LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A po bëhet Britania e Madhe një shtet i dështuar?

24 Gusht 2019, 09:14, Blog CNA
A po bëhet Britania e Madhe një shtet i dështuar?

Nga Chris Patten ?Project Syndicate?

* Çfarë është një shtet i dështuar? Jo shumë kohë më parë, kur isha Ministër i Britanisë për Zhvillimin e Jashtëm, dhe më vonë Komisioner Evropian për Punët e Jashtme, do të isha përpjekur me siguri t?i përgjigjesha kësaj pyetje, duke marrë shembuj specifikë nga disa vende në Amerikën Latine dhe Afrikë.

Duke e trajtuar pabarazinë ekskluzivisht si një çështje mikroekonomike, ekonomistët e kanë humbur thelbin për dekada me radhë. Ekzistojnë prova të bollshme, që tregojnë se pabarazitë e të ardhurave brenda vendeve, kanë më shumë lidhje me forcat financiare globale, sesa me kushtet lokale të tregut të punës.

Do të veçoja konfliktet tribale, puçet ushtarake, krizat ekonomike, ekstremitetet e varfërisë dhe shkallët e larta të vdekshmërisë. Mund t?i kisha referuar dështimit të shoqërive më të zhvilluara. Por sipas këtyre kritereve, askush nuk ka më nevojë të udhëtojë në Amerikën Latine ose Afrikë për të zbuluar shtete të dështuara.

Në fakt, shumëkush në Britani është sot i shqetësuar se dështimi është gjithnjë e më i dukshëm brenda kufijve tanë, dhe veçanërisht në lidhje me mënyrën se si po qeveriset aktualisht vendi. Sistemi  qeverisës britanik, shumë i vlerësuar në të kaluarën, bazohet në demokracinë parlamentare dhe institucionet e pluralizmit, që dikush do t?i lidhte me një shoqëri të hapur.

Votuesit zgjedhin deputetët e tyre në parlament, të cilët u detyrohen zgjedhësve të tyre të japin gjykimin e tyre më të mirë, mbi mënyrën e negocimit të politikave qeveritare. Deputetëve nuk u kërkohet të bëjnë atë që u thuhet nga një vullnet i supozuar popullor, një sistem shumë i favorizuar nga despotët dhe demagogët.

Përkundrazi, ata janë pjesë e një sistemi që i detyrohet shumë filozofit politik konservator, Edmund Burke, dhe jo shkrimtarit francez Zhan Zhak Ruso. Ne kemi parapëlqyer gjithmonë kujdesin, kompromisin dhe evolucionin, përkundrejt përçarjes dhe apeleve ndaj pasioneve të rrezikshme.

Në Britani, qeveria ka qenë historikisht përgjegjëse para parlamentit, mendimet e të cilit duhet t?i respektojë, dhe të zbatojë ligjet që ai miraton. Dhe një sistem gjyqësor i ndarë dhe i pavarur, garanton sundimin e ligjit, të cilit i nënshtrohen të gjithë, përfshirë ministrat.

Pra në këtë mënyrë i ka zgjidhur Britania çështjet e saj kombëtare: përmes shmangies së ekstremizmit politik, arritjes së një ekuilibri vetë-rregullues midis të majtës dhe të djathtës, menaxhimit te ndryshimit gjatë dekadave në paqe dhe luftë, dhe realizimit të tranzicionit nga pushteti perandorak në një vend evropian të mesëm.

Dhe ne e arritëm këtë pa braktisur vlerat tona, ndaj kemi fituar lavdërim dhe admirim në mbarë botën. Mjerisht, gjërat sot duken shumë ndryshe. Britania ka më pak aktivistë politikë se shumica e vendeve të tjera evropiane. Megjithatë, ata kanë fituar kohët e fundit një kontroll gjithnjë e më të madh mbi politikën e partive të tyre, dhe zgjedhjen e liderve.

Për pasojë, Partia Laburiste drejtohet sot nga Xheremi Korbin, një socialist i modës së vjetër. Dhe mbi 90.000 anëtarë të Partisë Konservatore, pikëpamjet e të cilëve janë bërë më ekstremiste teksa numri i tyre është në rënie, zgjodhën së fundmi Boris Xhonsonin si udhëheqësin e tyre të ri, dhe kësisoj si kryeministrin e ri të vendit.

