Connect with Us

500.000 lekë për legalizimin e banesës/ E pëson keq “mashtruesja” 26-vjeçare

Kronika

500.000 lekë për legalizimin e banesës/ E pëson keq “mashtruesja” 26-vjeçare

Publikuar

-

Një 26-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për mashtrim.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasja A.D., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se ka përfituar 500.000 lekë, në këmbim të ndihmës për legalizim të banesës së shtetasit B.B.

Sipas uniformave blu, kjo shtetase në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë dy-vjeçare me anë të mashtrimit i ka marrë rreth 500.000 lekë të reja, shtetasit B.P., duke i premtuar se me anë të njohjeve që kjo shtetase kishte në zyrat e legalizimit, do ndikonte që ky shtetas të përfitonte legalizimin e banesës.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan kanë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“, shtetasen M. T, si dhe shtetasin F.B, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“.

Shtetësia M.T, është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan, Elbasan dhe ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren dhe për pasojë shtetasi F. D. ka përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi ky shtetas kishte deklaruar të dhëna të falsifikuara me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr mes disa personave/ Humb jetën 29-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 29-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me thika mes disa personave në Dibër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Sllatinë.

29-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se në lidhje me ngjarjen në fjalë janë arrestuar si autorë të dyshuar, tre persona, mes të cilëve dy vëllezër…vijon

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohet 11 kg heroinë në Portin e Durrësit/ Arrestohet një person

Publikuar

-

Nga

Një sasi prej 11 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë, është sekuestruar nga policia sot në Portin e Durrësit, në një mjet tip Opel.

Gjithashtu mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit.

Mësohet se gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkëndija elektrike në Presidencë alarmon zjarrfikësit

Publikuar

-

Nga

Ka mjaftuar një njoftim për praninë e një shkëndije elektrike në katin e bodrumit të Presidencës për të alarmuar repartin zjarrfikës, forcat e të cilit janë vënë në lëvizje të menjëherëshme.

Ka qenë Garda e Republikës e cila me të konstatuar shkëndijën të kërkojë praninë e zjarrfikësve si masë paraprake për të parandaluar shpërthimin e një zjarr të mundshëm. Gjë që ka ndodhur brenda pak minutave, duke bërë të mundur rikthimin në pikën e nisjes brigadën e zjarrfikësve.

LEXO TE PLOTE