shqipëria e ka më të shtrenjtuar koston e jetesës, ndërkohë që paga minimale në në Shqipëri është 211 euro.

Por, kjo kosto llogaritet vetëm për qytetarët, se kur vjen puna tek politikanët, ministrat nuk duan, t’ia dinë.

Qeveria Rama, është shndërruar në një bandë hajdutësh, që plaçkisin dhe vjedhin taksat e qytetarëve.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, vijon me propaganda, duke kërcitur dhëmbët se nuk është hajdut, duke harrur se po vjedh hapur me ligj bashkë me ministrat e tij.

Ai thotë, se nuk është hajdut, edhe pse është në krye të hajdutëve. Kjo s’ka logjikë, derisa i lejon ministrat të grabisin taksat e shqiptarëve me udhëtime nëpër Evropë dhe Botë dhe nga tjetër të deklarojë se nuk është hajdut. Po çfarë është atëherë, bashkëpunëtor në vjedhje?

Së fundmi janë publikuar në media faturat e hotelit ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka rreth 5 525 euro për t’u akomoduar në hotele luksoze.

Pra, 5 525 euro, pa llogaritur shpenzimet për biletata e avionit, janë gabitur nga taksat e qytetarëve, për të siguruar komoditetin e ministres së Ramës.

Sipas mediave, kostot e biletave me të cilat ka fluturuar Ministrja e Drejtësisë rezultojnë më të shtrenjta sesa biletat që një individ i thjeshtë mund t?i rezervojë online.

Nuk është vetëm Gjonaj, që grabit për luksin e saj, por të njëjtën gjë e bëjnë dhe ministrat e tjerë.  Por, Gjonaj, është një nga shembujt që fakton, hajdutërinë qeveritare.

Derisa qytetarët jetojnë në varfëri, Gjonaj, por edhe ministja të tjerë, vijojnë të kujdesen për luksin nëpër Evropë.

Ministrat e vendit më të varfër në rajon dhe Evropë, janë kthyer në një bandë hajdutësh, që grabisin sa muden qytetarët.

Edi Rama, nuk ka moral që të thotë se nuk është hajdut, çfarë do që të vjedhin më shumë ai dhe ministrat e tij, përveç se taksave të qytetarëve?

Të tjerat ua kanë marrë prej kohësh, duke filluar nga ekonomia dhe drejtësia dhe duke i detyruar kështu shqiptarët të emigrojnë për copën e bukës./CNA.al

Lajmet e fundit nga