LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhvatësit e Qeverisë/ Si grabiten taksat e shqiptarëve nëpërmjet zëvendësministrave?

23 Gusht 2019, 10:47, Aktualitet CNA
Zhvatësit e Qeverisë/ Si grabiten taksat e shqiptarëve

Qeveria e Shqipërisë është e strëmbushur me zëvendësministra që më shumë se bëjnë punë zhvasin taksat tona.

Pavarësisht se janë të shumtë në numër ata qëndrojnë në hije, duke mos u ditur si janë katapultuar nëpër ministri dhe se çfarë pasurie kanë.

Ashtu si për ministrat CNA.al do të kalojë në filtër edhe zëvendësministrat për të vijuar më tej edhe pjesën tjetër të stafit që nga drejtorët e me radhë.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush paguhet me taksat e tyre dhe çfarë bëjnë në të vërtetë nëpër ministri, të ashtuquajturit zëvendës.

Sot, në filtër do të kalojë zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi. Ky i fundit ka qenë edhe anëtar i Këshillit Kombëtar Tatimor si dhe themelues dhe drejtues i një shoqërie të njohur auditimi ndërsa më herët ka punuar për kompani ndërkombëtare të fushës së auditimit.

Por, çfarë bën Haxhi në Ministrinë e Financave. Thjesht shton të ardhurat e tij, derisa zhvaten taksat e qytetarëve.

Në deklarimin e pasurisë që CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI-së, rezulton se Haxhi ka përfituar, në formën e shpërblimit për përdorim makine nga Ministria e Financave në shumat 21 250 lekë dhe 153 000 lekë.

Pa llogaritur honoraret dhe dietat, vetëm pagë ai merr 1 393 766 lekë.

Ndërkohë që rezulton se ka tre apartamente, që kushtojnë, nga 81.760 USD, 190.000 Euro dhe 104,640 euro. Vetëm një vend parkimi e ka blerë 25.000 Euro. Këto pasuri ai i ka deklaruar në vitin 2017 para se të m Ndërsa bashkëshortja e tij rezulton e punësuar në Bankën e Shqipërisë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga zëvendësministri Haxhi.

Viti 2017 (Deklarata fillestare)

Apartament banimi me sipërfaqe 102,2 m2, me kontratë blerje.

Burimi: pjesërisht me kursime familjare dhe pjesërisht me kredi në vlerën 5.400.000 lekë marrë nga bashkëshortja. Vlera totale është shumën 81.760 USD.

Apartament banimi me sip.102,2 m2. Burimi: 60.000 Euro nga kursimet familjare dhe 130.000 Euro me kredi. Vlera totale është 190.000 Euro.

Apartament sipas kontrates së sipërmarrjes me dt 24/10/2016, me vlerë 104,640 euro, nga të cilat paguar sipas kushteve të kontrates 30%. Burimi: 15.000 euro nga kursimet familjare dhe 16.392 Euro kredi. Janë pagura 31,392 Euro

Vend parkim makine në nëntokë me vlerë 25.000 Euro. Burimi:blerë me kursimet familjare.

Autoveturë tip Smart, prodhim i vitit 2000, blere me kursimet familjare. Vlera 4 000 euro.

Kuota në kapitalin e shoqërisë Baker Tilly Albania. Vlera 3 000 000 lekë.

Llogari rrjedhëse, në shumën 1 789 211 lekë.

Llogari rrjedhëse, në shumën 6 728 euro.

Kartë krediti, 232 lekë.

Gjendje likuidimesh në kesh në shumën 1 400 000 lekë.

Paga si administrator i shoqërisë Baker Tilly Albania, 1 420 350 lekë.

Të ardhura të pritshme nga dividenti për t’u marrë nga shoqëria Baker Tilly Albania, në shumën 7 140 000 lekë.

Të ardhura të pritshme nga shitja e 80% të kuotave  në shoqërinë Baker Tilly Albania, në shumën 2 400 000.

Kredi afatgjatë vlera, 130 000 euro, me këst mujor 836.56 euro, marrë në 9.12.2016 deri me 9.12.2032, me interes 2%. Shuma e pashlyer është 123 754 euro.

Kartë krediti, 371 euro.

Gjendje llogarie e bashkëshortes në vlerën 695 lekë.

Llogari rrjedhëse  e bashkëshortes-319 932 lekë.

Llogari rrjedhëse  e bashkëshortes në shumën 13 44 euro.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 2 108 234 lekë.

Të ardhura nga shpërblimi në BSH, në shumën 457 222 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti AF Consulting, 3 500 000 lekë.

Viti 2017 (Deklarata vjetore)

Pakësim kuota në kapitalin e shoqërisë Baker Tilly Albania – 3 000 000 lekë.

Llogari rrjedhëse  në shumën -110 000 lekë.

Llogari rrjedhëse  në shumën 17 467 euro.

Llogari rrjedhëse  në shumën 4 381 514 lekë.

Kartë krediti, -232 euro.

Paga si zv.Ministër i Ekonomisë dhe Financave në shumën, 195 093 lekë.

Shpërblim për përdorim makine nga Ministria e Financave në shumën 21 250 lekë.

Të ardhura nga dividenti për t’u marrë nga shoqëria Baker Tilly Albania, në shumën 7 140 000 lekë.

Të ardhura të pritshme nga shitja e 80% të kuotave  në shoqërinë Baker Tilly Albania, në shumën, 2 400 000 lekë.

Kredi afatgjatë vlera, 130 000 euro, me këst mujor 836.56 euro, marrë në 9.12.2016 deri me 9.12.2032, me interes 2%. Shuma e pashlyer është 122 493 euro.

Bashkëshortja të ardhura nga Banka e Shqipërisë, në shumën 683 140 lekë.

Të ardhura nga shpërblimi në BSH, në shumën 473 606 lekë.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse në shumën -1 676 700 lekë.

Llogari rrjedhëse në shumën -2 576 euro.

Llogari rrjedhëse në shumën -3 546 204 lekë.

Llogari rrjedhëse në shumën 24 416 euro.

Paga si zv.Ministër i Ekonomisë dhe Financave në shumën, 1 393 766 lekë.

Shpërblim për përdorim makine nga Ministria e Financave në shumën 153 000 lekë.

Honorare në këshilla dhe komitete në shumën 509 690 lekë.

Dieta në shumën 27 000 lekë dhe 1.004 euro.

Të ardhura të pritshme nga shitja e 80% të kuotave  në shoqërinë Baker Tilly Albania, në shumën, 2 400 000 lekë

Kredi afatgjatë vlera, 130 000 euro, me këst mujor 836.56 euro, marrë në 9.12.2016 deri me 9.12.2032, me interes 2%. Shuma e pashlyer është 114 834 euro.

Kartë krediti, janë paguar 698 euro, ndërsa kanë mbetur pa u paguar 756 euro.

Kartë Krediti, janë paguar 1 890 euro, ndërsa kanë mbetur pa u paguar 2 110 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogarie në shumat, 107 708 lekë dhe 470 56 euro.

Investim në fond pensioni në shumën 281 884 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga Banka e Shqipërisë, në shumën 2 832 514 lekë.

Të ardhura nga shpërblimi në BSH, në shumën 972 339 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga