Connect with Us

Trondit Putin/ T’i përgjigjemi po me raketë provave të SHBA-së

Bota

Trondit Putin/ T’i përgjigjemi po me raketë provave të SHBA-së

Publikuar

-

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të premten që Rusia t’i përgjigjet me veprime të ngjashme një prove me raketë të realizuar kohët e fundit nga Pentagoni.

Sikurse raportoi radioja amerikane VOA: Zoti Putin i tha Këshillit të tij të Sigurisë Kombëtare se Rusia nuk mund të qëndrojë duarkryq, dhe se deklaratat amerikane për të instaluar raketa të reja në rajonin e Azi-Paqësorit prekin interesat thelbësore të Rusisë.

Pentagoni njoftoi të hënën se kishte testuar një raketë konvencionale kruz që goditi objektivin pas një fluturimi prej më shumë se 500 kilometrash.

Kjo është prova e parë e këtij lloji e SHBA që nga dalja e Uashingtonit nga pakti historik për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper tha kohët e fundit se është në favor të vendosjes së raketave me rreze të mesme veprimi në Azi. Ndërkaq, Presidenti Putin u ankua këtë javë se Shtetet e Bashkuara janë tani gati të instalojnë në Rumani dhe Poloni një raketë të re me bazë në tokë. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë plane të afërta për të instaluar raketa të reja në Evropë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pas 9 viktimave një tjetër tërmet i fuqishëm shkund Turqinë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë pasditen e stome, pas atij të mëngjesit i cili i mori jetën 9 personave dhe la pas 37 të plagosur.

Tërmeti ka qenë i shkallës 5.8 ballë, ndërsa ende nuk raportohet për viktima apo dëme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë kufirit mes Turqisë dhe Iranit.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Regjistrohet viktima e tretë në Itali

Publikuar

-

Nga

Është shënuar viktima e tretë nga koronavirusi në Itali.

Sipas mediave vendase viktima është një grua nga Cremona.

Numri i të prekurve ka shkuar në 132 persona nga të cilët 89 janë në Lombardi dhe 24 në Veneto. 25 prej tyre janë shtruar në spital në kujdes intensiv.

Ndërkohë, veriu  i Italisë është vetëizoluar.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Diskutohet mbyllja e zonës Shengen!

Publikuar

-

Nga

Brenda 48 orëve, Italia u ngjit në kryen e renditjes evropiane të vendeve me raste koronavirusi, duke kapërcyer Britaninë e madhe me 9 raste, Francën me 12 dhe Gjermaninë me 16.

Dy vdekjet në Itali shënojnë dhe viktimat e parë të Covid 19 në Europë, duke pasur parasysh që deri më tani, e vetmja jetë e humbur në kontinentin e vjetër konsiderohej ajo e një turisteje kineze 80-vjeçare, e cila ishte kalimthi në Francë.

Në Bruksel ekziston frika se situata mund të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim, me një rritje të mundshme shpërthyese të infektimeve. Një skenar makthi që kërcënon me pasoja serioze mbi shëndetin e njerëzve, por edhe ne nivel ekonomik.

Për momentin, askush nuk flet në mënyrë të qartë për ndalimin e lëvizjes së lirë të Shengenit, të cilin BE do të dëshironte ta shmangte me çdo kusht. Por ideja ka nisur të qarkullojë.

Dhjetë ditë më parë, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Shëndetit të BE-së, 27 ministrat kishin shkruar të zezë mbi të bardhë ishin “të gatshëm për masa të ashpra udhëtimi”, por me një kusht: “mbrojtjen e lirisë së lëvizjes brenda BE-së”.

Ndërkohë, megjithatë, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme: deri përpara pak ditësh, vendet evropiane po diskutonin hapat që duhen marrë për të mbrojtur veten nga “kërcënimi” i jashtëm. Por tashmë virusi, është këtu, dhe ka një potencial të fortë për tu shndërruar dhe një problem të brendshëm të Europës.

Komisionerja e shëndetësise e BE-së, Stella Kyriakides, deklaroi se po e ndjek me shumë kujdes situatën në Itali dhe se Bashkimi Europian është i gatshëm t’u vijë në ndihmë autoriteteve italiane e t’u garantojë çdo mbështetje të mundshme./TCH

LEXO TE PLOTE