LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitjet/ Trekëndëshi i sigurisë bankare

24 Gusht 2019, 07:07, Ekonomi CNA

Të gjitha institucionet që administrojnë vlera monetare dhe veprojnë me sportele, të kenë të njëjtin standard, të zbatohet një politikë e përbashkët sigurie, duke respektuar padyshim edhe kushtet specifike të tyre

Nga ROLAND TASHI
EKSPERT I ÇËSHTJEVE TË SIGURISË

Grabitjet dhe pasojat e tyre ndaj sistemit bankar dhe financiar të vendit kërkojnë studimin dhe analizën e të gjithë faktorëve favorizues, shoqëruar me ndërtimin dhe funksionimin e strategjive dhe masave të nevojshme për frenimin dhe reduktimin e fenomenit. Duhet kuptuar se rritja e nivelit të sigurisë në banka dhe institucionet e tjera financiare është një element i rëndësishëm, që ndihmon garantimin e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm dhe progresiv në kohë.

Në këtë këndvështrim, parandalimi dhe reduktimi i ngjarjeve kriminale kontribuon në forcimin e sigurisë ekonomike të vendit, në sigurinë njerëzore dhe atë publike. Grabitja, dhuna psikologjike dhe fizike që e shoqërojnë, efektet sociale tepër sensitive, janë fenomene që sjellin pasoja jo vetëm për shëndetin e punonjësve të sistemit, të klientëve që gjenden në një skenë krimi, por kanë ndikim shumë të madh edhe tek opinioni i gjerë publik, i cili është shumë i vëmendshëm dhe kureshtar, veçanërisht me sistemin bankar të cilin e konsideron ?partner ekonomik?.

Këtij partneri, klienti i ka besuar kursimet, ka vendosur me të marrëdhënie kredie, kryen të gjitha operacionet, pagesat etj. Thënë ndryshe, sot komuniteti i klientëve, i ngjashëm me popullsinë aktive, nuk mund ta zhvillojë veprimtarinë jetësore të shkëputur nga marrëdhënia me bankën, të cilën e koncepton se duhet të jetë gjithmonë e sigurt.

Parandalimi i veprimeve kriminale kërkon vëmendjen e të gjithëve

Në këto kushte, pra kur siguria merr një dimension më të madh se nevoja brenda sistemit, parandalimi i veprimeve kriminale kërkon vëmendjen e të gjithëve, duke ndjekur trajektoren lidership ? punonjës. Siguria, ashtu si të gjitha ?specialitetet? e tjera brenda familjes bankare, duhet konsideruar dhe interpretuar si nevojë, domosdoshmëri, si një mënyrë pune, sjellje dhe veprimi shumëdisiplinore.

Për të pasur efikasitet në masat e sigurisë, çelësi i suksesit është integrimi i masave të mbrojtjes fizike të objektit ku punohet, me veprimet dhe sjelljen e përditshme të punonjësve, ku rol të rëndësishëm luan trajnimi i tyre, si dhe bashkëpunimi me forcat e Shoqërive Private të Sigurisë Fizike (SHPSF) dhe atyre ligjzbatuese. Vetëm nëse kjo skemë, e konsideruar ?trekëndëshi i sigurisë?, funksionon, përmirësohet dhe dimensionohet në varësi të kushteve dhe situatave të krijuara, mund të pretendojmë për masa të shtuara sigurie.

Ashtu siç u trajtua edhe më lart, brenda trekëndëshit të sigurisë, faktor i rëndësishëm që kërkon vëmendje maksimale nga punëdhënësi mbetet formimi dhe informimi i vazhdueshëm i punonjësve, i quajtur ndryshe trajnimi i tyre. Trajnimi, siç e njohim në terminologjinë e përditshme, duhet konsideruar si proces esencial në instalimin dhe zhvillimin e kulturës së sigurisë. Rreziku ndaj të cilit janë të ekspozuar punonjësit, masat që duhen marrë për njohjen dhe parandalimin, veprimet që duhen kryer në rastet e grabitjeve, duhet të trajtohen në një procedurë, praktikë dokumentare, e cila shërben si dokument orientues, udhërrëfyes i të gjitha masave që duhen marrë në fushën e sigurisë dhe veprimeve që duhen kryer në situata ekstreme.

Për sigurinë e përbashkët, e cila duhet të aplikohet në banka, degë, agjenci të saj, institucione financiare, në zona apo qytete të veçanta, kërkohen masa dhe qëndrime të përbashkëta. Siguria nuk mund të organizohet me konceptin e ishullit, që aplikohet dhe prek subjekte apo rajone të shkëputura, ajo duhet të konceptohet dhe funksionojë mbështetur në teorinë e mbrojtjes periferike, duke forcuar masat drejt qendrës, për të përfshirë brenda ?rrethit të sigurisë? të gjithë arkipelagun e ishujve të shkëputur.

Bankat të veprojnë mbështetur në logjikë dhe koncepte të përbashkëta

Në vijim të këtij koncepti, duket se ka ardhur koha që për sigurinë, jo vetëm atë fizike, por edhe informatike, bankat të veprojnë mbështetur në logjikë dhe koncepte të përbashkëta. Manualet për sigurinë përgatiten nga strukturat e sigurisë dhe ato të rrezikut në banka, por që ato të jenë efikase dhe të kenë rezultat, duhet të jenë të konceptuara në nivelin e një standardi, në mënyrë që të gjithë të mbajnë qëndrime të njehsuara, mbështetur në praktikat më të mira.

