Connect with Us

Tronditëse/ Burri masakron me thikë guan në sy të vajzës së vogël

Bota

Tronditëse/ Burri masakron me thikë guan në sy të vajzës së vogël

Publikuar

-

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një grua është masakruar me thikë nga ish-bashkëshorti, në sy të vajzës 10-vjeç.

38-vjeçarja Emine Bulut kishte 4 vite që ishte divorcuar nga bashkëshorti, ndërsa sipas mediave turke ata ishin takuar në një kafene, ku më pas kishin filluar të debatonin deri sa ai nxori thikën dhe e qëlloi.

“Nuk dua të vdes”, ishin fjalët e fundit të Emine Bulut ndërsa vajza e cila ka parë skenën monstruoze, sipas mediave turke ka thërritur: “Mami të lutem mos vdis”.

Ngjarja monstruoze ka sjellë edhe reagime të shumta në vend, ndërsa ka reaguar edhe aktorja e njohur Hazal Kaya. “Nuk duhet të ndaloni divorcet, por vrasjet e grave. Ajo vajzë e vogël u mbyt në lot. Mjaft me vrasje”, shkruan ajo përmes një reagimi në rrjetet sociale./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shtetet e Bashkuara dërgojnë trupa e pajisje në Lindjen e Mesme

Publikuar

-

Nga

presidenti i SHBA, Donald Trump

Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë trupa shtesë dhe pajisje kundërajrore në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Njoftimi pasoi sulmet e fundjavës së kaluar mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, për të cilët zyrtarët amerikanë thanë se janë kryer nga Irani, pretendime të cilat Teherani i ka mohuar.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se presidenti Donald Trump “ka miratuar vendosjen e forcave amerikane që do të jenë të natyrës mbrojtëse”.

Sekretari Esper tha se Shtetet e Bashkuara ju përgjigjen kërkesës së sauditëve dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për përmirësimin e mbrojtjes së tyre kundërajrore dhe kundër raketave.

Gjenerali Joseph Dunford, shef i shtatmadhorisë, tha se hollësitë rreth vendosjes së trupave amerikane do të diskutohen gjatë fundjavës dhe do të bëhen publike javën e ardhshme.

“Sekretari (Mike) Pompeo sapo u kthye këtë mëngjes, dhe sauditët kërkuan shtimin e mundësive mbrojtëse”, tha gjenerali Dunford. “Ne nuk kemi vendosur për ndonjë njësi të veçantë”, por ato që do të zgjidhen do të ndihmojnë në mbrojtjen kundërajrore të këtyre vendeve.

Të premten vonë, Kombet e Bashkuara thanë se kanë dërguar një ekip prej katër ekspertësh ndërkombëtar në Arabinë Saudite për të hetuar sulmet në rafineritë e naftës.

Më herët, presidenti Trump shpalli sanksione të reja kundër Bankës Kombëtare të Iranit, duke përshkallëzuar më tej trysninë ekonomike mbi Republikën Islamike, por duke u përmbajtur nga çdo veprim i drejtpërdrejtë ushtarak.

“Mendoj se sanksionet e bëjnë punën e tyre”, tha presidenti Trump gjatë një konference të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Australisë, Scott Morrison

Presidenti Trump shpalli sanksionet e rja derisa administrata e tij po peshon mundësitë rreth Iranit, përfshirë veprimet për të dobësuar më tej ekonominë e tij, vendosjen e më shumë trupave amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme dhe sulmet e mundshme ushtarake.

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, tha të enjten se se sulmet ushtarake amerikane apo të Arabisë Saudite ndaj vendit të tij do të çonin “në luftë të përgjithshme”.

Shtetet e Bashkuara më parë vendosën sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Iranit për shkak të programit të tij të pretenduar bërthamor. Por, Departamenti amerikan i Thesarit tha te premten se sanksionet e fundit u vendosën pasi që Banka Qendrore e Iranit është përfshirë në “terrorizëm” duke siguruar “miliarda dollarë” Rojat revolucionare islamike dhe Hezbollahun.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka theksuar shpesh se çfarëdo negociatash ndërmjet tij dhe presidentit Trump, mund të ndodhin vetëm pas heqjes së sanksioneve amerikane./ VOA

LEXO TE PLOTE

Blog

Paketa e klimës/ Shumë e vogël, shumë e vonuar dhe hezituese

Publikuar

-

Nga

Fridays for Future po pushton botën. Në Gjermani qeveria e koalicionit ra dakord të premten për një paketë masash në mbrojtje të klimës. Por shumë pas kërkesave që vërtet duhet të bëhen realitet, mendon Martin Muno.