Në këtë mënyrë, ata zgjodhën në krye një njeri shumë mendjemadh. Nuk është ekzagjerim të themi se Xhonsoni i ka përdorur të gjitha mjetet për të arritur deri në majë, fillimisht në gazetari dhe më pas në politikë. Ngjitja e tij i detyrohet ksenofobisë dhe nacionalizmit anglez, që tashmë e mbështesin shumë konservatorë.

Xhonsoni është kryeministër, pasi ai ka premtuar të nxjerrë vendin nga BE në fund të tetorit, me apo pa marrëveshje, dhe pavarësisht pasojave. Ai ka zgjedhur një qeveri me nacionalistë anti-evropianë, që kanë të njëjtën mendësi si ai. Këshilltari i tij kryesor, Dominik Kamings, u cilësua nga ish-kryemistri britanik në vitet 2010-2016, Dejvid Kameron si një ?psikopat karriere?.

Krahasi Xhonsonit, Kamings është figura më e fuqishme në qeverinë e re. Ai është një politikan i pavotuar, që në fillim të këtij viti vendosi të përçmojë parlamentin. Ai po përgatitet të largojë vendin tonë nga BE, me apo pa miratimin e ligjvënësve.

Për më tepër, qeveria po planifikon të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që pritet të shpallen së shpejti, në bazë të një fushate ?populli kundër politikanëve?. Ata që kundërshtojnë daljen nga BE pa marrëveshje, do të etiketohen si kundërshtarë të sovranitetit popullor. Brukseli fajësohet për dështimin e negociatave, edhe pse dështimi erdhi nga zgjedhjet e bëra nga qeveria e mëparshme britanike.

Publikut i thuhet se nëse Britania mundet ta bindë BE-në, se ajo është e gatshme ta dëmtojë veten me daljen edhe pa ?asnjë marrëveshje?, atëherë Franca, Gjermania dhe të tjerët do të dorëzohen, dhe do të na japin atë që duam. Megjithatë, çdo dëm që do t?i shkaktojë BE-së një Brexit pa marrëveshje, nuk do të kishte të krahasuar nga dëmi afatgjatë që do t?i shkaktonte Britanisë. Xhonson dhe Kamings, janë të përgatitur t?i përdorin të gjitha mjetet, që ishin të suksesshme në fushatën e referendumit pro Brexit në vitin 2016, kur publiku britanik u garantua se nuk do të kishte asnjë problem nëse vendi largohej nga BE-ja pa marrëveshje.

Premtimet për rritje të shpenzimeve publike, janë tashmë të pamundura të mbahen. Vlera e paundit po bie, inflacioni në korrik u rrit, dhe investimet e biznesit kanë rënë ndjeshëm. Përfitimet e supozuara të largimit nga BE nuk po shihen më gjëkundi, me përjashtim të një marrëveshje tregtare të premtuar me presidentin amerikan Donald Trump, e cila do të qe gati po aq e papranueshme për Kongresin Amerikan, sa edhe për opinionin publik britanik.

Për më tepër, qeveria po e injoron faktin se negociatat e gjata me BE-në, do të pasonin pashmangshmërisht një largim ?pa marrëveshje?.

Akoma më keq, e ardhmja e unionit mes Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore, duket gjithnjë e më shumë në rrezik. Qeveria nuk do ta pranojë se nëse Britania largohet nga unioni doganor i BE-së, kufiri midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore do të rrezikojë Marrëveshjen e së Premtes së Mirë të vitit 1998, e cila ka sjellë më shumë se 20 vjet paqe në ishullin e Irlandës.

A janë këto veprime të një shteti të suksesshëm? Ata që e ngrenë këtë pyetje, rrezikojnë të quhen ?armiq të popullit?. Dhe në këtë rast jemi në shoqëri të mirë:po kështu janë etiketuar nga mbështetësit e Brexit, 3 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, që pohuan parimin e sovranitetit parlamentar në procesin e Brexit. Teksa Brexit po afrohet gjithnjë e më shumë, institucionet e Britanisë, perspektivat ekonomike, kushtetuta dhe e ardhmja jonë, janë që të gjitha në rrezik./ Përshtatur nga CNA.al.

Lajmet e fundit nga