Standardi nuk mund të ndërtohet nga një operator i vetëm, në këtë rast një bankë e shkëputur, por nga të gjitha palët e interesit, ku më kryesori mbetet kontributi i Policisë së Shtetit, strukturave të tjera që trajtojnë çështje të sigurisë, ekspertëve të psikologjisë dhe kriminologjisë. Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), nëpërmjet Komitetit të Sigurisë, i cili ka rol esencial në drejtim të sigurisë, duhet të shërbejë si nismëtar, organizator, urë lidhëse ndërinstitucionale për të bashkëpunuar dhe për t?u konsultuar me agjencitë ligjzbatuese, për të krijuar një standard të përbashkët veprimi, brenda të cilit parashikohen, së pari praktikat e nevojshme dokumentare (procedura, udhëzime, manuale), si dhe mënyrat, sistemet më të avancuara të sigurisë dhe mbrojtjes.

Trekëndëshi

Për të pasur efikasitet në masat e sigurisë, çelësi i suksesit është integrimi i masave të mbrojtjes fizike të objektit ku punohet, me veprimet dhe sjelljen e përditshme të punonjësve, ku rol të rëndësishëm luan trajnimi i tyre, si dhe bashkëpunimi me forcat e Shoqërive Private të Sigurisë Fizike (SHPSF) dhe atyre ligjzbatuese. Vetëm nëse kjo skemë, e konsideruar ?trekëndëshi i sigurisë?, funksionon, përmirësohet dhe dimensionohet në varësi të kushteve dhe situatave të krijuara, mund të pretendojmë për masa të shtuara sigurie.

Në rast se i referohemi Italisë, një vend ku fenomeni i grabitjes në banka ka një rënie drastike, mësohet se në këto institucione financiare, nga viti 2007 deri në vitin 2018, shpenzohet më shumë se 600 milionë euro çdo vit për sigurinë. Për këtë periudhë, grabitja në sportelet e bankave regjistron rënie në nivelin 92%, shprehur ndryshe, nga 3,364 grabitje në vitin 2007 në 264 grabitje në vitin 2018.

Sipas Shoqatës Italiane të Bankave (ABI), faktorë ndikues në këtë rezultat të ndjeshëm, mbeten edhe: bashkëpunimi i vazhdueshëm me strukturat ligjzbatuese dhe sidomos me Policinë e Shtetit, nëpërmjet vendosjes së protokolleve të përbashkëta të koordinimit të veprimeve; aplikimi i sistemeve të avancuara të sigurisë fizike dhe elektronike; trajnimi i vazhdueshëm i punonjësve në varësi të tendencave dhe progresit që shfaq ?jeta e krimit?.

Një përvojë tepër e veçantë nga ABI është mbajtja e statistikave të rregullta për ngjarjet në sistemin bankar, të dhëna të cilat shërbejnë jo vetëm për njohjen e gjendjes në çdo kohë, por njëkohësisht edhe si materie, lëndë e parë, për ndërtimin e politikave të veprimit.

Komiteti i Sigurisë në AAB ka përgatitur një studim tepër të vlefshëm lidhur me grabitjet, ngjarjet kriminale dhe abuzive që kanë ndodhur në sistemin tonë bankar për periudhën 2000 deri në 2012. Ky studim, përveç vlerave tashmë arkivore, ka shërbyer edhe si dokument për njohjen e ngjarjeve të ndodhura, qytetet me ekspozim më të madh ndaj fenomenit të grabitjes, muajt, ditët, orët më të shpeshta për krimin, etj. Duhet kuptuar që statistikat dhe krahasimi i tyre është një element shumë i rëndësishëm në punën me sigurinë.

Pyetjeve se:

? çfarë ka ndodhur në sistemin bankar pas vitit 2012, si flasin statistikat, duhet të qeshim apo të qajmë, cila është tendenca, faktorët ekonomikë, socialë, kriminalë që kanë ndikuar në uljen apo rritjen e grabitjeve;

? çfarë ka ndodhur me grabitjet e automjeteve të blinduara me destinacion Rinasin në periudhën 2015 ? 2019, cilët faktorë ndikuan që krimi, jo vetëm të mos ndalet, por të zgjasë tentakulat deri brenda aeroportit dhe të veprojë duke sofistikuar format dhe mënyrat për një periudhë katërvjeçare;

-sa shpenzohet për sigurinë në banka, sa eficiente janë këto shpenzime;

është shumë e vështirë t?u jepet përgjigje.

Për çfarë arsyeje? Mungojnë statistikat dhe materialet studimore pas vitit 2012.

Për ta mbyllur idenë e qëndrimeve të përbashkëta, duket se është e nevojshme që të gjitha institucionet që administrojnë vlera monetare dhe veprojnë me sportele, të kenë të njëjtin standard, të zbatohet një politikë e përbashkët sigurie, duke respektuar padyshim edhe kushtet specifike të tyre. Ky standard orienton punëdhënësit dhe punëmarrësit të kryejnë të njëjtat veprime, të mbajnë të njëjtin qëndrim dhe sjellje gjatë një situate grabitje, të përgatisin module të njëjta, ose të ngjashme për formimin dhe informimin e punonjësve.

Ky dokument, i cili mund të konsiderohet si ?Politika e Sigurisë?, gjykoj se duhet të përgatitet nga Komiteti i Sigurisë në AAB, në bashkëpunim me organet e cituara më lart, me përfaqësues të Departamentit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Bankën e Shqipërisë, si dhe ekspertë të fushës. Politika e Sigurisë duhet të shërbejë edhe si material referues për trajnerët dhe ekspertët që përgatisin modulet e trajnimit të punonjësve./ Monitor

Lajmet e fundit nga