Që ky planet është baza e jetës sonë, e që ne nuk kemi një të dytë rezervë, ka qenë slogan politik i aktivistëve të mjedisit. Sot kjo është e pranuar nga të gjithë, e përsëritur mijëra herë nga shkencëtarët dhe politikanët. Po aq sa është mohuar hapur nga ideologë si Donald Trump, Jair Bolsonaro, Alexander Gauland teoria e ndryshimit të klimës nga dora e njeriut – pra një rritje e temperaturës globale si pasojë e rritjes së emetimeve të gazit karbonik, CO2.

Në rastin më të keq kërcënon një reaksion zinxhir: Toka mund të ngrohet në 4-5 Gradë, niveli i detit rritet shumë, pjesë të tëra të planetit bëhen të pabanueshme. Duke pasur parasysh skenarë të tillë apokaliptikë, Konferenca Botërore e Klimës në Paris vendosi që të bëhet gjithçka që të kufizohet rritja e temperaturës globale, më së miri nën 2 Gradë. Sepse sahati troket: Për ta arritur qëllimin për ngrohjen globale deri 1,5 Gradë ne mund të emetojmë vetëm 8 vjet një sasi të tillë gazi karbonik. Më pas nuk lejohet emetimi i asnjë grami CO2. Që rëndësia e këtyre shifrave ka ndërgjegjësuar shumë njerëz, këtë e tregojnë qartë edhe demonstratat e „Friday for Future”.

Greta dhe kancelarja e klimës

„Unë nuk dua që ju të bini në panik”, thotë aktivistja më e njohur e klimës, Greta Thunberg. „Dua që ju të veproni, sikur po digjej shtëpia juaj, sepse vërtet po digjet.” E çfarë bën qeveria gjermane? Qeveria e drejtuar nga një e vetë emëruar „kancelare e klimës”? Që i pranon të gjitha prognozat e përmendura më lart?

Për të mbetur tek metafora e Gretës: Kancelarja ofron disa kusi me ujë. Po, e vërtetë, shumë nga masat e miratuara për klimën në Gjermani shkojnë në drejtimin e duhur. Shtrenjtimin e fluturimeve dhe përdorimit të automjeteve, uljen e çmimit të biletave të trenave, nxitjen e elektromobilitetit, modernizimin e sistemeve të ngrohjes me vaj. Por në tërësi paketa e klimës është hezituese, e vonuar dhe e copëzuar në hapa të vegjël. Në këtë paketë kuptohet qëllimi, që duam të bëjmë atë që mundemi, por pa marrë borxhe të reja, pa humbur votues, në vend që të bëhet ajo që kërkohet në kontekstin e kërcënimit global të ndryshimeve klimaterike. Sepse subvencionet dëmtuese për klimën ende do të vazhdojnë: Asnjë ndryshim tek avantazhi tatimor për makinat me naftë, kerozina mbetet e patatuar, si edhe kuota e faljes tatimore për punonjësit që duhet të udhëtojnë larg në vendin e punës. Nga ana tjetër ngec zgjerimi i energjive të rigjenerueshme, miniera e fundit e qymyrit do të dalë nga përdorimi pas 20 vjetësh.

Në vend të këtyre hapave të vegjël nevojitet një plan i qartë veprimi, se si duhet të ulen emetimet e gazit karbonik në vitet e ardhshme. Se si mund të veprohet, e tregon bota e financave, që dihet nuk e ka imazhin shumë të mirë. Para samitit të OKB-së për klimën javën e ardhshme, 500 investitorë nga dega e financave në të gjithë botën kërkojnë që qeveritë të ndërmarrin hapa që i tejkalojnë objektivat e Konferencës së Klimës në Paris. Kështu kërkohet shtrenjtimi drastik i emetimit të gazit karbonik, CO2, të ndërpriten në të gjithë botën subvencionet për lëndët djegëse fosile dhe të nxiten investimet për energjitë e rigjenerueshme apo me emetim të ulët të CO2. E gjitha një paketë që kushton disa bilionë dollarë në vit.

