Connect with Us

Thyejnë dhe grabisin dy shkolla/ Pranga 7 adoleshentëve shqiptarë në Itali

Kronika

Thyejnë dhe grabisin dy shkolla/ Pranga 7 adoleshentëve shqiptarë në Itali

Publikuar

-

Një ngjarje të pazakontë ka ndodhur në Xhenova, ku një grup adoleshentësh shqiptarë kanë thyer dhe vjedhur dy shkolla, duke marrë kompjutera dhe sende me vlera të konsiderueshme monetare.

Të rinjtë me qëndrim të rregullt në Itali u pikasën nga policia dhe, pas kontrolleve në dhoma, ju gjetën sendet materiale me vlerë 20 mijë euro.

Shtatë prej tyre u arrestuan mëngjesin e kësaj të premteje, ndërsa arrestimi u cilësua i ligjshëm./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohen 5 persona në Tiranë/ Njëri prej tyre ishte në kërkim ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

Arrestohen 5 persona në Tiranë/ Njëri prej tyre ishte në kërkim ndërkombëtar

Arrestohen në flagrancë 5 persona për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim kombëtar.

Mësohet se është vënë në pranga i riu në kërkim E.H., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjatë shoqërimit ai ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë së rendit publik.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. K.,(L) 28 vjeç, pasi në rrugën “Kont Leopold Bertold” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ” “Vjedhje te energjise elektrike apo impulsive telefonike ” të shtetasit E.M., 35 vjeç, pasi nga punonjësit e OSHEE, gjatë kontrollit të ushtuar në subjektin në përdorim nga ky shtetas kanë konstatuar se matësi i energjisë elektrike, ishte i dëmtuar dhe nuk bëntë matjen e energjisë elektrike të harxhuar nga ky subjekt.



LEXO EDHE:  Tentoi të trafikonte dy shtetase për prostitucion/ Arrestohet dhe ekstradohet shqiptari

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.D., 23 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua nga sherbimet e Policisë jashtë banese.

LEXO EDHE:  Shqiptari ‘biznesmen’/ Merr grua në Marok, e përdor si prostitutë në Itali

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.K., 47 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Publikohen pamjet e operacionit/ Polumbarët në kërkim të thikës me të cilën u vra Regis Runaj

Publikuar

-

Nga

Publikohen pamjet e operacionit/ Polumbarët në kërkim të thikës me të cilën u vra Regis Runaj

Dalin pamjet e kontrollit të Polumbarëve të Forcave Renea në lumin Shkumbin për gjetjen e thikës me të cilën autorët vranë Regis Runajn në Elbasan.

Nga hetimet e kryera, rezulton se autorët armën e krimit e kanë hedhur në lumë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit Shkumbin”.

Gjatë paradites së sotme, u finalizua operacioni policor i koduar “Shkumbini”, ku u zbardh dhe dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 29.07.2020.



LEXO EDHE:  I bie shufra e hekurit në kokë gjatë punës/ Humb jetën në Itali emigranti shqiptar

Gjatë operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar të vrasjes së Runajt. Këta autorë, dyshohet se janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anija vihet në dispozicion për një celebrim/ Xhaçka shkarkon Komandantin e Forcave Bregdetare

Publikuar

-

Nga

Anija vihet në dispozicion për një celebrim/ Xhaçka shkarkon Komandantin e Forcave Bregdetare

Artur Meçollari, Komandanti i Forcave Bregdetare, është liruar sot nga detyra, pasi anija e Rojes Bregdetare u vu në dispozicion për celebrimin e fëmijës së një oficeri.

Mësohet se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka liruar nga detyra Meçollarin, por ky i fundit mohon që ta ketë dhënë ai lejen.



“Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo time. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare”, tha ai.

LEXO EDHE:  Qeveria e re në Itali/ Conte pranon postin e Kryeministrit

LEXO EDHE:  Policia kërkonte hajdutin / Kapet mat adoleshenti shqiptar me 5 mijë euro kokainë me vete

Ndërkohë, raportohet se vendin e tij e ka zënë gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh mban edhe postin e shefit të shtabit të Forcave të Armatosura./ CNA.al

LEXO TE PLOTE