Investitorët sigurisht nuk veprojnë pa interes: Ata kanë frikë për rreziqet e mëdha që e kërcënojnë ekonominë botërore nga ndryshimi i klimës, shohin nga ana tjetër potencial të madh investimesh tek kthesa energjitike. Qeveria gjermane do të bënte mirë të kishte një horizont kaë të gjerë, të paktën deri në ditën e ardhshme të zgjedhjeve.

Martin Muno  

Por, kush tregon me gisht të tjerët, drejton njëkohësisht tre gishta nga vetja – kjo vlen edhe për autorin e këtyre rreshtave. Po, qeveritë, e jo vetëm ajo gjermane, duhet të përdorin fuqinë vendimmarrëse që kanë për të bërë një politikë pro klimës. Por edhe ne si qytetarë e konsumatorë kemi përgjegjësi. Më duhet mua një makinë fuoristradë? Më duhet të ndërmarr çdo vit një udhëtim të largët? Duhet të ha përditë mish? Cilat janë mundësitë e mia që gjurma ime e emetimit të CO2 të reduktohet? Ndryshimi i klimës është një sfidë edhe për rehatinë e stilit tonë të jetesës. Por për fëmijët e nipërit tanë ai mund të kthehet në një krizë ekzistenciale./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Çfarë duhet të bëjë Mario Draghi që të përmirësojë ekonominë e Europës

Publikuar

-

Nga

Mario Draghi dhe BQE-ja po përballen me një Eurozonë të ngadalësuar. Teksa rreziku i recesionit në Europë rritet, BQE duhet të veprojë sa më parë
Nëse Mario Draghi kishte shpresuar se muajt e fundit, përpara se të largohej nga BQE, do të ishin të qetë, ai e ka pasur plotësisht gabim, shkruan The Economist.

Ai ka tetë vite në krye të Bankës Qendrore Europiane. Në vitin 2012, Draghi i dha fund panikut në lidhje me ndarjen e Eurozonës, duke u zotuar se do të bënte “gjithçka që duhet” për të mbrojtur monedhën e vetme. Në 2015, ai prezantoi masën e Lehtësimit Sasior (duke krijuar para për të blerë obligacione) përballë kundërshtimit të ashpër të shteteve anëtare të veriut.

Tani Eurozona po përballet me recesionin dhe qeveritë nuk po i vijnë fare në ndihmë, duke qenë të ngadalta për të lehtësuar politikën fiskale. Frika e investitorëve për një recesion të mundshëm dhe ndikimin e luftës tregtare kanë bërë që interesat e obligacioneve të bien. Jens Weidmann, kreu i Bundesbank dhe Klaas Knot, i Bankës Qendrore Holandeze, shprehen se duhet bërë shumë kujdes dhe se nuk duhet të reagohet ashpër kundër një stimuli të madh.

Por të dhënat ekonomike janë të tmerrshme. Prodhimi në Gjermani u tkurr në tremujorin e dytë dhe disa ekonomistë po mundohen që të pengojnë edhe një tkurrje tjetër në tremujorin e tretë. Italia është në stanjacion. Sipas indeksit të blerjeve të menaxherëve, rënia e prodhimit në Europë nuk tregon asnjë shenjë reduktimi. Sa më i thellë të jetë dhe sa më shumë të zgjasë, aq më të rënda do të jenë problemet edhe për pjesën tjetër të ekonomisë. Në Gjermani, shitjet me pakicë po bien dhe firmat po planifikojnë të punësojnë më pak punonjës.

Inflacioni është në nivele të ulëta. Çmimet e energjisë dhe të ushqimit kanë mbetur në rreth 1%, nën objektivin e Bankës Qendrore, por gjithsesi pranë nivelit prej 2%. Pritshmëritë afatmesme të investitorëve, të matur me normat e shkëmbimit, kanë zbritur në 1.2%, shumë më poshtë nivelit të viteve 2014-‘15, kur banka përgatitej të fillonte Lehtësimin Sasior.

Këndvështrimet e parashikuesve profesionistë të anketuar nga BQE janë edhe të zymta se ato të vitit 1999. Në një përpjekje për të forcuar besueshmërinë e saj, banka ka theksuar se nuk dëshiron të ulë objektivin e saj prej 2% në mënyrë të vazhdueshme. Por fjalët nuk kanë peshë, nëse ajo nuk i shoqëron ato edhe me veprime konkrete. Disa ekonomistë, mes tyre edhe Larry Summers nga Universiteti i Harvardit, argumentojnë se një prej shkaqeve kryesore të kësaj situate të zymtë ekonomike është mungesa e kërkesës.

Kostot e huamarrjes sovrane, në pjesën më të madhe të Eurozonës, janë afër zeros ose poshtë këtij niveli. Në një botë ideale, qeveritë do ta përqafonin menjëherë mundësinë për të marrë hua kaq lirë, në mënyrë që të investojnë. Dhe është gjithashtu e vërtetë që politika monetare ka gjasa të jetë më pak efektive sepse normat janë kaq të ulëta. Norma e depozitave të BQE-së është tashmë në -0.4%. Në një pikë, përfitimet e reduktimeve të mëtejshme do të kompensohen nga kostot e tyre, për shembull nëse klientët fillojnë të marrin hua fonde nga bankat dhe kështu t’i destabilizojnë ato.

Me kushtet financiare aktuale, Lehtësimi Sasior pritet që të mos jetë aq efektiv sa në vitin 2015. Do të ishte shumë e papërgjegjshme nga ana e BQE-së nëse ajo nuk do të ndërmerrte asnjë masë dhe nuk do të reagonte. Në fakt, është detyrë e saj që të arrijë të vendosë stabilitet të çmimeve. Gjasat që qeveria e Gjermanisë të marrë hua për të shpenzuar janë të pakta, edhe nëse e gjithë lakorja e tij e rendimentit të obligacioneve të saj ka rënë nën nivelin zero. Derisa qeveritë të rrisin sasinë e parave për të shpenzuar, BQE-së nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të veprojë. Kjo është e vetmja gjë me vlerë që i mbetet të bëjë.

Z. Draghi duhet të tregohet i guximshëm gjatë kësaj periudhe që i ka mbetur në krye të BQE-së. Edhe pse qëllimi për ulje të normave të interesit është i kufizuar, ai ende ekziston. Gjëja më e rëndësishme është lehtësimi i ndikimit në stabilitetin financiar, nëpërmjet “rregullimit” të normave të depozitave dhe duke u mundësuar bankave një zbritje për disa nga normat e interesat që ata do të duhet të paguanin për të depozituar paratë e tyre në Bankën Qendrore.

Ky do të ishte një tregues i faktit që BQE mund të ulë normat e mëtejshme të interesit, pa “hedhur në erë” sistemin bankar. Z. Draghi duhet të rifillojë edhe Lehtësimin Sasior dhe të angazhojë bankën për blerjen e obligacioneve derisa inflacioni bazë të shfaqë shenjat e një rikuperimi domethënës. Ai ka thënë edhe më parë se ai i konsideron blerjet e aseteve si veçanërisht të dobishme në ringjalljen e pritshmërive të inflacionit. Një pengesë në këtë drejtim është kufizimi i vetëvendosur nga BQE-ja, sa i takon pjesës së obligacioneve qeveritare të një vendi që banka mund të blejë. Kjo duhet të ndryshojë nga një e treta në gjysmë, duke dërguar një sinjal të fuqishëm se me BQE-në nuk bëhet shaka, por biznes i mirëfilltë.

Ligjshmëria e Lehtësimit Sasior është ende duke u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë, por një vendim i Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhënë gjatë vitit të kaluar, u duk sikur i dha BQE-së të gjithë hapësirën e nevojshme për të arritur stabilitetin e çmimeve. Së fundmi, z. Draghi duhet të përpiqet të përdorë të gjithë forcën e pushtetit të tij për t’i nxitur qeveritë që të ushtrojnë fuqitë e tyre fiskale, në mënyrë që të shmangin një recesion të mundshëm.

Z. Draghi është në një pozicion unik. Qëndrimi i tij me investitorët dhe qeveritë është ajo që ia rrisin atij vlerat në krye të BQE-së. Dhe pasi ai largohet nga ky post, vetëm disa javë më pas, ai mund të jetë i paqartë nëse ia ka arritur që ta përcjellë ashtu siç duhet mesazhin se edhe qeveritë dhe jo vetëm Banka Qendrore Europiane, duhet të veprojnë. Nëse ai do ta arrijë një gjë të tillë, do të jetë padyshim njeriu që arriti deri në fund të mbrojë euron./ Monitor

LEXO TE PLOTE